Në Kosovë pati luftë dhe jo konflikt

0
589
Familja Jashari

E kohës

Në diskursin politik të ditës dhe në shtypin botërorë, po dëgjohet e po lexojmë (diskursin) politik, diplomatik dhe të shtypit botëror, se në Kosovë pati konflikt shqiptaro-serb dhe jo (diskursi) pati luftë(!).

Si është e drejtë, që, të preferojnë (diskursin) konflikt në Kosovë, kurse në hetimet që po i bën (Gjykata Ndërkombëtare në Hagë) thuhet se “prokurori po i heton dhe po i fton në dëshmi për krimet e (mundshme) të luftës në Kosovë” shumë pjestarë të UÇK-së(sic!).

Pse dy “standarde” të drejtësisë ndërkombëtare, kur është në pyetje lufta e Kosovës për Liri dhe Pavarësi, që nuk ishte (vetëm) konflikt shqiptaro-serb, por luftë për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Serbisë.

Lufta e UÇK-së dhe ndihma e miqëve ndërkombëtarë të udhëhequr nga Gardiani i Lirisë së Kosovës, AMERIKA me aleatët evropianë, sot KOSOVA feston 21-vjetorin e çlirimit dhe DITËN e LIRISË!

E paçim për jetë të jetëve, LIRINË dhe PAVARËSINË e KOSOVËS…!

Çikago, qershor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]