KISHA NË RUMI – ILEGALE DHE PËRÇARËSE NDAJ QYTETARËVE

0
435
Kisha ortodokse në Rumi

Punimet në “kishën“ në Rumi (2018)

Diskursi sociopolitik

Më 18 qershor 2020 bëhën 15 vite nga vendosja e objektit metalik në Malin e Rumisë, në organizim të Kishës Ortodokse Serbe(KOS), në mënyrë ilegale, pa leje të punës, duke irituar qytetarët, çështje e cila është kontestuar nga subjektët politike të shqiptarëve por edhe nga Qeveria e Malit të Zi, e cila ndonëse ka marrë vendim për zhvendosjen e objektit nga mjedisi përkatës, por deri më tash vendimet e tilla janë injoruar nga KOS-i duke u sjellur si shteti në shtet, çëshje kjo e cila është aktuale edhe tani kur kemi një polarizim dhe politizim të skenës politike në Mal të Zi

Dr. Nail Draga

Vendosja e objektit metalik nga llamarina, në malin e Rumisë në vitin 2005 nuk ka dilemë së është realizuar me bekimin e heshtur të pushtetit vendor dhe ati qendror. Nëse një veprim i tillë në atë kohë vlerësohej se ishte një lëshim nga ana e pushtetit sepse ishte në përgatitje të referendumit për pavarësi të Malit të Zi(21 maj 2006), qendrimi indiferent më pas ndaj një objekti të tillë të quajtur kishë, ka politizuar skenën politike, duke rikthyer ortodoksizmin si në vitët 90-ta të shekullit të kaluar.

Kujtojmë me këtë rast së në llamarinën e vendosur në Rumi në vitin 2005, arkitektet e këtij montimi metalik, kanë vazhduar me punime tjera duke mveshur fasadën e këtij objekti me material të fortë përkatësisht me gurë(tetor 2018). Dhe i tërë ky angazhim restaurues është bërë në mënyrë legale, ku patën reaguar disa parti politike e nga shoqëria civile. Duhet theksuar edhe reagimet e argumentuara të subjektëve politike shqiptare, duke i përkujtuar pushtetit së objekti i tillë sa i paligjshëm është edhe provokuaes për shqiptarët si popull autokton në këtë mjedis, andaj si i tillë duhet të hiqet nga mali i Rumisë.

Deklarata e kryeministrit pa realizim praktik

Nga reagimet ndaj një objekti të tillë të paligjshëm, duhet përkujtuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, D.Markoviqit të datës 24 tetor 2018 i cili në mes tjerash ka deklaruar se “objekti është i paligjshëm dhe si i tillë duhet të hiqet nga ai vend”, duke theksuar së ligji duhet të vlej për të gjithë, për çdo ndërtim joligjor. Por, nga ajo kohë, të gjithë jemi dëshmitar, së në praktikë nuk është realizuar asgjë, por siç duket ishte një deklarim politik ditor, dukuri që nuk është e panjohur në skenën politike.

Por, më të drejtë behët pyetja si do të kishte reaguar pushteti qendror nëse rastësisht pjesëtarë të kishës katolike, apo bashkësisë islame të kishin ngritur objekte të kultit të tyre, kishë apo xhami në Rumi. Nuk ka dilemë, se, reagimi do të kishte qenë i mënjëhershëm, me ndëshkime ligjore, por me KOS-in puna qendron ndryshe, sepse ata në heshtje mbeshtetën nga pushtetarët. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, se objekti metalik i vendosur në Rumi, me 18 qershor 2005, është ndërtuar në Tivar, dhe bartur me helikopter të ushtrisë Serbia-Mali i Zi.

Pra ishte realizuar me bekimin e miratimin e pushtetit të kohës. Andaj, kjo është edhe arsyeja se pse nuk ka reaguar me kohë pushteti qendror për të realizuar në praktikë vendimet e veta për zhvendosjen e objektit metalik në mjedisin përkatës. A është kjo heshtje e rastit apo kompromis me përfaqësuesit e kishes serbe, mbetet të supozohet.

Mali i Rumisë i shenjtë për shqiptarët

Mali i Rumisë nuk është mal si të gjithë të tjerët, sepse për shqiptarët është mal i shenjtë, që është pjesë e trashëgimisë popullore shqiptare, që nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona. Si i tillë ai ishte kult edhe për pjesëtarët e popujve të përkatësisë fetare katolike e ortodokse, duke qenë mal i harmonisë nacionale e fetare, e popujve të këtij mjedisi, harmoni që dëshiron ta acaroj KOS-i, me qellime ekskluzive politike.

Në këtë kohë të krizës politike e ekonomike, përfaqësuesit e Mitropolitisë së KOS-it në Mal të Zi, veprojnë me qellim duke deformuar mjediset publike, ku përveç kishës teneqe në Rumi, ata kanë ndërtuar më parë objekte të ngjajshme edhe në ujdhesa në liqenin e Shkodrës, duke irituar popullatën vendore. Nuk ka dilemë se këto veprime janë me prapavi politike që u dëshmu më herët me iniciativën e ndërtimit të kishës ortodokse në Martinaj(Guci), peligrinazhin në Ostros(Krajë), e në Ulqin si dhe së fundi në Shas(2018) janë dëshmi se atyre iu intereson të prezantohen edhe në viset shqiptare, për të krijuar incidente me përmasa ndërnacionale.

