Grenell nxjerr në shesh gënjeshtrat e Thaçit: pohon se ka pasur plan për shkëmbim territoresh

0
2379
Grenell - Thaçi

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar se ka pasur një politikë për shkëmbim territoresh. Në një qërim hesapesh me ish-këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, John Bolton, ai deklaroi për Fox Neës së vazhdimisht i duhet të merret me thashetheme rreth kësaj ideje për të cilën bëri fajtor Boltonin si shtytës të saj.

Në këtë mënyrë Grenell pohoi dy gjëra shumë të rëndësishme: së pari se ka pasur një plan në administratën Trump për një gjë të tillë, pra shkëmbim territoresh; dhe së dyti e nxorri genjeshtar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili, edhe pse e ka promovuar këtë ide me gojën e vet, tani e mohon.

Thaçi në vitin 2018 ka zhvilluar edhe disa takime sekrete me homologun e tij serb Vuçiç, nëpër kryeqytete të Europës, për tu marrë vesh për një plan sekret që do të copëtonte Kosovën, plan të cilin ai e ka quajtur korrigjim kufijsh.

Ditët e fundit ish-këshilltari i Trump Bolton ka hedhur në treg një libër, ku tregon ndër të tjera për politikat dhe sjelljet e presidentit amerikan, të cilin e konsideron të papërshtshëm për postin që mban. Ai gjithashtu e ka akuzuar për idenë e ndarjes së Kosovës, në librin e tij. Ndërkohë Grenell, mbremë e akuzoi Boltonin si shtytës të kësaj ideje, dhe tha se kjo ishte politikë e tij dhe jo e Trumpit.

Grenell tha se ai kishte një problem specifik me Bolton për një çështje afër zemrës së Grenell.

Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë,” tha Grenell, “Ne do i kemi të dy bashkë në Shtëpinë e Bardhë të shtunën e ardhshme për të folur për një lëvizje dhe marrëveshje historike. E megjithatë unë po luftoj vazhdimisht për këtë thashethem për shkëmbime të territoreve midis të dyve.”

Dhe kjo nuk është politika e Trump,” shtoi ai, “por kur gërmoni thellë, të dy palët thonë:” Epo, kjo është ajo që tha John Bolton.”

Dhe kështu unë po luftoj me të gjitha thashethemet, që vazhduan sepse Bolton po ndiqte politikën e tij dhe jo politikën e Presidentit Trump,” shtoi Grennell per Fox news.

Marrë nga Nacionale.Info