SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA (III)

0
672
Statuja e madhe e Gizës

Statuja e madhe e Gizës, e dëmtuar nga koha dhe e rindërtuar

Brahim AvdyliBrahim Ibish AVDYLI:

Shumë mendimtarë, filozof, shkencëtarë, dhe gjuhëtar janë të mëdhenj me gjykimet, filozofitë, shkencat dhe mendimet e tyre. Por, sa u përket gjuhëve të “huaja”, sidomos gjuhën shqipe apo etimologjinë simbolike të saj nuk e njohin mirë. Sikur vonë kanë dëgjuar të flitet për te. Pra, nuk ia dinë vlerën që ka; nuk ia dinë peshën asaj; nga shkrimet simbolike të Thot-it e pasurinë shumë të vlershme, të gjetur në Egjyptin (Egjiptin) e vjetër, apo në Piramidat e saj, veçanërisht të Gizës, dhe mjaft gjëra sikur janë “zhdukur” nëpër botë.

Gjuha shqipe jo vetëm se ka qenë gjuha e parë e botës, por është ruajtur përherë nga kombi ynë. Aty, hiq disa “shkencëtar”, të cilët kanë “shkaluar” nga shkenca, apo siç do të na thoshte Dr. Kastriot Melyshi, “kur shkruhet-shgryhet”, zhgryhet “kalojnë përtej shkrimit të tyre”, apo nuk ia qëllojnë fare shkencës. Ka disa të tillë që nuk i dinë kodet e fshehura brenda të gjuhës shqipe, por një i lindur genetikisht shqiptar mund t`i deshifrojë këto kode të vërteta dhe të kuptojë vërtetësinë e tyre, në të gjitha fushat e shkencës.[1]

Në radhë të parë është filozofia e jetës e vdekjes, e cila fillon të mësohet nga brezat, mu prej shkrimeve të Thot-it, përmes Mësuesit, i cili na është njeriu më i zgjedhur. Ai e ka për detyrë që të na i mësojë këto filozofi. Është mësimi i Dijes, e cila kur të mësohet dhe të futet në jetë prej njeriut, sa më tepër e më thellë, sa më të dijshme e më të fuqishme, aq sa mund të kuptojë nga aftësitë e veta të mësimit, e cila na është dhunti e madhe, për të gjithë.

Pllakë e shkrimeve të vjetra – Egjipt

Thot-i thotë, me shkrimin e tij, në fund të pllakës IX:

“Gjithmonë kisha kërkuar Rregullin që të kisha mundur të krijoja FJALËN. Dije se kushdo që arrin te kjo gjë duhet përherë të jetë në drejtpeshim, edhe pse ky drejtpeshim nuk ka qenë kurrë e anjëherë nuk mund të jetë. Merri këto fjalë, o njeri, lëri ato që të jenë pjesë e jetës tënde. Kërko ta arrish e ta përvetesosh këtë drejtëpeshim e do të jesh një me Diellin.

Kërko të jesh vetën një Dritë. Çoje pikërisht mendimin tënd drejt bashkimit të Dritës me trupin njerëzor! Kujtohu që e gjtha është Rregulli që vjen nga Rrëmuja e që shperthen nëpër Dritë”. [2]

Janë të lidhura në një varshmëri simbolike: Rregulli, që vjen nga Kaosi; që e krijon Fjalën, janë Alban ata që e kanë krijuar Fjalën, gjuhën shqipe, me FLAK-A-DAN, pishtarin e fjalës, me Dritë, nga FLAKA; përpiqet që të zë, që të vë, që të kapë njëherë DREJPESHIMIN; i cili në tërë globusin e Tokës nuk do të jetë asnjëherë e gjithmonë “i përkryer”, por është i nevojshëm që të jetosh në tokë. Atëherë do të njësohesh me DRITËN, dhe së pari me dritën e Diellit.

“Çdo djetar i shkencës, në çdo stad të kësaj diturie qoftë ai, ka mundur te mësojë për të ditur, po aq sa i ka mbetur për të mësuar. Kjo do të thotë se, sa më madhe të jetë drita e dijes tek ne/ata, poaq e madhe paraqitet errësira e padijes, që kërkon dritë përpara nesh…” [3]– na thotë Dr. Kastriot Melyshi.

