DOLA, DOLA PO KU DOLA?

0
463

Poezi nga libri: Jehona e zemrave tona.

Sali Leka

Dola eca shpejt vrapova, nuk u lodha, por u vitalizova.
Trupin e drejtova , zemrën e forcova ,gurgullova e këndova .
Dola në Prezë , Petrelë , Shijak e në Tiranën tonë.
Kryeqyteti i zbukuruar i atdheut Skëndërbeut.
I pyllzuar dy anët e lanës me shelge, rrapa, plepa e blini.
E projektuar në vitin 1604 nga Sul Ballgjini.
Kalova në kodrën e priftit e të Fuat beut.
Tapraku e tabani i vatanit, i atdheut.
Tempulli i bekuar i Shënprokopit e Shnandreut.
Sa epoka e shekuj kanë bër triumf e jehonë.
Deri përtej e matanë në isllandë e amazonë.
Dola përsëri këngës ia nisa ia fillova.
Me gëzim e kënaqësi i thitha i kujtova.
Ngarjet eposike miravjeçare të historisë.
Kujtova lavdinë jehonën e krenarinë e kreshnikëve të Arbërisë.
Aty pranë Farkës, Pezës, Vorës Brarit e Saukut.
Karshi malit dajtit sku terit , munerit e tujanit.
Përballë kodrave të Priskës, Arbanës e Paskuqanit.
Me famë e jehonë madhështore që në kohën e zamanit.
Përpara hindit, arabit, persit e osman turkut.
Unë tregoj për ushtrinë e Xhinikiz mongolit.
Di historinë e David Hebreut.
Edhe për fitoren maratonamake të helenit në trojën e Priamit.
Kështjella e shembur e Hektorit, Paridit, Eneut
Shumë më ka pëlqyer jehona e strategut Skëndërbej viganit.
Jehona e lartësuar deri në Everest e himalaj Nepalit.
Kush të dojë të jehoj në manastirin e Deçanit e në kishën e Gjon Valit.
Unë jehoj në kishën e Shna Ndout e në manastirin e Shën Vllashit.
Vallzoj në livadhet e Marashit e në kodrat e Pishkashit.
Kam kënduar për epokën ngadhnimtare e Skëndërbeut.
Duke shëtitur e soditur malet e bjeshkët e atdheut.
Do të këndoj përsëri për triumfin e shekullit XIV.
25 vite istikam e pozicon i pathyer.
I luftëtarëve guximtarë e fitimtarë të Gjergj kastriotit.
25 vite tribunal , gjerdan e jatagan i shkëlqyer.
Edhe mejdan i betimit, i kushtrimit, i besnikërisë.
25 vite Nishan, flamur, e poligon i pëlqyer.
I kreshnikëve, i strategëve, vital viganikë të Arbërisë.
Në ball të par krystratgu i biri Gjon Kastriotit.
Edhe i Vojsava Sfetigradit brozi e bashi i Zotit.
25 vite gjigand I pamposhtur e lak i mbërthyer.
Për asqerët e jeni çerët e otomanit e paganit.
25 vite yll e fanar , shembull e model për kombet e ballkanit.
Lavdia simbolike e Jubileut Gjergj Kastriot Skenderbeut.
Edhe jehona eposike për mrekullinë e kombit e atdheut.
Ishin e janë më të larta se lavdia e jehona e Prometeut.
Madje lavdia e fama e Skëndërbeut.
Janë e do të jenë më të larta se çdo strategu luftarak.
Që për kombin e vet kaën derdh gjak e zbraz hak.
Bota me 5 kontinente kishte strategë që kanë thyer shigjeta.
Kanë coptuar shpata, kanë sbërthyer tanke, topa e raketa.
Unë nuk bëj komplimente, por tregoj fakte konkrete të vërteta.
I tregoj me ilmin e dituri, i këndoj me iradin guxim e aftësi.
Çdo secondë e minut papërtim, pa dëshprim e pa sekëlldi
Kam 40 vjet që këndoj për epoken kastriotike legjendare.
Që nga viti 1980 shekulli XX me betim e vullnet.
Edhe 40 vjet do të këndoj me iradin e vitalitet.
Për epokën 25 vjecare me 22 beteja fitimtare.
Dal e udhëtoj nëpër fushat, malet e lëndinat e atdheut.
Shikoj istikamet, keshtjellat e fortesat gjiganteske.
Të ngulura me bedena kur u luftonte me shpata e shigjeta.
Skenderbeu me 2 emra jetoi e triumfoi në shekullin e XIV.
Lindi me kimet e lezet ne Kruj Zidoll, 6 maj 1405.
U rrit me peksimet ne Edren Anadoll me emrin Skenderbej.
Deri 7 vjec me emrin Gjergj I biri I Gjon Kastriotit.
I bekuar, I shkelqyer nga engjelli I perjetsuar I zotit.
Engjellin e pa me sy nëna Vojsavane pik të motit.
Me gëzim lajmëroi princat e 4 principatave Arbnore.
Ejani o princa, o kapedan u foli vojsava, ejani e shikoni.
Lindi besimtari I fesë shejt hyjnore me kisha e manastire.
Lindi guximtari e kreshniku me besë e qendresë.
Erdhen princat e 4 principatave pellazgo-ilire.
Gjoni e Vojsava u thanë : Këndoni e vallzoni.
Princat kënduan e vallzuan ashtu si deshën vetë.
Shumë u gezuan, Gjonin e Vojsaven e uruan:
Te rroj Gjergji ! E pacim gjthmonë me jetë.
Edhe une poeti kendoj e nuk ndaloj!
Edhe në shkrep, e në shpat vrapoj e vallzoj.
Admiroj fëmijrine e djalërine e Gjergj Kastriotit.
Nderoj burrërine eposike e eteuratike të Skenderbeut.
Këndoj per besnikrinë jetike te Gjergjit ndaj kombit e atdheut.
Fizionomia e fisnikria e Skenderbeut, ka shkëlqyer e ndricuar.
Qëkur Gjergji ishte fetus ne mitrën e nënës.
Lavdia jehonike e skenderbeut do te zbardhojë edhe 40 shekuj.
O lum ata e ato që jane guximtarë te drejtë e besimtarë te vërtetë.
O lum ata e ato që jane vizionarë e misjonarë të admiruar.
O lum ata e ato që besojnë predikojnë si profet e dishepuj.
O lum ata e ato që gëzohen me vezullimin e yjeve e të hënës.
O lum ata e ato që këndojnë e jehojnë në perimetrin e qiellit.
O lum ata e ato që bisedojnë e vitalizohen ne diametrin e diellit.
O lum ata e ato që krenohen me lavdine e jehonën e Sknederbeut.
O lum ata e ato që fakte te vërteta shkruajnë e tregojnë.
Askush në botë nuk mund te behet strateg aderik Skenderbej.
Askush nuk mund të thotë: (Jam me i larti viganik se Gjergj Kastrioti).
O lum ata e ato që me ovacion brohorasin ohej, ohej, o i larti Skenderbej!
Gjaku e meraku yt na gurgullon ndamar en‘dej.
Sedri yt sojnik, na forcon solid iradinik e korifej.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV
Në ditët në vijim i papërtuar i vitalizuar do t’këndoj e do të shkruaj.
Do të kemi Akoma tregime dhe poezi per kujtimin dhe nderimin e jubileut eposik historik Gjergj Kastriotit Skenderbeut kreshniku e besniku I kombit i atdheut.

Tiranë, Qershor 2020