NJË NATË NË TELEFON PËR NJË VOTË TË BARDHË

0
408
Kujtim Drishti - We are all being played

Kujtim Drishti

tregim

Ai ishte i revoltuar dhe fliste me zemerim.
– Çdo ti qe me dergon mua peticion per votim? Ti kujton se ai vend do behet me mirë? Ta dish nga une, ai vend nuk behet më, ta dish nga une ai vend…
– Pse je i merzitur ? Me thuaj. Mos me fol per peticionin. Me fol per veten.
– Pse jam i merzitur ? Ti e di shume mire. Ne kemi biseduar bashkë. Token dhe shtepine time ma moren, ma vodhen. Token qe me kish lene babai. Ti e di ! Ti e di shume mire! Une s’ kam asnjeri, as vella as moter, asnjeri ne Shqiperi qe te me ndihmoje. Edhe kur shkoj me duket vetja trefish emigrant. E kupton? Ne vendin tim. As shoket nuk i gjej më. Dhe as ata nuk me gjejnë… ai vend eshte tjetersuar.
– E shikoj se je i merzitur. Mire atehere, te marr me vone, neser ose ndonje dite tjeter
– Mos harro te mora unë. Mos më merr më per ketë pune! Naten e mirë.

Hej dreq o pune thashe me vete, as nuk me la ti flas, …ta arsyetoj …ta qetesoj.
Mbusha nje wisky mora nje puro dhe dola ne kopesht. Ndeza puron, ktheva nje gllenke pastaj mora fryme thelle. Nuk kisha me asnje mendim. Ishte i dhjeti qe me derdhte helmin qe prodhonte Shqiperia. Shikova gjethet qe feshferinin ne indirencen tyre. Ktheva syte nga qielli qe mu duk po aq indiferent. Atehere ktheva dhe nje gllenke tjeter. Pa pritur u ngrita te kerkoj telefonin. Nuk e gjeta. Piva nje gote uje dhe syri ma kapi nga larg prane shishes se Uiskit. E kapa dhe u tremba kisha kapur nje objekt qe tringellonte perseri.

– Po ! – u pergjigja dhe degjova nje ze te eksituar:
– Ore ti kujton se une do te votoj per kriminelet? Ishte zeri i nje mikut tim nga Amerika. Mos do duhet te zgjedh midis kriminelesh tani? Apo kete here per kriminelin qe nuk vret? Jo as mos te shkoje mendja.
– Bej çte duash v’lla! – i thashe une
Ne fund biseda u mbyll me, po do bej çte dua.

Perseri ra telefoni
– Hej si je? me pyeti nje ze gruaje.
Ti me ke nisur nje peticion. Po une do votoja vetem Agron Llakajn, po te ishte ai kandidat. Une kam nevojë per humor, dua vetem njerzit qe me bejne per te qeshur.

– Te kuptoj i thashe une, por ketu behet fjale per diçka serioze.
– Po pse ? me tha zeri, ti mendon se ai te ben per te qeshur per gjera jo serioze?
– Bej ç’te duash, i thashe dhe u bera gati te mbyll telefonin.
– Une, me tha, po te isha drejtor televizioni do t’ia lija atij te jepte të gjithe lajmet serioze te botes dhe te Shqiperise.
– Ouuu, thashe une dhe ktheva nje gllenke.
– Po. Kur i jep ai lajmet ti nuk qesh me Agronin ti qesh me personazhet e Agronit dhe i merr lajmet duke qeshur por shume seriozisht. Sepse ne essence ai flet vetem per gjera shume serioze. Por ti qesh ama. …apo po me degjon apo ike
– Jo, ketu jam, i thashe, shkurt ti nuk do votosh?

– Ja, kjo pyetja jote eshte teper serioze, nuk me zbavit, dhe jo pse eshte serioze, por sepse eshte teper serioze. Ti mund te me kishe thene: po kuptova ti do votosh per Agronin dhe une do kisha kuptuar se ti me kuptove dhe do te me kishe bere qejfin mua, te pakten duke me lene te kuptoj se edhe ti po vazhdon humorin seriozisht. Dhe çfare ka ketu ? Perveç faktit qe gjeja serioze per ty u muar vesh, une do kisha votuar vetem per Agronin e ti do kishe nenkuptuar … ose ndjere qe une nuk do votoj… përveç per Agron Llakajn.
Une qesha.

– Shyqyr qe qeshe, vazhdoi ajo. Po! a ka stil me te bukur per te treguar gjendjen shpirtrore te popullit shqiptar kur te thote: njerzit hyjne ne autobuz andej nga dilet dhe dalin andej nga hyhet ? Po a ka liri me te madhe se kjo per nje popull?
– Po ti, do doje te beje keshtu ? Pyeta une
– E pse jo, kjo tregon se ata i marrin hakun, mungeses se drejtesise…

Ne nje fare menyre – shtoi pastaj.
– Po ti mendon se ata jane te lumtur keshtu?
– E pse jo, kur nuk e merr boten seriozisht? Serioziteti po na merr shpirtin. Te pakten Agroni na jep nje démokraci shpirtrore..
Degjoja me vemendje, a thua se po zbuloja edhe nje lloj tjeter demokracie qe nuk e kisha njohur.
Biseda perseri mbaroi me “bej çfare te duash”.

