PËR SHKUPIN DHE ÇAMËRINË

0
552
Grua shqiptare duke ikur nga vendi me fëmijën e saj

Kuvendi i Kosovës në seancë solemne përkujton ditën e çlirimit të Kosovës

Me një video në Facebook, shënohet dita e çlirimit të Kosovës:

Seancë e Kuvendit të Kosovës 12.06.2020

Seanca solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës

Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, June 12, 2020

Abdulla Mehmeti

Ky është një versioni origjinal i këngës patriotike “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë“, e shënuar në katundin Shipkovicë të Malësisë së Tetovës, në vitin 1981, e cila është kënduar nga forcat vullnetare për liri kombëtare, pas mbetjes së trojeve etnike jashtë Shqipërisë, nga viti 1913 dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

KUR KA RA KUSHTRIMI N’KOSOVË

Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Janë bashku qytete e katunde
Edhe bjeshkët me malësorë
Bjeshkët me malësorë
N’kamë janë çue burrat për liri
N’kamë janë çue burrat për liri
Plava e Gucia, me Shkup e Çamëri
Me Shkup e Çamëri
Po lufton Prizreni e Gjakova
Po lufton Prishtina e Peja
Drenica e Llapi me Rugovë
Llapi me Rugovë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Të na rrojë Kosova pëgjithmonë
Kosova e jona përgjithmonë

Një version i kësaj kënge u modifikua dhe komponua si këngë solemne, himn i Kosovës, pas vitit 2000, duke i hequr asaj disa vargje me përmbajtje patriotike. Arsyet mund të paramendohen, me krijimin e një realiteti të ri në Kosovë.

* * *

Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” është një këngë patriotike e kënduar në kohën e Rilindjes shqiptare nga luftëtarët e kohës. Pas çlirimit të Kosovës në vitin 2000, një version i këndimit i kompozuar nga Rauf Dhomi është propozuar nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova si himn i Kosovës.*

Teksti i përpunuar:

Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Janë bashku’qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Janë bashku’qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë
Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë

*Nga Wikipedia

(8 gusht 2017)