SI U SHNDËRRUA SHQIPËRIA NË POLIGON PËR QITJE TË PROPAGANDËS SHOVINISTE GREKE?

0
539
Athina - Greqi
Abdulla Mehmeti
Abdulla Mehmeti

Abdulla Mehmeti

Shqipërinë nuk e kërcënojnë sot vetëm qarqet shoviniste greke, agjenturat dhe disa institucione të pushtetit të tyre, sepse këtë punë e bën propaganda e tyre shtetërore për një shekull e më tepër, por janë këto hienat e pushtetit në Tiranë, që i hapin rrugë kësaj propagande dhe kaosi politik në vend;

– me helenizimin (greqizmin) e kishave shqiptare dhe marrjen në duart e tyre të Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare;
– me hapjen e shkollave greke e serbe në vendbanimet shqiptare;
– me krijimin dhe shtrirjen e lirë të organizatave politike e jopolitike të financuara nga shërbimet sekrete greke;
– me mbjelljen e varrezave “greke” aty ku këmbë greku nuk ka shkelur kurrë gjatë historisë;
– me shkrimin e historisë së rrejshme shqiptare dhe të librave shkollorë nga vetë autorët shqiptarët dhe institucionet shkencore e arsimore të shtetit, sipas porosisë dhe shijes së propagandës greke, tmerrësisht të falsifikuar;
– me lejimin e debateve të hapura në mediet shqiptare, ku defilojnë si “analistë” plot sharlatanë dhe agjentë të paguar, të cilëve do t’ua kishte lakmi çdo shovinist grek;
– me bërjen e pazareve të hapura për hapësirat detare shqiptare dhe territoret e shtetit me pushtetin dhe kompanitë greke;
– me mosreagimin zyrtar për keqtrajtimet, burgosjet dhe vrasjet e qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, të cilët qeverisja e keqe e vendit, varfëria dhe halli i ka detyruar të kërkojnë punë në Greqi, etj.

A ka kush i lexon dhe zbaton Kushtetutën dhe ligjet e Shtetit Shqiptar në Tiranë?!

(9.VI.2020)

Vazhdon: rasti i Kosovës…