Ajo mbylli telefonin e une hapa youtubin. Pashe gjysem ore Agron Llakajn.
Qesha me lot sepse isha vetem dhe i lashë menjane gustot intelektuale. U ktheva ne adoleshencë.
Pastaj rashe ne mendime dhe mu perfyturuan nga shume larg personazhet e tij. Me erdhi keq per vendin tim. Papritmas ndjeva se komiket jane njerzit me te ndjeshem se njerzit normal perpara tragjedise se tyre. E qeshura mu zvenit e mu kthye ne trishtim, nga ato per te qare. Keshtu ndodh me ne, mendova, me ne te diaspores.

Telefoni ra perseri.
– Mirembrema Kujtim, si je ? Me ke derguar nje peticion per te Drejten e Votes se Diaspores.
– Po i thashe, duke perfituar kete here nga qetesia e tij.Por po duket e veshtire.
– Pse ? – me tha.
– Disa miq te mij me bombarduan me helm sonte, me derdhen gjithe helmin e tyre. Njeri sepse i kane vjedhur pronat e babait, tjetri sepse i konsideron kriminele qe kane shkatarruar çdo gje dhe kane shitur vendin. Te tjere budallaleqe te tjera… tjetra donte Agron Llakajn per president.
– Po ti nuk mendon se ata kane te drejte?
– Prandaj behet dhe peticioni qe ata te mos kene me te drejte, qe e drejta te mbreteroje.
– Une te mora te te bej nje pyetje me tha zeri i qete. E din ti cilet jane ata qe organizojne peticionin?
– Jo i thashe por nisem nga ideja qe kjo eshte e nevojshme.
– Hë ! beri, por ti nuk e kupton se ky peticion eshte nje presion politik dhe une nuk i dua presionet.
– Ti qenke ne pushtet ? Pyeta une. Bej çte duash ! i thashe,
– Po do bej çte dua, tha zeri i qete, eshte e drejta ime.
– Sigurisht, thashe une me nje qetesi gjumi. Ashtu si dhe Shqiperia ka te drejten e vet te vetshkatarrohet.
– Ha! Leshoi zeri i qete, ti mendon se po e shkatarroj une?
– Kur nje femi terhiqet zvarre nga qente, çfare do beje ti do i hidhje fajin qenve, dhe kaq?
– Ti nuk kupton asgje nga politika, tha ai gjithnje shume i qete, apo ke deshire te behesh president?

– Jo ! e nderpreva une indiferent ndaj provokimit, por me dhemb toka ime, me dhemb populli im. Me dhemb a e kupton? Dhe ngrita zerin akoma me lart. Ty qe te dhemb presioni mbi, nuk e di ke, bej si te duash.
Dhe mbylla telefonin dhe e hodha ne barin jeshil. Si ka mundesi, thashe me vete… te gjitha interesat behen te dukshme vetem interesi i femijes jo.
Ktheva nje gllenke tjeter.

