Frankfurter Allgemeine Zeitung: ”Kjo është qeveria e Grenell, për një marrëveshje të shpejtë”

0
637
Hoti - Grenell

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung“ (FAZ) ka botuar një shkrim lidhur me zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës. Ajo njofton se kjo qeveri i detyrohet ekzistencës së saj falë një njeriu, i cili fare nuk ishte në garë për zgjedhje: Richard Grenellit, i cili deri së fundi ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe konsiderohet si njeri i besueshëm i Donald Trumpit.

Vitin e kaluar Trump e emëroi Grenellin emisar të posaçëm për “negociatat paqësore” mes Serbisë dhe Kosovës. Detyra e Grenellit me gjasë që në emër të shefit të tij të negociojë një “deal” të shpejtë mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që Trump së paku në Ballkan, ku ndikimi amerikan është i madh sidomos në Kosovë, të korrë një sukses në politikën e jashtme.


Ja pra, ky është Avdullah Hoti, Kryeministri i Grenellit !

Tash u bë krahpërkrah me serbët në qeveri, ndërsa as ky e as Agim Veliu, në asnjë mënyrë nuk e duronin “anti-amerikanin” Albin Kurti, për shkak se atë s’e duronte Hashim Thaçi.

Sipas kësaj logjike të mbrapshtë, emërimi në postin jokushtetues si zv/Kryeministër i “pro-amerikanit” Goran Rakiç, tashmë i zgjidhka problemet e shpifura me të ashtuquajturin anti-amerikanizën në Kosovë, për të cilin desh i shqyen nofullat duke shpifur e gënjyer kuadro elite të PDK-së dhe LDK-së, dy partitë që për interesa panturke-panislamike, qe njëzet vite e xhamiizuan dhe islamizuan Kosovën.

Anti-amerikanizmi as që ka ekzistuar, e as nuk mund të ekzistojë në mesin e shqiptarëve, përpos në mesin e atyre shqipfolësve të indoktrinuar e të asimiluar shpirtërisht në xhamitë e panumërta, që për interesat joshqiptare i lejuan të ndërtoheshin e meremetoheshin këto dy parti.

* Lexojeni me vëmendje se çka thoshte Avdullah Hoti më 27 mars 2018 për Listën Serbe.

Marrë nga Revista Drini