Vendlindja e Bimit
Eshtë fshati Bastar
Që në gjithë Krahinën
Ishte Fshat i parë
Fshat me tradita
I dëgjuar me goxha namë
Vendlindja e Bejtexhiut
Me emër të madh në Tiranë
Prindërit e mësuesit
Punëtor shumë të nderuar
Të thjeshtë e bujarë
Mjaft të respektuar
Kur u lindët Ju
Shtëpia u mbush me gëzim
Trashëgove emrin e gjyshit
Të quajtën Ibrahim
Shkollën tetëvjeçare
Në vendlindje mbarove
Me nota të shkëlqyera
Prindërit i nderove
Në rrugën e dijes
Më tej u shkollove
Të mesmen në Kamëz
Shumë mirë e mbarove
E Mesmja për Ju
Kujtim i pashlyer
Mësuesit dhe nxënësit
Një brez i shkëlqyer
Kishte nevoj arsimi
Në drejtori shkove
Me provime plotësuese
Për mësues vazhdove
Qe i përkushtuar
Aftësi tregove
Programin dy vjeçar
Në një vit mbarove
Të caktuan Mësues
U nise me shumë gëzim
T’u plotësua dëshira
Për të punuar në arsim
Nuk të lodhte rruga e gjatë
Ishe djalë i Ri
Dëshira për arsim e dije
Të jepte shumë energji
Drejtor Përparimi
Specialist mjaft i ditur
Të erdhi për kontroll
Ngeli i mahnitur
E njoh mirë Zonën tha
Gjithë shkollat mbarë
Mësues me kaq pasion
Deri sot s’kam parë
Pas një viti punë
Kryer me shumë merak
Mësuesin e thërrasin
Në shërbimin ushtarak
Kryerja e shërbimit
I prin profesionit
Fati e caktoi
Në Repart të Aviacionit
Shqiponjat e ajrit
Mbi tokë e mbi dete
Qenë për mësuesin
Një akademi më vete
Në mbrojtje të hapësirës
I madh qe ideali
Pilot në pension
Avionin e nget djali
Fisnikë, Pilotët
Shpirtpastër dëborë
Ca eprorë, shokë të mësuesit
Në ato vite, ranë dëshmorë
Më i formuar dhe i burrëruar
Kthehet nga ushtria
Nis punën në vendlindje të tij
Ku ishte dhe nostalgjia
Shpejt afirmohet
Me punë krijon opinion
Nxënësit thonë gëzueshëm
Mësuesi shumë punon
Lëndën Histori
Edhe Gjeografi
I kishte me pasion
Qe profesioni i tij
Mbaroi shkollën e lartë
Në lëndët e Profilit
Nuk harrohet kurrë
Ndihma e drejtor Nezirit
Për rezultate të larta
E punë të përkushtuar
E emërojnë në të Mesme
Mësuesin e diplomuar
Puna përkrah më të mirëve
I dha kurojo e zemër
Profesori në të Mesme
Bëri shumë punë, e mori emër
Mësuesi, një autor teksti
Kërkon transferim
Thotë e kam zevendësuesin,
Quhet Ibrahim
Diskuton komisioni lëndor
Çështje metodike
Kopetent, mësues Ibrahimi
Mjeshtër i kësaj rubrike
Trasferojnë Drejtorin
Me shkresë urgjent
E kam zevendësin thotë
Njeri mjaft kompetent
Ikën drejtor Piro
Eshtë transferuar
Tashmë drejtimi i shkollës
Bimit i është besuar
Për bindje partiake
Problem tranzicioni
Emërohet mësues në shkollë tjetër
Zbret nga pozicioni
E dorëzoi detyrën pa kurrfarë ngurrimi
Punon me gjithë shpirt, i dhemb arsimi
Kolektivi i ri e pret me gëzim
Drejtori i shkollës i thotë:”Je ti në vendin tim”
Në Vitin nëntëdhjetë e shtatë
Ngjarjet janë trazuar
Bie numri i nxënësve
Klasat janë bashkuar
Detyrën e Drejtorit
Prapë i kanë besuar
Bashkë me kolektivin
Janë të përkushtuar
Punë plot pasion
Në shkollë e ne shtëpi
E mesmja nuk u mbyll
E vetmja në malësi
Punohet me dy turne
Paradite e pasdite
Hapja e klasave teke
Eshtë një formë merite
