7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

Zgjohuni sot, nesër gjithçka është e errët!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Është marrëzi të kërkosh nga një flutur të sillet si shqiponjë, megjithatë, një apel i drejtpërdrejtë për të gjithë ata që luftojnë errësirën në vetvete: Më lër të jem drita jote, kur ti vet gjendesh në errësirë!

* * *

PS: Para disa ditësh ua dërgova letrën e mëposhtme disa njerëzve, është në formë të shkurtuar:
Citat: “(…)Pra, qëllimi ishte që ajo puna gjoja se e “marrëveshjeve” të filloj nga 2021, kur shtetit më të ri evropian nuk do t`i bëheshin shumë shtypje e pickime nga viruset për kompromiset e pafund në dëm të shqiptarëve(…)

Me fjalë tjera, kur një boksier me muskuj të dobët duhet të ballafaqohet me një të fortë, mundësia më e mirë e tij për t`i ikur humbjes është të fitoj sa më shumë në kohë që do t`i ndihmonin për të forcuar muskujt, si dhe mundësia reale se gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë një tjetër, që pak a shumë do të anoj nga ai…

Nuk habitem për ato dy qentë kriminel prej më të pistëve, por me ata vasal të tyre që për lekë të fituara nga ryshfeti, faktikisht ua kanë shkatërruar ardhmërinë pikërisht edhe fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve të tyre. Pse? Sepse tani Kosova do të copëtohet shumë shpejtë, dhe ata do të hynë vullnetarisht nën Serbi. Kosova nuk mundet të mbetet shtet vetëm me disa katunde që do t`i mbeten nën pronësi. Dhe, vasalët e atyre 2 qenve që kafshojnë më tepër (të zotin e vet e jo armikun e vërtetë), nuk logjikojnë aspak se shqiptarët, kur nuk kanë më se çka të humbin, do të bëjnë veprime të radhës që vetëm ata i dinë, si pasojë, shpirtshiturit nuk do të kenë shanse t`i përdorin ato lekë të pista (…)”- citat fund.

Këtu nuk bëhet fjalë për LVV e shpresës në një anë, dhe ato partitë tradhtare LDK, AAK, NISMA, PDK në anën tjetër, por për Lirinë dhe Robërinë, Dardaninë dhe Serbinë. Zgjidhni e merrni.

* * *

Zgjohuni menjëherë dhe kapni bosët qendror të mafies për të shpëtuar Kosovën dhe Shqiptarinë.

Qeveria e paligjshme e një Huti, ndryshe, e një matufi servil të shushatur nga mendja që pretendon se është një shqiponjë, e thënë më mirë: “Qeveria Honxhobonxho”, e qëndisur nga shqipfolës të pavlerë, pa ideale të larta kombëtare dhe pa asnjë cilësi të mirë morale, sapo kapi përsëri shtetin – ndaj Serbisë e hoqi reciprocitetin.

Edhe kjo tradhti e radhës e cubave analfabet tregon se Kosova nuk është shtet sovran, shkon drejt shpërbërjes, dhe me “Listën Srpska” brenda saj (të kërmës Isa Mustafa, dhe mburravecit Hashim Thaçit, të dy edepsëz me prejardhje joshqiptare), është kthyer në Kosovo i Metohija. Kështu që praktikisht, Kosova nuk është shtet sovran, i pavarur dhe vetëqeverisës në raport me shtetet tjera, sidomos me Serbinë që e trajton si krahinë të veten, dhe me institucionet ndërkombëtare.

* * *

Sovraniteti, pavarësia dhe vetëqeverisja: – Kjo tani quhet shpesh e drejtë e vetëvendosjes së njerëzve.

Në lidhje me përmbajtjen dhe shtrirjen e sovranitetit të pushtetit shtetëror, ka pasur shumë pretendime teorike dhe filozofike si për sa i përket sovranitetit të shtetit brenda dhe sovranitetit të tij të jashtëm. Veçanërisht në teorinë e së drejtës ndërkombëtare, koncepti i sovranitetit ka luajtur një rol të madh. Mund të jetë e dobishme të ndash konceptin e pushtetit shtetëror brenda (ai është autoriteti më i lartë ligjor ndaj qytetarëve), dhe aftësia e tij juridike e jashtme, në raport me shtetet e tjera, si dhe lirinë e tij të veprimit përballë tyre.

Atëherë, sipas ligjit ndërkombëtar, një shtet mund të thuhet se ka sovranitet, nëse organet e tij janë të afta të veprojnë drejtpërdrejt kundër shteteve të tjera, duke kontraktuar shtetin me traktat dhe duke marrë përgjegjësinë për shkeljet e ligjit. Nëse kjo aftësi për të vepruar (kapacitet) transferohet në një shtet tjetër, i pari nuk është më shtet sovran. Liria e saj e veprimit, nga ana tjetër, mund ta kufizojë shtetin pikërisht në vetvete duke marrë përsipër detyrime juridike, për shembull në zgjidhjen e vendimeve të arbitrazhit, dhe sovraniteti nuk është, siç ndonjëherë perceptohet, baras me shthurjen, që ka marrë udhën e keqe, drejtë vetëvrasjes.

Vetëm nëse obligacionet që shteti ka vendosur janë plotësisht të pazakonta, është e natyrshme të thuhet se shteti ka humbur sovranitetin e tij. Koncepti i sovranitetit bëhet kështu relativ. Zhvillimi i fundit i bashkëpunimit ndërkombëtar i ka bërë praktikisht të rëndësishme këto pyetje teorike.

* * *

Shumica e bashkëkombësve të mi që shkruajnë në gazeta e portale kombëtare janë profesionistë dhe atdhetarë të ndershëm, pjesa tjetër nuk janë përveçse bajga. Servil të këqij, që e kanë shitur prapanicën te sivëllezërit serb. Bërllok. Por a është me të vërtetë puna e tij/saj për të përdredhur-shtrembëruar të vërtetën, dhe para të huajve dhënia e pamjes (imazhit) së gabuar të një populli të vuajtur nën një diktaturë brutale?

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve janë vetëm kundër atyre që do të donin për t’i bërë ata të paktën pak më të zgjuar, dhe me entuziazëm i brohoritin kujtdo që i zhytën në budallallëk e marrëzi edhe më të mëdha, kujtdo që i mashtron të bëjnë regres dhe i bën të pakënaqur. Është për të ardhur keq që të tillët kanë mbetur në nivelin që kanë qenë njëqind vjet më parë për sa i përket civilizimit dhe kulturës. Ata nuk janë në konflikt me botën, as me pushtuesit e trojeve, por me veten e tyre.

Bisedo në mënyrë të arsyeshme me një shqiptar që nuk është në rregull nga mendtë dhe ai të quan budalla.

Unë ju sugjeroj t`i vëzhgoni këto gjëra pa qenë të njëanshëm, pasi nuk bëni asgjë në përputhje me një prirje të pjesshme.
A je i gatshëm dhe i zellshëm për të dhënë kontributin tënd në përmbushjen e nevojës ekzistenciale të vendit dhe të njerëzve të tjerë dhe ta bësh këtë pa treguar anësi?

Një shtet ka dështuar kur nuk është në gjendje (nuk është i aftë) të ofrojë të mirat më themelore politike për njerëzit e saj.

Një dritë e vogël dëbon shumë errësirë. E keqja me të keqe do të dëbohet. Armiku i brendshëm patjetër të ndiqet për ta përzërë nga pozicionet e veta.

Patriotizmi (atdhedashuria) identifikohet me sakrificat që një popull është në gjendje me i bërë për të fituar Lirinë.

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit