MARRËVESHJA…, MARRËVESHJA…, MARRËVESHJA…

0
447
Westbalkan - EU

Ibrahim Kelmendi

Marrëveshja e dëshiruar me Serbinë na është bërë kryetemë e përditshme, tashmë monotone dhe bezdisëse, sepse për të zhurmojnë e broçkullisin nga mëngjesi deri në darkë, polari e zadrugari deri të presidenti…

Edhe mua më rastisi para katër ditësh të “fjalosem” me bashkëveprimtarin veteran Haxhi Bega, në prani të Nazmi e Sylë Nuhajt. Haxhiu, për të më mundur, – sepse unë thosha se Serbia nuk do marrëveshje edhe për shumë vite, – tha: “Ha m… tëm, nëse marrëveshja nuk do të miratohet deri në shtator.” E vendosem bastin me drekë për rreth dhjetë veta.

Përse ne zhurmojmë kaq shumë për marrëveshjen e dëshiruar dhe përse Serbia nuk do marrëveshje, edhe pse simulon se është e gatshme për “dialog”?

Ne e duam marrëveshje “finale” sepse Serbia na e ka shtrënguan lakun në fyt, duke pas përkrahjen e Vashingtonit, Brukselit, Moskës e Pekinit. Por që ta kemi edhe kryetemë marrëveshjen, na e ka imponuar Serbia, e cila ka në shërbim ka kleptokracinë dhe shumicën opinionistëve “tanë”, që përditë broçkullisin e zhurmojnë për “marrëveshje”, për të dytësuar prioritetet që kemi, siç janë gjetja e viktimave të luftës, dëmet e luftës, zhvillimi ekonomik e arsimor, luftimi i korrupcionit, etj.

Për ata që nuk e dinë, apo që kanë harruar, Serbia ka bërë kërkesë për anëtarësim në BE me 22 dhjetor 2009. Statusi i kandidati për anëtarësim i është miratuar nga BE-ja më 1 mars 2012. Bisedimet për anëtarësim kanë filluar me 21 janar 2014.[fusnota 1] Më 22 janar 2014 Brukseli ka miratuar edhe kushtëzimet përfundimtare, që BE-ja ia ka caktuar Serbisë, për të kaluar në fazën e realizimit praktik të anëtarësimit në BE. Në kapitullin 35 Serbisë i është vënë kusht një marrëveshje me Kosovën për “normalizim të marrëdhënieve”, pa përcaktuar kontura të saj, por duke përcaktuar se ajo do të dalë nga bisedimet mes Beogradit e Prishtinës, nën “përkujdesjen” e BE-së. Delegacionin serb në bisedime për kushtëzimet që u vendosen me 22 janar 2014, e përbënin këshilltari i presidentit Vuçiq, Marko Đurić, sekretari i përgjithshëm Veljko Odalović dhe ndërlidhësi serb me Prishtinë Dejan Pavićević.[2]

Për ata që nuk dinë e as nuk duan të marrin vesh, Beogradi nacionalist e neofashist nuk do anëtarësim në BE as në NATO, por do ndihmat financiare të tyre, duke simuluar sikur do anëtarësime, përndryshe do bëhet alete e Moskës dhe Pekinit, nëse nuk e përkrah financiarisht Brukseli dhe Vashingtoni.

Për hir të rreth 900 milionë Eurove ndihma vjetore nga BE – që i takojnë Serbisë nga BE, nëse përmbush këto 35 kushtëzimet e 22 janarit 2014, për të ngritë zhvillimin ekonomik që të mund të anëtarësohet në BE pa prapambetje të mëdha, Beogradit iu desh të përgatiste skenar, sikur ajo është e gatshme për marrëveshje që përmban “normalizim të marrëdhënieve” me Kosovën, por ja që atë po e refuzojnë politikanët e Prishtinës. Pra, Beogradi, i cili NUK do marrëveshje me Kosovën as për “normalizim të marrëdhënieve”, u angazhua ta bënë fajtore Kosovën. Këtë skenar e realizoj mirë sidomos përmes presidentit Thaçi, i cili që disa vite po aktron rrolin që ia kanë caktuar eprorët e tij.

E, çka është me bindëse për Bruksel dhe Vashington, për të “argumentuar” pamundësi të arritjes së marrëveshjes, se sa kërkesa kushtëzuese e presidentit të Kosovës që Serbia t’ia jep Kosovës territorin e tre komunave, që tani juridikisht janë pjesë e territorit të Serbisë?! Në anën tjetër, me këtë truk, presidenti Thaçi donte të mashtronte turmat injorante që ta përkrahin në kërkesën e tij patriotike për “bashkim të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit”. Kështu, teatraliteti do të kompletohej – që të bindet Brukseli se Kosova, me këtë kërkesë të re kushtëzuese, është pengesë e njëanshme që pamundëson marrëveshjen e kushtëzuar në kapitullin 35 (të 22 janarit 2014).