Formulon shkresën
Shtesë shkolle kërkon
Shteti është i varfër
Projekti vonon
Niset drejtor Bimi
Vrap në Ministri
Me fondin e arsimit
Nuk bëhet Tregëti
Me kërkesë t’Drejtorit
Projekti realizohet
Sipërfaqja e shkollës
Gati dyfishohet
Në vitin dymijë e katër
Bëhet inagurimi
Mblidhen mësues, nxënës,prindër
Eshtë i madh gëzimi
Shkolla do ketë emër
Kjo kërkonte punë
Atë natë Bimi
Gdhihet i pagjumë
Të nesërmen fjalime
Ka aktivitet
Kjo ditë e shënuar
Ruhet në Kasetë
Nxënës e mësues
Ngrenë rezultatet
Me shkollat e Qarkut
Me më të mirat matet
Shtohet numri i nxënësve
Interesi për mësim
Klasat paralele
Shtojnë masivizim
Nxënësit marrin dije
Ecin përparojnë
Mbi gjysma e tyre
Të lartën vazhdojnë
Vitet shkojnë natyrshëm
Bëjnë punën e vet
Bimi i dorëzon detyrën
Ish nxënësit të vet
Prapë si mësues
Puna i shkëlqen
Drejtorit të Ri
Ndihmën s’ia kursen
Nëntë vjet si Drejtor
Kohë kish më pak
Bëhet profesor
Po e ka një merak
Shfleton libra, i qetë nuk rri
Benda jonë ka mjaft histori
Bashkë me profesor Cenin
Bëjnë një Projekt të Ri
Dalin në çdo fshat
I mbajnë shënimet të tëra
Pleqtë shekullor
Plotësojnë me mjaft gojëdhëna
S’do t’ia dinë prej shiut
S’tremben prej të nxehtit
Dalin nga bibliotekat
Shkojnë në Arshivë të Shtetit
Shfletojnë mijëra faqe
Lodhjen se njohin fare
Projekti më i bukur i jetës së tyre,
Punë e lodhshme, shtatë vjeçare
Në prag të 100 vjetorit
Puna kurorëzohet
Del libri “Benda në rrjedhën e historisë”
Që mund të përmirësohet
Profesor Bimi
Prapë nuk është i qetë
Eshtë nga nismëtarët
Benda,të ketë gazetë
Botuesit Mehdi Hoxha,
Intelektualit të vyer
Me shkrimet e bukura
I jep ndihmë pakursyer
Po prapë ka energji
S’është punë habie
Në Shoqatën Benda
Anëtar kryesie
Nëse gjen pak kohë
Dhe ka mundësi
Jep intervistë te Drita
Në radio Rapsodi
Eshtë intelektual me vlerë
Nuk bën politikë
Për çështjen kombëtare
Ka shkruajtur pa frikë
Promovon figura
Me vlera kombëtare
Artikuj me peshë
Tek Zemra Shqiptare
Artikuj për trimërinë
Plot zjarr dhe barot
I gjen të publikuara
Te Tetova Sot
Po ti them këto fjalë
Vërtetë ke meritë
Dhe në çështje të errëta
Ke mundur të hedhësh dritë
Mos vallë Profesor
Unë u zgjata pak
Prapë nuk e teproj
Po të flisja dhe më gjatë
Një jetë pranë nxënësve
Duke dhënë dije
Përzier emocionet
Me ndjenjë krenarie
Mbi dyzet e dy vjet koleg
Mbi libra mbi letër
Qe mësues i Ri
Tani Profesor i vjetër
Ke ftuar kolektivin
Dhe njerëz të tjerë
Vështroi profesor,
Buzëqesh si përherë
Në shtigjet e jetës
Nga keni kaluar
Bashkëshortja juaj, grua fisnike
Shumë ju ka ndihmuar
Sot ti profesor Bimi
Të ndihesh mjaft krenar
Të tre fëmijë të shkolluar
Të tre universitar
I gjithë komuniteti Bim
Të japin uratë,
pension te mbare
Dhe jetofsh sa më gjatë
Ke përgatitur breza
Gjithnjë do të urojnë
Jeta ec përpara,
Sukseset vazhdojnë
Sa herë të marrë malli
Eja te shkolla, te oborri
Nxënësit dhe kolegët të presin,
Sot na erdhi profesori…
HYSEN HYSA
Koleg dhe bashkëpunëtor me mësuesin veteran, Ibrahim Kabili
Tiranë më 04.06.2020