ZGJODHA
Më vunë përballë
Besën,
Dhe Pabesinë.
Zgjidh, më thanë:
Zgjodha Besën.
Ma kërkuan.
Ua dhashë të gjithëve.
Nuk ma ktheu kush…
5 qershor, 2020
KAM PIRË
Në fëmijërinë time kam pirë ujë përroi,
Ujë kanali,
Ujë hendeku,
Ujë moçali, kënete,
Ujë Seleku.
Në pleqërinë time të bardhë apo gri,
Sot pi ujë Lajthize, Spring,
Ujë Trebeshine
Ujë Alpin
Ujë Trepelene
Po Populli?
Populli pi ujë në burime malesh supreme…
3 janar, 2020
FERR…?
Shqipëria jonë, e mjerë ?!
Vendi ynë
Ferr ?!
Po Ferri popullohet nga meitët, të vdekurit,
Ne jemi gjallë këtu e do jemi përjetë,
Jo në parajsë, sigurisht
Por jo dhe në Ferr …
Eh ju sorra, o ju korba, iu kobecë të mjerë !
5 nëntor 2019
ÇLIRIMI
Midis Turpit,
Dhe Paturpësisë,
Zgjodha Paturpësinë
U çlitrua nga Turpi, shpiirtI im…
5 qershor 2020
NA PRIT HADES
Te ne
Pështyet çdo gjë;
Pështyhet njeriu, jeta,
Atdheu Dashuria, e Bukura,
E Verteta,
Zoti,
Perëndia
Sot te ne s’jetohet më
As një orë asnjë asnj ditë…
Na prit krahapur Hades më prit.
5 qershor, 2020
SYRI IM
Midis gjembave
Syri im shihte
Dallonte
Lulen
Lëndinave
Midis gjembave,
Midis luleve të platinta
Shijhja, dalloja gjemba mizëri
Midis lulve
Nuk i dalloj më lulet,
Midis gjembave lemeri
Sepse m’ë verbuan më lanë pa sy
9 qershor 2020