Presidenti Vuçiq, në takim me përfaqësues të BE-së, me 14 dhjetor 2015, ka kërkuar afat katër-vjeçar për arritje të marrëveshjes me Kosovën dhe i është miratuar, edhe pse analistët në Bruksel mendonin se ajo ishte taktikë serbe për të fituar kohë.[3] Prandaj po i ngutet të bind BE-në, se fajtore është “pala kosovare”…

Beogradi diplomatik, me përvojë efektive për të përvetësuar përkrahjen e vendimmarrësve kryesor në politikë botërore, paralelisht përvetësoi edhe Vashingtonin, që teatraliteti për “dialog” me Kosovën të bëhej me bindës, duke imponuar një garë, tashmë të Vashingtonit ndaj Brukselit. Rëndom, mënyra më efektive e përvetësimit të Vashingtonit është korruptimi financiar. Prandaj vajza e presidentit Trump, Ivanka, pat ardhur para dy viteve për “vizitë turistike” një javore në Beograd, për të rregulluar modalitetet praktike e kalimit të mjeteve korruptive nga Beogradi në xhirollogaritë “anonime” të korporatës kriminale Trump. Kurse ambasadori Grenell duhet t’i jetë lënë ta korruptonte presidenti Thaçi, meqë ai nuk duhet të ketë pretendime të mëdha, sa ato të Familjes Trump…

Kleprokratët “tanë”, si në kohën kur qeverisi KM Haradinaj, por edhe KM Kurti, duket se nuk ditën për gjithë këto pështjellime të koklavitura që i inskenonte Beogradi, apo simuluan sikur nuk ditën, prandaj e eksponuan Kosovën si fajtore kryesore për pengesë të bisedimeve me Serbinë, duke ia krijuar Serbisë favoret, që ajo të mos kritikohet më për krime të luftës në Kosovë, por të barazohet me “fajet” aktuale që po i shkakton Kosova.

Me ngjanë, edhe KM Hoti po vazhdon të njëjtin avaz – të na bombardon përditë me gatishmërinë e tij për marrëveshje “finale” me Serbinë, në vend që t’i shkruan zyrtarisht Brukselit, se ka gatishmëri për bisedime dhe se për start kërkon që Serbia të heq nga Kushtetuta e saj Kosovën si pjesë të Serbisë, meqë delegacionin serb ajo Kushtetutë e pengon për të bërë bisedime për marrëveshje dhe gjithashtu kërkon njohjen e Shtetit të Kosovës nga Serbia, që të bëhen palë të barabarta në bisedime për çështje tjera me rëndësi që duhet të përmban marrëveshja, siç është demarkimi i kufirit. Në shkresë zyrtare do të duhej të bëhej njoftimi se ajo u dërgohet edhe qeverive të Kuintit (meqë kanë kompetencë nga OKB për të mbikëqyrë realizimin e shtetësisë së Kosovës), duke i lut që t’i ofrojnë qeverisë së Kosovës këshilla e këshilltarë për të qenë më të përgatitur e më operativ në bisedimet me Serbinë, që preferohen të fillojnë sa më shpejt.

Kjo, sa për të zbut “fajin” e qeverive Haradinaj e Kurti, edhe pse fatkeqësisht, Serbia nuk do marrëveshje, por nuk do të bëhet fajtore për mosarritje të saj. KM Hoti nuk duhet ta shpreh gatishmërinë për bisedime në konferenca shtypi e intervista, sado që ato duket të mira për konsum të brendshëm, populist, por duhet t’i shkruaj zyrtarisht komisionarit Barrel të BE-së, duke ia shfaq gatishmërinë për bisedime me Serbinë dhe kërkesat që ka Kosova për momentin, që të shqyrtoheshin në bisedime që preferohen të fillojnë sa më shpejt. Pra, edhe Prishtina duhet të mësoi taktikat efektive të komunikimit e të përfaqësimit, sepse fajësia kujdestare që i është ngarkuar Kosovës, është pengesë e madhe për konsolidimin shtetëror dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Do të dëshiroja, në fillim të tetorit, ta humb bastin dhe unë ta paguaj drekën, e jo Miku Haxhi Bega, i cili ka optimizëm pa mbulesë, se marrëveshja do të arrihet deri në shtator.

* * *

Fusnotat:
[1] https://www.tagesschau.de/ausland/serbieneu100.html
[2]
https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2014&mm=01&dd=23&nav_id=89082&fbclid=IwAR0RUSBSYU1ndUKAJ1jp-bZ7238c-EkLVc5PRh0fBIQDkMldFfVukxYgzBE
[3] https://www.nzz.ch/international/endlich-am-anfang-1.18662951

Grafika për iludtrim është huazuar nga faqja zyrtare e qeverisë gjermane:
https://www.bundesregierung.de/breg-de/aktuelles/westbalkan-und-eu-1671606