ZGALEMËT E DEMOKRACISË

0
358
Atdhe Geci

( Ata që kanë tiran në pushtet
duhet të rrëzohen nga froni tyre! )
Volter

Atdhe Geci - Fryma e reNuk janë Coronat dhe as bijat e saj
që kërcënojnë njeriun e njerëzimit
janë pushtetarët, shpikësit e vrasjeve masive
korrupsioni i magnatëve të errtë
dhe luftërat për fitime e
varre të reja
Zgalemë të demokracisë, zgjohuni
me ju njerëzimi do të flasë njerëzisht
këmbanat e së keqes po bien me trishtim
Zgalemë të revolucionit botëror
ngrihuni kundër varfërisë dhe krimit të urdhëruar
të radhitur në skeda akoma pa lindur
S´duam të vritet njeriu nga
padrejtësia tokësore
të përjashtohet nga fati lumnisë
nga dashuria për dashurinë
Duam jetë, jo përbetim coronash që mbështjell kauzën
e ligë të demonëve të kamjes plot gjak
Zgjohu njerëzim, zgjohu vullnet i hekurt i popujve
liria s´mund të jetë kurrë
më e bukur
se lufta për Orën e saj
Fol Trojë e zgalemëve të demokracisë,
fol gjuhë e ujit dhe e ajrit,
një shtëpi është planeti ynë!
që gjelbër i buzqesh lirisë!

Atdhe GeciDortmund, 2020


1

S’dua të më bëhesh armiku im
por shndërrim i gjelbërt! Unë ta
dëgjoj heshtjen e ëmbël të syve
po kali yt po rend për Rahovec!

2

Ti, ajo flutur mbi fije të barit
është bijë e ferrave dhe drizave
jeton bukur me natyrën e saj
ajo flutur s’di ta humbë lirinë!

3

Janina, Dodona dhe Rogana
Të njëjtë e kanë Biblën
Me katër ngjyra të diellit
Dhe me fjalët shqip,
Të shkronjave të Manastirit

Atdhe GeciDortmund, 2020


RECITAL I DARDANIT

Kosovë Dardane bjeri heshtjes
që heshtë, këndo me sa fuqi ke
bjeri kitares me të tëra oktavat
në dhomë, në banjo, në balkon
këndo nëpër të gjitha shtëpitë
mbushi rrugët me veten tënde
të dëgjoj toka e të dëgjoj qielli
këndo te të mbjellat tua, bërtit,
dhe mbushe gojën me thirrje
ngrite zërin e përbashkimit tënd
nëpër qytete dhe fshatra, këndo
me sa fuqi ke, dhe bjeri kitares
një atdhe kemi kudo shqiptarët
Shqipëri pellazge, ilire, epirote
jemi në dy çaste të kohës, nxito
që nga paleoliti dhe deri më sot
fal gjuhës, shkrimit, të folmes
një Atdhe janë trojet shqiptare!

Atdhe GeciDortmund, 2020