Bota e brendëshme e njeriut shpirtëror – e lidhur me yjet…

Janë të shumtë autorët që shkruajnë negativisht për këtë gjuhë, gjuhën shqipe. Kjo gjuhë, siç na është dokumentuar nga shkrimet positive, ka qenë e vetmja gjuhë, e cila na është luftuar në mënyrat më të pamenduara, më paradoksale, më kontraverse, si rrufetë e ZE-U-sit (e thënë Zë/Ze, i cili është zëri, ndërsa U-shtima, që dëgjohet, tek Lisi i Shenjtë, apo Lisi i Jetës, në malet e larta të Shqipërisë Jugore dhe Epirit Verior, në malin Tomor), apo siç na e dokumenton studiusi Agron Jaha, shkurtesa apo apokopje është nga ushton, me Zë+Ush=Zeus, që do të thotë se janë atributet e Zeusit.[4]

Në një përpjekje për një studim timin, të cilin kësaj radhe e ka përsëritur në profilin e vet të internetit “Pellazgët, historia jonë”, Dhimitri Taqka, më 27 maj 2020, me pietet, ka disa prova studimi rreth emërtimit grek “Zeus”, që ishte burrë, në kohën e ndërrimit të matriarkatit nga patriarkati, dhe fiset e assirianëve, dorianëve e kadmejve e nxjerrin si “të parin Zot të njerëzimit”, Zeusin, mashkull, në vend se të lënë Sellenën, grua, kryehyjneshën iliro-pellazge, e cila e kryesonte matriarkatin, që nga viti 1600 p.e.s.,[5] kur ka filluar të paraqitet shkrimi sipas aflabetit fenikas të Kadmit; paraqitja e “grekërve”. E dinë se prej ku sillet krijimi i botës në mitologjinë e mirëfilltë të iliro-pellazgëve:“graia”, gruaja, me mbaresën “a” të shqipes së Thot-it, për gjininë femërore, ka qenë e barabartë me tërë botën, që masin çdo gjë në jetë, edhe vdekjen, ndërsa lindjen e kishin vetëm ato, e cila është edhe gruaja e Thot-it, dhe të gjithë njerëzit në tokë kanë lindur prej tyre, prej gruas.

Kjo gjë na ndërlidhet pikërisht me mitologjine iliro-pellazge, që shitet në botë vetëm si “mitologji greke”, por krijimin e botës e ka “Graia”,[6] me Uranin, të dhënë sipas planetit më largët për ne; emrat e zotërave, të dhënë prej njeriut, për Zotin e Madh, Zotin NJË, të cilët janë energji të vërteta.

Të ligjtë, të ashtuquajturit “grekë”, sepse nuk ka “grek” apo “helenë” në atë kohë, e quheshin “akej” të huajtë, nga vendimi i shekullit të II p.e.s., do të thotë si provë për t`i quajtur ashtu, që më vonë futen si “grek”, helenas, dhe është i pari ky dokument, i vjetër, që mendohet se është i vitit 180 p.e.s. nga Dodona, kryeqendra politike, ekonomike, kulturore e spirituale, e shtetit të EPIRIT, nga Selia e Kuvendit e Plakonisë, d.m.th. të pleqëve, të diturve, të urtëve,[7] njësoj sikurse Thot-i, duan që t`i zëvendësojnë, të shpikin edhe emrat e shtrembëruar, që bota i merr si “greke”, edhe emrin e Zeusit, apo Zojsit. Nuk ka shenja “greke”. Në të vërtetë, një pjesë e konsiderueshme e zotrave shpjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe.

Pjesa e kopertinës të dramës sime – Yjet të lidhur me Tokën
– për të cilën ka udhëtuar psh. Thoti…

“Greku” është vetë DJALLËZIA! Epiri antik ishte i pandarë, prej kohërave të lashta, ishte NJË, iliro-pellazgë. Ai nuk mund të ishte barbar, as helen, e as “grek”, sepse e ndanë në radhë të parë kafka, sa i përket atropologjisë. Të ashtuquajturit “grekë” të vjetër, pra akejtë, ishin dolikocefalë, ndërsa iliro-pellazgët ishin brakicefalë. Shqiptarët, yliro (iliro)-pellazgët prej largë (pre larg), janë të gjithë brakicefalë.[8] Nuk kanë asgjë të përbashkët.

Në të vërtetë, ne jemi të lidhur me të gjitha gjërat me shkrimet e Thot-it.

