Politika e qelesheve

0
595

Ata përfaqësues kosovarë më pak legjitimitet demokratik sot janë në pushtet dhe vazhdojnë të mbesin në pushtet sepse janë të shantazhuar edhe nga Serbia siç është fati i Hashim Thaçit, i cili edhe përkundrejt akuzave për krime lufte dhe po ashtu të krimit të organizuar dhe korrupsionin në vend vazhdon të mbetet i ledhatuar nga sensasiviteti antishqiptar.

Nga Bekim Rexhepi

Ka të drejtë Vetoni Surroi, që bën një pyetje publike “Përse çdoherë që ka negociata me Beogradin në Bruksel kërkohen përfaqësues kosovarë me sa më pak legjitimitet demokratik?“.

Kjo kërkesë është e vërtetë që bëhet çdoherë, dhe është dhe madje mbete shqetësuese sepse pas luftës dhe pas vdekjes së Rugovës kjo kërkesë e Brukselit është bërë tashmë një deriçkë e mallkuar, dhe mbase do të vazhdojë të hapet dhe të dilet deri në përmbushjen të aspiratave serbe në Kosovë.

Pse bëhet një kërkesë e tillë çdoherë, kur Kosova është e pavarur, kur në Kosovë ka zgjedhje të lira dhe populli ka të drejtë që vullnetin e tij ta garantoj me votë të lirë. Kjo kërkesë e Brukselit duket se bëhet pikërisht kur Serbia merr një rrugëtim në drejtim të kundërt me qëllimet e BE-së dhe me integrimin e Ballkanit dhe të ç’kapet nga ndikimi rus, po ashtu do që të mos vonohet më gjatë në arritjen e një marrëveshje të shpejtë në dem të shqiptarëve dhe Kosovës, që mbase të mund të aludohet ende të arrihet një pajtueshmëri e mundshme serbe për marrëveshjen e ashtuquajtur “finale” mes dy shteteve.

Pse duhet të ketë marrëveshje të ngutshme pa ulë tensionin mes dy vendeve, pa pasur pajtueshmëri rreth tragjedisë së ndodhur mes vendeve me konfliktin e fundit të ish Jugosllavisë, dhe pse duhet të ketë marrëveshje të shpejtë pa pasur kërkim falje për demet e shkaktuara nga lufta e fundit? E gjithë kjo po anashkalohet qëllimisht nga Brukseli, pasi ajo prej kohësh nuk po e vëren gatishmërinë e të dy vendeve për një pajtim normal dhe pas që të dy vendet nuk nxjerrin një pragmatizëm politik për tu afruar rreth integrimeve në BE. Brukseli gjithnjë duket se ka përdorë në politikën e saj atë që tashmë dihet “vetpajtueshmëria jo përfikte”, se cili është më i përgatitur dhe cili jo, le ta marrë barrën e re të vuajtjes politike deri në atë kohë që të mund të vetëdijesohet sepse nuk mund të përfitohet më shumë nga ajo që të ofrohet dhe ajo që ti në fund zgjedh.

Serbia e ka qartësuar aspiratën e saj për Kosovë tek faktorët kyç të vendimmarrjes në Brukselit, që të ketë hisedarin e vet në veri të Kosovës dhe mbase edhe përtej të mbetet e ndikuese në politikën e Kosovës me kërcënime dhe me subjektivizmin e saj linçues tek liderët politik shqiptar.

Ata përfaqësues kosovarë më pak legjitimitet demokratik sot janë në pushtet dhe vazhdojnë të mbesin në pushtet sepse janë të shantazhuar edhe nga Serbia siç është fati i Hashim Thaçit, i cili edhe përkundrejt akuzave për krime lufte dhe po ashtu të krimit të organizuar dhe korrupsionin në vend vazhdon të mbetet i ledhatuar nga sensasiviteti antishqiptar.

Hashim Thaçi prej se ka ardhur në pushtet ka shtrirë gjithandej, rrjetën e tij të krimit dhe të korrupsionit të organizuar dhe duket se kjo rrjetë e tij, tashmë është e sigurt prej vendimeve arbitrare sepse vazhdimisht mbrohet nga Gjykata Kushtetuese dhe shantazhimi politik i liderëve të tjerë legjitim bëhet edhe përmes atyre vendime kushtetuese që nuk hezitojnë të mbështesin presidentin Hashim Thaçi.

Nuk ka më dyshim se rrugaçëria e tij politike është shprehur edhe në opinion e gjerë, kur thotë se “Unë do ti tregoj vendin Albin Kurtit!”, liderit më të votuar në vend. Ai sillet si gjykatës, sillet si diktator edhe pa pasur aq kompetenca kushtetuese, po qe e ka në dorë kushtetuesen e vendit, e kundërta nuk do ta lejonte blastome politike qe ka për vendin e tij. Në fakt kjo është ajo qeleshja e tij politike që të duket si një shqiptar, po që ne fakt është veç trilli që vazhdon të bije me melodi të keqe fylli.