Çfarë po ndodh me ILIR METEN?

0
1550

Gjin Musa, gazetar

Tashma kryetarit te LSI z.Ilir Meta po i dobesohen themelet e shtepisë të kryetarit të pa-“zëvendësueshem”.
Kush nuk thot nji here se u ngopa, dihet qe ka nji mallkim popullor.

“Pelivani” Ilir Meta, i njohur si Ilir florini, tashma ka filluar te ndryshket. Arka po i shterret, koleget “besnikë” tashma nuk po i binden kryetarit “legjendar”, i cili e ka humbur dashninë …sepse kur te mbulojnë hallet, familja del jashtë kontrollit.

Ilir Meta mendon se do të jete rregullatori i kompromiseve politike!
Tani gjerat kane ndryshuar ne disfavorin politik te Metes.

Ministrat e LSI gati-gati, Metes po i thonë mos na çaj trapin o trap Skrapari. Kur kemi mbeshtetjen e kryeministrit, ty nuk ta marrim doren.

Levizjet e turpshme me Bashen kane vertetuar se tradhëtia ndaj Berishes nuk ishte rastesi apo imponim nga te huajt.

Levizjet e fundit, Ilir Meten e kane groposur ne gropen e turpit te pabesisë.
Kater vitet e qeverisjes me Saliun, ishin kater vite pune per te njollosur Sali Berishen dhe per te shkatrruàr ekonominë Shqiptare.