Zilja ra perseri. E lashe te bjere. Ajo vazhdoi nje cope here pastaj pushoi.
– Kujtim me ka marre malli te te degjoj me tha shoku im i vjeter.
– Edhe mua gjithashtu, i thashe me ka marre malli.Sa vjet u beme pa u pare?
– Heren e fundit, te kujtohet ku jemi pare?
– Sigurisht, i thashe
– Pikerisht aty, te ftoj te merkuren qe vjen ne Tirane sepse kemi nje sebeb
– Çfare sebepi? I thashe.
– Ne jemi nja 100 veta, tha, 100 veta qe duam te shkojme te protestojme ne Shqiperi. Nuk shkon me, nuk mban me uje pilafi. Ata jane mbyllur ne nje bunker te dy dhe nga bunkeri drejtojne Shqiperine. Asnjeri nuk e di se çplane kane, flasin fjale te bukura por njerzit po lene vendin çdo dite….
– Ngadalë, ngadalë i thashe une, si do te shkoni ne Tirane per kete? E keni lajmeruar policine? Ju kane dhene leje?
– Leje ? Leje qe ne te protestojme per padrejtesine. Ti marrim leje Padrejtesise qe te protestojme kundra saj, por kjo nuk ka byth ku te rri
– Ashtu thua ti, arsyetova une, por shteti eshte ndertuar mbi nje llogjike ekuilibri dhe nuk lejon gjera te pakontrollueshme, qe mund te prishin ekuilibrin, sa do i padrejte te jete ai.Jo jo jo, i thashe, kjo pune nuk behet keshtu.
– Degjo Kujtim, te bera nje ftese nuk te kerkova te me thuash se eshte me mire te mendosh se sa te veprosh. Mendohu dhe bej si te duash.
“Bej si te duash”.
Ishte kete here nje tjeter njeri qe e thoshte kete fraze. Dhe isha une qe e meritoja te beja “si te duash.”
Biseda nuk kish zgjatur shume.
Ra zilja e telefonit perseri. Shikoj. Ishte gruaja qe donte vetem te qeshte.
– Te mora prapë, me tha. E di pse te mora ? Te mora sepse dua te them dy gjera.
Heshti pak dhe filloi.
– Mendova, tha, mendova mire. Kujtova babain tim. Ai me thoshte “bej si te duash” Ishte ai qe hodhi faren ne fushe dhe dola une. Ne jemi… dhe filloi te qaj. Nuk te kam treguar kurre se si qau babai im kur une u largova nga Shqiperia. Motra me tregonte me vone se ai perdesh vdiq dy dite me pas… nejse nuk dua te tregoj gjera per te qare… Ai vuante qe nuk me kishte prane dhe ishte i lumtur qe me kishte larg. E kupton shqyerjen ? Prandaj njerzit qajne kur bejne festa sepse nuk ne kane prane .
Ajo mesa duket po fshinte lotet.
– Por ai kishte edhe nje vuajtje tjeter . … Po e shkatarrojne kete vend me thoshte gjithnje. Ne fillim, i ziu, thoshte per Saliun , pastaj shumengjyreshi, thoshte per Edin. Njeri shkatarroi me inat , tjetri ndertoi per inat. Keshtu inati na u trashegua, sikur ishin vllezer. Por te dy e shiten krenarine dhe nderin…
Nderkohe une dekodoja mesazhin e saj. Ajo ose i ati masnin Saliun dhe Edin vetem me prametra te moralit…
– Ti ke te drejte, ne ikem. Por i kemi borxh atij vendi. Te qendrosh indiferent eshte te ndertosh monumentin, jo te indiferences por te mosmirenjohjes. Ajo po fliste qete duke i meshuar fort fjaleve qe thoshte. Ne i kemi borxh lirine, i kemi borxh pastertine, i kemi borxh arsimin. I kemi borxh drejtesine i kemi borxh dinjitetin… Babai thoshte: Ne ishim te varfer por kishim dinjitet sepse punonim. Puna thoshte te jep dinjitetin jo politika. Tani jemi te varfer por skemi dinjitet se ska pune. Ti me sjell para, por prap une nuk e ndjej veten mire, keshtu me thoshte. I prishej gjaku kur shikonte se si shaheshin me fjale te ndyra , kjo eshte demokracia e ndyresise me thoshte…
Une ndjeja here pas here ngasherimin ti gulçonte.
E donte Edin ne fillim pastaj filloi ta urreje. Po pse e pyesja une. Qe diten qe u fshehu shikimin Skenderbeut sepse do luteshin “ushtaret” myslymane dhe ku, ne sheshin Skenderbej. Na turperoi me boten thoshte, shkon ne Evrooe me kembe perendimi, me bythe turke dhe me koke shqiptari. Ç’pret nga nje piktor. Nje piktor i gojes eshte i rrezikshem. E ka thene historia. Saliut ia mori frymen por edhe pronave ia mori frymen. Ne kete pike eshte si Saliu por me rrafinuar…
Pastaj heshti. E une heshta gjithashtu.
– Me fal se te mbajta por me preke kur me the bej si te duash. Keshtu e kish zakon te me thoshte im ate ” bej si te duash” Une e di . . Tha ajo pastaj perseri heshti.
– …Por ne nuk kemi te drejte te ankohemi. Kujtim ne e kemi lene vendin. Vetem ne e dime. Te tjeret thone “ata iken. “Kurse ne themi “e kemi lene vendin.” Ata nuk e dine se ç eshte çrrenjosja. Ne jemi çrrenjosur dhe tani duam te çojme rrenjet e Europes ne vendin tone tha me ze te dridhur e ja plasi te qares.
Ajo qante dhe fshinte hundet.
Ne i kemi borxh lirine ne i kemi borxh dinjitetin.
Une i flas vetem shqip femijeve….
Me fal se te vonova eshte vone po e mbyll.
Mire, i thash, te uroj nate te mire.
Ajo e mbylli.
Ndjeva se edhe une i kisha syte te lagur
U ngrita dhe hyra ne shtepi.
Zilja telefonit ra perseri. Ishte perseri gruaja, qe donte vetem te qeshte.
– Me fal Kujtim. Kur te mora shpare te thashe se do te flisja per dy gjera. Fola per te paren por harrova te dyten: Edi Ram ju a dogji peticionin..
– Perse? pyeta une i lodhur.
– Sepse e pranoi idene e Votes se Diaspores. Ai eshte dinak si Odhisea i Homerit, shqiptar i nen rrogozit.
– Si shume seriozisht e ke marre, i thashë une. Çfare do te thoshte Agron Llakaj ne kete rast ?
– Ah Agron Llakaj … Te jap. Me jep – do kishte thene.
– Paske te drejte ti, te duash Agronin kaq shume.
– Nuk e di se per ke do votosh ti?
– Per asnjerin, thashë une, vota e bardhe! Sot pushtet kane frike nga Vota e Bardhe, sepse ajo do ti shkulte me gjithe ç’kishin.
– Une, tha ajo, do te votoja per Agron Llakajn. Ama do qeshja gjithe kohen..
Ora ishte 3 e mengjezit.