Grekët janë të orientuar prej errësirës, prej prapësirës, prej demonëve, prej djajve, sikurse rusët, serbët, turqit. Ne, po e nxerrim edhe njëherë një thënie të vjetër të Dhimitri Pilikës, nga vepra lartë e përmendur:

Epirotët dhe helenët kanë pasur të ndryshme, midis tjerash: gjakun, kafkën, gjuhën, historinë, kulturën, simbolet, zakonet, doket, ligjet, monedhat, veshjen, qethjen, etj. Me ndryshime të tilla thelbësore, epirotët s`kishte si të ishin helenë… Grekët shkelën në Epir, historikisht dhe rrënjë-sisht vetëm pas vitit 1881, të erën sonë.[9]

Statuja e Perëndisë BESA – në Egjypt
– sot e ruajtur në muzeumet e botës perëndimore…

Kjo gjë është e saktë dhe botërisht, nëse duan apo nuk duan që ta njohin të vërtetën e këtu janë argumentetet! Nëse e duan shkatërrimin e botës, le të vazhdojnë më tutje, rrugës së shkretëtirës. Dija e Padija janë të kundërtat! Besimi dhe feja nuk barazohen. Besimi është çështje psikologjike mbi faktet, ndërsa feja beson verbët brenda sistemit të vet. Do të kemi kohë kur do të flasim për fetë, por do t`i kthehemi edhe njëherë AtlantësThot-it.

Nuk do mend të kuptohet se vendi i parë i ardhjes së tyre prej tokës, është Atlanta/Atlantida, e cila në shqipen simbolike do të themi: Atlati-dheut, pra prej dheut të Atlantës, vendin që e kishin etërit tanë. Është atdheu i parë i etnisë sonë, 50.000 vjet p.e.s. AT-LAN-a është plotësisht në gjuhën shqipe dhe për të kuptuar më mirë, ajo duhet të thirret ATLANA.[10]

Duke rrëfyer më poshtë, pllakën 1 të zmeraldit, nga Thot-i thuhet:

Mos i zgjo sekretet e mia njerëzve të veriut dhe as njerëzve të jugut, frikësohu nga mallkimet e mia që do të bien mbi ty… I madh ka qenë populli im në kohët e moçme, e fortë ishte fuqia e shkëputur nga flakët e përjetshme e mbi të gjithë këto, më i madhërishmi ndër bijtë e njerëzit ishte baba im THOTME (e cila vetëm në gjuhën shqipe kuptohet mirë: më thot mua), roje i tempullit të madh, i cili i lidhte BIJTË E DRITËS, të cilët qëndronin në tempull me rracën njerëzore…” [11]

Kopertina e vepres së Mëhill Elezit – Gegnishtja dhe prejardhja e shqiptarëve – Tiranë 2012

Do të ndalemi pak te sekretet e Thot-it: nuk duhet tu tregohen njerëzve të Veriut dhe Jugut. Pra, do të thotë, nga viset nën dhe mbi Atlantën, nga poli i veriut dhe viset prej saj, sikurse nga poli i jugut dhe viset prej saj, pa e harruar rrotullimin e tyre, ku do të vinin shtytje të mëdha.

Nga Amerika deri në Indi kanë shkuar prej Atlantës. Mbi këto vise kishte gjithmonë SHTYTJE, dhe kjo shtytje ishte nga forcat kundështare, armiq të mëdhenj, me shkatërrime, rrënime e zhvendosje, shpërfillje, me gënjeshtra të qëllimta, etj. edhe pse qenë përzier kudo me shumicën e Yllirëve.

Megjithëse kemi mbetur gjallë nga fuqia e mirë e shpirtëbardhë e yllirëve, “pre-largët”, të quajtur “pellazgë”, prej Zotit të Madh/Zotit NJË, gjithmonë luftohemi nga këto forca kundërshtare, nga dy polet, nga jugu e veriu, nga ruset dhe afrika, tre fiset akej. Në mes, prej Amerikës dhe Indisë kishim lëvizur të gjithë, por, ndër të tjera, na vjen përpjekja e pafundme për të na i mbuluar gjurmët, si pasardhës të YllirëveThot-it, apo iliro-pellazgët.

Ndër të parat, është shpërndarja e tyre nëpër hapësirën që ne jetojmë e veprojmë dhe krijimi i feve të reja, që janë të marrura prej të së njëjtës bazë, besimit të Thot-it, me botën e përtejshme, e cila është jeta përtej vdekjes; alterativa e padukshme me botën e dukshme, pra jetës në tokë.

Fotografi pranë Faraonit, nga një femër, e fotografuar në vend të gruas së Faraonit

Dielli, që konsiderohet si Zot, është një prej pesë elemeteve të natyrës: tokës, në të cilën jetojnë njerëzit; ujit, zjarrit e ajrit.[12] Të gjitha këto gjëra të vlershme janë në lëvizje e në dëbim, afrim e largim, në lëvizje përherë, poshtë e lartë, para dhe prapa, nga e majta e në të djathtë, rrotull, si një uni-vers,[13] në të gjitha drejtimet, por nuk i vrojtojmë, të cilat materializohen prej Zotit të Madh, ZOTIT NJË, DIELLI, dhe vie në shprehje SHPIRTI.

