Ratifikimi i Demarkacionit të formës qeveritare, do të ishte baraz më tradhëti kombëtare

0
1378
Demarkacioni Kosovë - Mal i Zi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Institucionet më të larta të shtetit, Qeveria dhe Parlamenti e kanë humbur autonominë e tyre si organet vendimarrëse për secilën shoqëri demokratike. Qeveri dhe Parlament janë berë Thaçi dhe Mustafa, sepse ata po i marrin të gjitha vendimet e rëndësishme për Kosovën. Është brengosëse për demokracinë kur qeverinë nuk ka mundësi më e kontrolluar populli. Kjo është e para. E dyta, është brengosëse për një shtet kur kemi privatizim plaqkitës. E treta, a ka gje më shqetësuese së kur afër gjysma e popullatës janë të pa punë. E katërta, Kosova po ballafaqohet më emigrim masovik , më shumë së kur ishim të okupuar nga Serbia. E pesta, kemi gjendje gadi katastrofale në shëndetësi dhe në në arsim.

Të gjithë këto parametra shoqërore të cilat në secilin shkrim nga secili nga ne duhet veçuar, janë treguesi më i mirë së më çfarë gjendje politike dhe të rrjedhave ekonomike po përballemi tash e shumë kohë. Parashtrohet pyetja: pse qeveri? Qeveria e një shteti është për ti zbatuar vendimet të cilat merren në kuvend si institucinoni më i lartë. Kjo nuk po ndodhë. Nuk po ndodhë së një kontroll i rreptë është instaluar edhe në kuvend pikërisht nga autokratët Mustafa dhe Thaçi. Këta janë bërë shteti vet, sepse po i përkrahin deri diku edhe ndërkombëtarët së ata kan nevojë njerëz servilë.

Po marrin vendime pa e pyetuar popullin sepse populli e ka preferuar heshtjën si metodë kapituluese para këtyre diktatorëve. Kjo heshtje nese vazhdohet do të na shkaktojë dëme të pa riparueshme si shtet dhe si komb. Unë mendoj së gjithnjë e më shumë është ka na rrezikohet Republika. Kjo do të ishte e pa falshme jo vëtem për shqiptarët e Kosovës. Kur vendimet politike merren në mënyrë autokratike, atëherë kemi edhe sisteme jo stabile. Edhe të disa shtete në rajon e kemi këtë gjendje të përballjes më sistemin centralist të vendmarrjës. Në Kosovë ekziston bindja të qytetarët së Qeveria ka krijuar të gjithë këtë destabilitet politik. Dhe, në kuptimin e plotë të fjalës vëtem formalisht kemi qeveri.

“Zajednica”, Demarkacioni dhe shumë marrveshje të nënshkruara nga Thaqi dhe Mustafa janë marrveshjët më të dëshme politike deri më sot. E kan futur Kosovën në krizë përmanente institucionale. Segmentet e caktuara politike, të kthyera më shumë segmente të para politikës, nga frika prej Gjykatës Speciale, nuk janë të interesuara që të kemi stabilitet politikë dhe qëndrueshmëri ekonomike. Nese dikush ka shkelur në dërrasa të kalbura, nuk ka të drejtë të luajë së pari më Republikën, dhe nuk ka të drejtë ta vën në pëshore të ardhmën e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Ky destabiltet politik po tërheqë më vete edhe jetën e keqe të cilën po e bëjnë shumica. Rendi dhe qetësia apo më mirë të themi forcimi institucioneve të shtetit, nuk po iu hynë në funksion kastët politike në pushtet. Këta mund të mbijetojnë vëtëm në saje të krizave. I kan bër të pa fuqishem njerëzit për ta ndryshuar gjendjën, duke përdorur rregullisht manipulimet përfide politike. Kulmi i marrëzis do të ishte ratifikimi i Demarkacionit në Kuvend në formën qeveritare. Një ratifikim i tillë do të lënte pasoja afatgjata për Kosovën, dhe do të ishte barazi më tradhëti kombëtare…