Ky Film i dedikohet Kol Bib Mirakajt

0
532
Mirakaj - film

GjejoKola.com15 Qershor 2020

HEBREJTË – SHQIPNIA DHE RRËMUJA E SHEKULLIT

Ministri i mrendshëm i Shqipnisë në kohën e luftës së dytë botënore.

Mendja e tij e ndritun e karakteri i naltë i shqiptarit funksionoi në mënyrë perfekte, gjaqë solli edhe pshtimin e rreth 3000 hebrejve, që ndodheshin në Shqipni gjatë rrëmujës së shekullit.

Si katolik i rritun dhe i edukuem nga korifejt arbnor, nuk mund të vepronte ndryshe, vetëm me vendosë njeriun në qendër të universit. Ai i pajisi të gjithë hebrejtë me pasaporta shqiptare.

Me këtë veprim fisnik ruejti karakterin e shqiptarit, që përcaktohet nga filozofija e moralshme e Gjenezës. Paradoksale që këtë burrë të ndritun të kombit, ardhja e komunizmit sllavo-bolshevik e dënoi me vdekje.

Ebrejt e gjetën në Romë heroin e tyne shqiptar. Kol Mirakaj ishte i plagosun e ata i afruen
ndihmën e tyne në shenjë mirnjoftjet për çdo gja që i nevojitej, porse ai ruejti spartanitetin e tij shembullor. Nga ana tjetër, bashkëshorten e tij shteti gjakatar komunist e internoi në kampet e përqëndrimit, bashkë me fëmijët për 45 vjet deri me shembjen e diktaturës.

Sot qeverive post-komuniste u mungon shëndeti mendor dhe pastërtia shpirtnore me rivlerësue herojtë e vërtetë të kombit dhe të virtytit shqiptar. Pjella e utopisë bolshevike vulosi se komunizmi âsht përcaktimi i saktë i egërsisë njerzore.

Kol Bib Mirakaj asht Schindleri shqiptar dhe çdo komb në botë do i kishte ngritë lapidar, do i kishte hapë dyert e institucioneve, teatrove, kinemasë e mbarë kultures, porse në vendin e shqipeve sundon “zona e parë operative”.

Kjo Zonë, si nji gerbulë fatale e ka mbërthye në nji ngerç vdekjeprumës zemrën e shqipes, e ka futë në të shterbësinë e saj. Ajo ka 75 vjet që ngre idhujt e kuq pa krena dhe kërkush nuk po del me e ndalë…

Ky skenar u ndërtue mbi këto Dokumente historikë:
1. Vetvrasja e nji kombit. Kol Bip Mirakaj
2. Motra vjeneze e Ana Frankut. Eva Geiringer Frank
3. Mark Shagall. Piktor.

Mark Topallaj & Gjergj Jozef Kola