Në 29 qershor projekti i korridorit Adriatiko-Jonian, kapërcim epokal për Shqipërinë turistike

0
698
Korridori i kaltër

Nga Maela Marini19/06/2020

TIRANË, 19 qershor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në datën 29 qershor do të paraqitet projekti më i rëndësishëm brenda gjithë programit të madh të transformimit, ai i korridorit blu Adriatiko-Jonian.

Rama tha se “ky projekt ka një volum investimi që nga pikëpamja e injektimit direkt në ekonomi tejkalon volumin e investimit total”.

Rama e cilësoi këtë projekt të ri, si xhevahirin më të madh të kurorës së gjithë projekteve të njëpasnjëshme, që do të fillojnë të investohen.

Korridori Adriatiko-Jonian nga Miloti në Fier, do të kalojë përmes Thumanës dhe Rrogozhinës dhe më pas duke u lidhur me Shëngjinin, Velipojën, për të kaluar nga ana më panoramike e bregdetit drejt Malit të Zi”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “me këtë aks kryhet kapërcim epokal për Shqipërinë turistike dhe ekonominë e këtyre territoreve”. /a.g//r.e/