Vjosa: Propozimi i Komisionit Shtetnor e shkel edhe Ahtisarin

0
994
Demarkacioni Kosovë - Mal i Zi

Rrokum.tv, 9 Gusht 2016

Kuvendi nuk asht dashte me pranue Demarkacionin, pa kerkue falje Kryeminstri per ofendimet.

Vjosa Osmani nga LDK ka qene mysafire ne emisionin Rrokum Roll te Fidan Jupolli.

Vjosa me mbiemrin osman ka thane se perderisa nuk ka ndonji pajtim se paku te mbi 2/3, atehere duhet me prite probleme te ndryshme, tue shtue ketu se nji parti opozitare gjithmone ka qene se ka me perdore çdo mjet nese vjen per votim Demarkacioni dhe kjo u pa sot me ate qe ndodhi ne Komisionin per Pune te Jashtme, i cili duhet me kalue cdo marreveshje nderkombetare ne Kuvend.

“Natyrisht se jo vec une, por edhe nji numer i madh i deputeteve nuk pajtohemi me keto veprime”, ka thane Osmani, tue shtue se Demarkacioni mundet dhe duhet te rrxohet me vote, sepse çdo metode tjeter vec cka e shtyjne kete proces dhe nuk e parandalojne.

Vjosa ka deklarue se cashtja e Demarkacionit nuk duhet me ardhe ne Kuvend pa kerkue falje Kryeministri, sepse simbas asaj ai i ka fye rande njerezit qe kane ekspertize te caktueme ne kete fushe dhe kane kundershtue me argumente ne menyra te ndryshme Demarkacionin.

Vjosa me kete, ju ka referue Kryeministrit, i cili i quejti ata qe kundershtojne Demarkacionin si njerez qe kane nevoje per kontrolla mjekesore.

Vjosa ka thane se i ka ba disa pyetje ne debatin e 3 Gushtit per Demarkacionin, por ne asnjanen nga pyetjet nuk i jane pergjigje.

Ajo ka sqarue ne vazhdim ne Rrokum TV se, propozimi i Komisionit Shtetnor nuk asht ne perputhje me kerkesen Pakos se Ahtisarit. Simbas Ahtisarit, 31 Dhetori 1988 asht data qe parasheh kufite e Kosoves, qe kane qene ne fuqi ne vitin 1974.

Ajo ka thane se kadastri nuk e percakton kufinin shtetnor, tue marre shembull si me thane qe nji udhezim administrativ e percakton Kushtetuten, e kjo asht absurde.

“Me argumentu asht deshmue me 3 Gusht se ky Demarkacion nuk asht ne rregull, por tash duhet me u deshmue me vota”, ka theksue ajo.

Deputetja Vjosa Osmani tue komentue deklaratat e Ambasadorit Amerikan, ka thane se nese i marrim per baze deklaratat e tij para disa muejve, kjo e tashmja asht ma ndryshe, tue specifikue se pamvaresisht se a votohet Demarkacioni, SHBA kane me qene ne anen e qytetareve te Kosoves. Ajo ka shtue se kjo deklarate mjafton per te.

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise e ka mbrojte kete territor qe ka Kosova dhe nuk mundet me u votue nji tjeter alternative, ka shtue ma tej Vjosa Osmani.

Ajo ka shtue ne vazhdim se ne vitin 2007, dikush nga Kosova ka dergue koordinata te kufijve te Republikes se Kosoves ne nji organizate qe quhet Euro Geographics, nuk dihet kush kane qene keta persona, por dihet qe ne ate kohe kane qene bisedimet Kosove-Serbi per statusin e Kosoves, me ekipin e Unitetit te udhehequn nga Fatmir Sejdiu. Simbas Osmanit, Sejdiu nuk e ka autorizue askend dhe as ai vet personalisht nuk ka dergue koordinata.

Vjosa Osmani ne vazhdim ka thane se edhe nese e marrim per baze kete qe kane ba keta persona anonime, edhe Mali i Zi ka dergue koordinata ne Euro Geographics, dhe simbas asaj qe asht publikue dje dokumenti zyrtare per Malin e Zi, ku thuhet se Mali i Zi ka 6 mije e 600 kilometra katrore ma pak se sa keto qe ka me i pase mbas Demarkacionit.

Vjosa Osmani ka komentue per rrximin eventual te Qeverise, tue thane se kjo mundet me u ba vec me votebesim dhe ne asnji menyre tjeter, tue perfshi edhe deshtimin e Demarkacionit.

Ajo gjithashtu ka thane se pervec Demarkacionit, kriter per liberalizmin e vizave asht edhe luftimi i korrupcionit. Bile, ajo ka shtue qe edhe nese permbushen keto dy kritere, prape asht veshtire, per shkak te problemeve qe kane shtetet e BE’s me migrimin.

Me Vjosa Osmanin ne Rrokum Roll asht komentue edhe çashtja e Asociacionit te Komunave me shumice serbe.

Ajo mendon qe, Asociacionin nuk kane me sjelle ne Kuvend, por kane me veprue tue hartue statutin, pa e dergue ne Kuvend.