Me shpirt të pastërt e mendojmë fjalën e shenjtë të perëndisë, si fjalë të vetme, të cilën e ka përherë njeriu, e kur është i qetë, i urtë, i mençur, kur të qetësohet shpirti, e mendon me dritën e dijes, e cila e vendos një Rregull, e cila nxirret prej Kaosit. Është logjika iliro-pellazge, prej YllirëveThot-it, “pre larg”, nga Yjet. Kjo është QENDRA, bërthama e të gjithë popujve.

Etnia më besnike, BESA-BESË, është etnia Yllire, ilire, prej së largut, pra, po e themi, si më të vjetrit tanë PELLAZGËT, sepse këtë emër, të formuar pa dijen e kundërshtarëve tanë, e thamë kështu, e të tjerët nuk e merrnin vesh këtë gjë, por i merrnin çdo gjë prej nesh: ndihmën e gjuhës, të besimit, të gjallërimit, të punës, të mbjelljes e të vjelljes; ndarjen e vitit në javë, muaj dhe stinë; kohën, temperaturat e motin; lindjen e vdekjen; matjet dhe emërtimet.

Ne vinim “pre-larg” dhe këte e ngatërruan të huajtë me qëllim. Ata nuk e njihnin gjuhën e Epirit, që e fliste masa e gjërë shumë e urtë dhe që përfillej fjala e tyre mjaft e mençur, duke e ruajtur në popull me rrëfime brez mbas brezi idealin e tyrë të madh punues, i cili ishte nga përvoja e tyre njerëzore, duke e njohur fshehtësinë simbolike të gjuhës shqipe, të cilën vazhdimisht e ndryshonin të huajtë e quajtur “akej”, si “më të përparuara”, me plot shtesa e prapashtesa, lidhje apo rrotullime të germave, e të tjera ligje të gjuhëve.

Kjo ishte në të vërtetë prapavija e tyre dhe filluan që ta shkruajnë edhe gjuhën me një alfabet tjetër, me dredhërinë e tyre të zakonshme.

“Greqia e vjetër” nuk ka ekzistuar fare dhe ajo nuk ka pasur mundësi që ekzistojë, por gjuha kështu quhet sot, sepse ajo ka qenë gjuha e popullit që e ka folur, por është shkruar me alfabetin e fenikasit Kadmi. “Grekët” e sotëm gënjejnë sa nuk mund të bëhet, sepse e shtyjnë “historinë” e themelimit të tyre mijëra vite përpara dhe bëjnë “historinë” e mbushur me “heronj”, sikur na qenkan “të tyre”, madje i ndryshokan edhe “emrat” me shtesa e papashtesa, sikur na paskan ekzistuar “që atëherë”, e që paskan të drejtë të quheshin “grek”, e cila nuk është absolutisht e vërtetë.

Ishim iliro-pellazgë, shqiptarë, e jo “grekë”. Pellazgë u quajtëm për tu distancuar nga akejt, nga “grekët” apo “helenët”; dhe shqiptarë ishim, ku shkaba (shqiponja, ain-i i Thot-it) është simbol dhe hyj i pellazgëve,[14] pra vetë iliro-pellazgëve, pasardhësit më besnikë të pellazgëve të Eprit/sot të mbijetuarit Çamë të Epirit Jugor, të cilët vazhdimisht kërkojnë nga bota supreme që t`i bashkohen Shqipërisë, sepse aty e kanë qendrën e tyre.

I kemi thënë vetes sonë për besëlidhjen e mbojtjes nga të huajtë sk-ip-a+t-ar, e në të folmen normale të popullit përdorej shqipatar, që do të thoshte: nuk jipet ara e babait (atdheut), e tokës së babait, në të cilën beson autori se ky është më i pari, Dokumenti i arkivave të Sirakuzës, së vitit 1380, sepse nuk njihej ndonjë dokument tjetër dhe më i vjetër se sa ky dokument.

Kongresin e Drejtëshkrimit të Gjuhës së Njësuar Shqipe, më 1908, në Manastir, mori fund shprehja e popullit shqipatar. [15]

Deri tani, nuk është zbuluar ndonjë dokument tjetër ekzistues.

