PROPAGANDË PARTIAKE PARAZGJEDHORE

0
362
Kalosh Çeliku

(Tri ditë dënim në karantinë:
Popullin. Dhe, Mua si Poet
).

NGA KALOSH ÇELIKU

Gruaja besnike, vdiq nga kanceri
Edhe, Miket e mia si heroina:
Pakrëndësi, ka: Vdiqën nga Qeveria
Apo, nga Nënë Partia?! Madhore.
Dikush, mund të thotë: Nga rakia
Vera. Ose, Dashuria. Dhe, Liria?!

Asnjëra, ende nuk vdiq për bukë goje
E, as nga Dashuria. Poezia. Dhe, Liria.
Kutadi Unë, si Poet lirik? I çmendur?!
Ndoshta, vdiqën nga Policia partiake
Nateditë rrugëve, në luftë për pushtet:
“Armiku i padukshëm”: Koronavirusi.

Fati tyre: Nuk vdiqën nga koronavirusi
Përcjellin, katër krah. Familjarë. Varr.
Pa fjalime patetike. Kamera televizive
Lule. Prandaj, Ende: Sot, janë gjallë.

Vetëm, se: Unë, ende nuk vdes dot
E, kam pyetur Veten. Partinë Politike:
Pse, ende nuk vdes si hero partiak
Nga kanceri. E, as nga koronavirusi?!

Përgjigjet vrik, Nënë Partia. Xhadia:
Kutadi?! Nuk të zë sëmundja partiake.
Pandemia. Nuk rroket me Babashehun:
Tyrben e Tij. Ku, pihet rakia e rrushit
Gratë besnike, ku lindin fëmijë: Nesër.

BabaTomorri Çajupit. Mali Perëndive:
Mal, ku, lindë Poezia mistike – erotike.
Dhe, pasmesnate: Ende, bëhet Dashuri:
Pa trokitje te Porta. Pragu, i Shtëpisë.

Thirrë: Sillni, Bukë. Mish. Raki rrushi
Dy shtamba me verë të Mikes Di!
Pamarrë, parasysh; Dënimet Partiake:
Jo, nuk dal nga karantina, pa Shqipëri.

Imzot! Vdeksha, nga Rakia e Rrushit
Hardhia, e Omar Khajamit?! Virus, që:
Nëna Parti, nuk e ka zbuluar në Qeveri
Mal. “Ku zbrazen kupa. Puthen, Çupa”?!

Edhe, pse: Më duan Partitë Politike
Marrëzisht. Turren pas Nuse Lirisë:

Nuk më do, Xhadia: Zonja Vdekje…

Shkup, 05 qershor 2020