Aurel Dasareti
Ulërimat e pandërprera serbe të këtyre 30 viteve, sidomos në stadiume sportive: “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”, duhet të merren shumë seriozisht. Përndryshe, Kosova si “shtet” me këta tradhtarë me 30 vjet dështimi në pushtet – do të mbetet vetëm me disa katunde.
Qershor 1987, babai im, psikolog, atëherë 32 vjeçar, ka qenë në një konferencë shkencore në Gjermani. Pas konferencës, në Berlin merr trenin për në Budapest, Hungari e pastaj do të udhëtonte për Austri e kthehet në Amerikë. Në të njëjtin kupe hyn një udhëtar i moshës 60 vjeçare, që do të udhëtonte direkt për në Beograd nëpërmjet Budapestit.
Udhëtari përshëndet në gjuhën gjermane, prezantohet si serb dhe se gjatë kohë punon në Gjermani si inxhinier ndërtimi. Babai im e dinë gjuhën gjermane, i tregon se ka lindur dhe jeton në Amerikë, kinse është serb me prejardhje por “mjerisht” nuk e di gjuhën “amtare”. Babai e pyetën rreth vizitës së Millosheviç-it në Fushë/Kosovë (prill 87) dhe deklaratës para hordhive serbe: “Askush më nuk do të guxojë t’ju rrahë juve.”
Përgjigja e serbit ishte: “Mbaje mend o serb i mirë, në gjakun e damarëve tanë serbe-sllave nuk vdes kurrë urrejtja jonë e pakufishme ndaj shqiptarëve. Me Slobodan-in në pushtet ëndrra do të realizohet. Fjalimi i tij ishte vetëm një alibi e planifikimeve tona të vrasim 500.000 shqiptarë të Kosovës dhe Metohisë, një pjesë prej tyre do të ikë në Perëndim, tjetrën do ta dëbojmë për në Shqipëri. Ata pak që do të mbesin do t’i asimilojmë ose…”
Mbetshi me shëndet, kujdes nga virusi kinez, por edhe më tepër nga surrogatët në pushtet.