Siç do të thonë dy miq të mi, bashkëshortët Ridvan Muslija dhe Elida Jorgoni, në profilin e tyre të FB, me datën 25.05.2020, rikthimi i bijve të Shqipes, në folenë e Shqiponjave, siç do të flakëronte Shqiponja në folenë e vet arbërore,[16] ne, këto formulime i kemi dëgjuar apo i kemi thënë në forma të ndryshme, se shqiponjat e kanë folenë më të denjë në Shqipëri. Të gjithë mbretërit iliro-pellazgë e mbanin pranë vetes për të komunikuar me Zotin NJË, të barabartë me AININ e Thot-it, të parin nga shpendët më syqelë e më komunikues me Zotat, shqiponjën, me një apo dy krerëshe.

Kështu, ne po i kthehemi prapë Egjyptit të vjetër e Atlantës së parë, prej tokës, ku e kemi pasur vatrën e parë, ndonëse “shkencëtarët” tanë rropaten që të gjëjnë “atdheun” tonë në Lindje, madje edhe në Babiloni, për çka nuk kanë të drejtë, por duhet që t`i kthehemi atdheut tonë shpirtëror, te Thot-i, dhe e lëmë njëherë atdheun tonë të parë, për ta gjurmuar më vonë.

Nga pllakat e përkthyera shqip, nga Skënder Hushi, po e marrim edhe një thënie tjetër, nga pllaka II e zmeraldit, në të cilën, zbret me djemtë e dritës edhe mësuesi, i cili e merr formën e trupave njerëzor, e quhet me të drejtë “Mësuesi i Madh”, i cili, ndër të tjera thotë:

Ne jemi ata që jemi formuar nga pluhuri i hapësirës kozmike dhe do të marrim pjesë deri në pafundësi, duke jetuar në këtë tokë si fëmijë të njerëzve, të ngjashëm dhe jo të ngjashëm me njerëzit!” [17]

Pra, lidhet e panjohura simbolike e thënieve të Thot-it. Mësuesi i Madh e ka marrë formën e trupit njerëzor, jeton midis njerëzve, është i ngjashëm me ta dhe nuk është i ngjashëm me ta. Dallon thellbësisht, në gjenezë dhe në të tëren, por ngjason me ta, edhe nga pamja.

Pra, nuk janë nga kjo botë, por jetojnë në këtë botë. Nuk kanë asgjë të përbashkët me popujt e tjerë dhe as me popullin e Khemit (Egjyptit).

E shkruajnë e flasin me gjuhën e Dritës e të Dijes, e cila është gjuha shqipe e kozmosit, e zotrave dhe e Thot-it.

Filozofia e jetës sonë është mbi mësimet e para të njerëzimit. Kjo periudhë na quhet periudha kozmologjike, prej librit të filozofisë.

Do të shohim më tutje, në vazhdimet tona…

R E F E R E N C A:

[1] Dr. Kastriot Melyshi, „Shqipja, çelësi i zgjidhjes së enigmës kohë“, Botimet Magus, Tiranë 2019, faqet 8-9.

[2] Shikoni veprën e Skënder Hushit, e përmendur më parë, faqe 107.

[3] Kastriot Melyshi, „Shqipja dhe e vërteta Biblike“, Geer, Tiranë 2014, faqe 6.

[4] Agron Jaha, „Teoria ilire/filozofia historike e korpusit kulturor ilir“, Burlage, Münster/D 2014, faqe 180.

[5] Shikoni po deshët përpjekjen time studimore, „Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake të qytetërimit iliro-pellazgë”, Pjesa e III, e dhënë në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/periudha-e-lashtë-iliro-pellazge-3/.

[6] Shikoni edhe njëherë këtë përpjekje studimi.

[7] Dhimitri Pilika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike”, Tiranë 2005, faqe 362-363.

[8] Shikoni edhe këtë vepër, faqe 392.

[9] E njëjta vepër, faqe 426.

[10] Shikoni Skënder Hushi, „Thoti i pavdekshëm…“, faqe 30.

[11] E njëjta vepër, faqja 31.

[12] Shikoni provën e studimit tim, „Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake…”, Pjesa e III, e dhënë edhe në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch.

[13]  Shikoni veprën e Dr. Kastriot Melyshit, të përmendur më lartë, faqet 19-21.

[14] Shikoni po deshët veprën Mëhill Elezi, „Gegënishtja dhe prejardhja e shqiptarëve“, IHPVKA, Tiranë 2012, faqen 118.

[15] Shikoni veprën e Muharrem Abazajt, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqet 356 dhe 359-360 dhe shikoni të gjitha sprovat e studimeve, në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch.

[16] Shikoni profilin e zonjës Elida Jorgani, dhe të zotëri Ridvan Muslija, të datës 25.05.2020, në http://www.facebook.com.

[17] Shikoni librin e Skënder Hushit, të përmendur më parë, faqe 43.