Në mbeshteje të ideologjisë neofashiste serbe

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një strategji përfide të ortodoksisë serbe, ideologji ekspansioniste nga shek.XIX e cila vazhdon deri në ditët tona. Një veprim i tillë është edhe kundër vetë malazezëve si popull, e Malit të Zi si shtet, por edhe kundër popujve të tjerë në Mal të Zi.

Duhet cekur se më rënien e sistemit monist, ata u manifestuan më tërë kapacitetin e tyre, duke iu rikthyer ideologjisë së tyre shekullore. Dhe të ngarkuar me sindormin e tyre panortodoks, ata ishin mbeshtetësit e luftës në ish Jugosllavi. Ishte unifikimi praktik i ideologjisë neofashiste serbe me ate ortodokse serbe, që është dëshmuar me luftërat dhe krimet e tyre gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë e së fundi në Kosovë.

Ortodoksia serbe si në mesjetë

Një veprim i tillë historikisht të kujton kohën e Nemanjiqëve, kur pjesëtarët e qytetarëve që i përkisnin kristianizmit, ishin të detyruar dhunshëm të konvertohen në ortodoksi, e cila ka mbetur e shënuar në histori për krimet e shumta të pushtuesve serb të kohës. Dhe një dhunë te tillë e kanë përjetuar edhe shqiptarët për tre shekuj, të cilët u konvertuan në ortodoks, duke pasur pasoja të dëshmuara me të dhëna historike.

Por, në rrethana të reja në pluralizëm KOS-i nuk ka dilemë se ka pasur mbeshtetje nga pushteti i Malit të Zi, sepse pa përkrahjen e tyre ata nuk do të vepronin lirshëm duke keqpërdorur demokracinë pluraliste, në këtë mjedis. Por ndarja e tyre ka filluar në fund të vitit të kaluar kur u miratu në kuvend Ligji për bashkësitë fetare në Mal të Zi.

Dhe, siç duket këtu ishte fundi i tolerancës bashkëpunuese ku pushteti filloj të reagoj, sepse u cenuan të drejtat e vet malazezëve, që ndikoj në vetëdijësim të tyre, duke kuptuar më së fundi se hegjemonizmi ortodoks serb, më mbeshtetje nga shteti serb në Beograd, paraqet rrezikun kryesor për shtetin e Malit të Zi. Refuzimi i ligjit të tillë, dhe organizimi i shetitjeve enkas për këtë çështje nga ana e tyre ka marrë përmasa kundërshtetërore, që është dëshmi transparente e një konstatimi të tillë.

Kryqi ortodoks në Kullën e Sahatit në Podgoricë

Kujtojmë me këtë rast verën e vitit 2017, kur ngjarje mediatike ishte vendosja e kryqit ortodoks, në Kullën e Sahatit në qytetin e Podgoricës. Ishte ky një veprim absurd, që u vepru kundër qytetarëve të përkatësisë fetare islame, si dhe institucionit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi. Por pushteti lokal i kryeqytetit vendosi sipas politikës së tyre, duke lejuar vendosjen e kryqit në monumentin kulturor të arkitekturës islame.

Theksojmë me këtë rast së qyteti i Podgoricës iu dhurua Malit të Zi, në sajë të vendimeve të Kongresit të Berlinit(1878), ndonëse deri atëherë ka dominuar popullsia më përkatësi fetare islame, në kulmin e Kullës së Sahatit nuk ka ekzistuar asnjë simbol fetar, por pushteti i ri vendosi simbolin e vet fetar, duke dëshmuar ideologjinë e ortodoksisë!

Nuk ka dilemë së vendosja e kryqit ortodoks në objektin e restauruar të Kullës së Sahatit, të financuar nga TIKA, është realizuar me vendimin e pushtetit lokal përkatësisht me bekimin e Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e Malit të Zi.

Një qendrim e veprim i tillë ishte dëshmi se pushteti aktual, është i infektuar me sindromin e ortodoksizmit, dhe e ka të vështirë të shërohet, duke mos reflektuar për rrethanat shoqërore në të kaluarën dhe në ditët tona, që është parakusht për çdo mjedis të konsoliduar multikultor e multinacional, sipas standardëve demokratike ndërkombëtare.

Përfundim

Ndërtimi i objektëve fetare në ato mjedise, ku nuk kanë qenë të pranishëm më herët por duke u bazuar në mite e falsifikime iriton popullatën përkatëse. Një veprim i tillë paraqet dukuri të rrezikshme kudo e në veçanti në mjediset multinacionale. Në këtë aspekt në pluralizëm është duke u dalluar KOS-i në Mal të Zi, që me sjelljet e tyre veprojnë sikurse janë shteti në shtet, duke qenë ekspozitur e Beogradit.

Dhe një veprim i tillë nuk paraqet çudi sepse kemi të bëjmë me konceptin e tyre gjeostrategjik të bazuar me Naçertanijën(1844), që në formë të modifikuar përmes dy Memorandumeve të Akademisë Serbe nga paraqitën edhe në ditët tona.

Çdo tolerim nga ana e pushtetit në Mal të Zi, ndaj veprimit të tyre të bazuar në ideologjinë klerofashiste serbomadhe, do të jetë me pasoja për kohën e tashme dhe të ardhmën në Mal të Zi, që është në kundërshtim me koncpetin shtetëror të këtij mjedisi i cili është i veçantë në këtë regjion.

(Qershor 2020)