Wallace Stevens – NJERIU ME KITARË BLU

0
347
Wallace Stevens

WALLACE STEVENS
1879-1955

Wallace Stevens (Reading, 2 tetor 1879 – Hartford, 2 gusht 1955) ishte një poet amerikan.

NJERIU ME KITARË BLU

I

Njeriu i përkulur mbi kitarën e tij
Në ditën e gjelbër. Ndoshta një rrobaqepës.

I thanë: “Mbi kitarën blu
Ti nuk i bie gjërave siç janë.”

Ai tha, “Gjërat siç janë
Tjetërsohen mbi kitarën blu.”

U përgjigjën: “Por ti duhet t’i biesh
Një arjejeje që të jetë e t’na tejkalojë,

Një arje mbi kitarën blu
Me gjërat ashtu siç janë.”

II

Unë nuk arrij të sjell një botë
shumë të rrumbullakët,
Edhe pse mund ta ndreq me sa mundem.

Këndoj kokën e një heroi, me sy të mëdhenj.
Dhe bronzin me mjekër, por jo një njeri,

Edhe pse unë e riparoj sa mundem,
Dhe t’arrij nëpërmjet tij, pothuajse te njeriu.

Nëse unë, i bie serenatave, gati njeriut
Do të thotë që të mungojnë gjërat si janë,

Atëherë thonë: “kjo është serenadë
E njeriut që i bie një kitarë blu.

IV

Prandaj jeta është siç janë sendet?
Mbi kordat ajo gjen rrugën e saj.

Mbi një kordë një milion krijesa?
E tërë mënyra e tyre, e fortë dhe e mekur,

Tërë mënyra e tyre e drejtë dhe e rreme,
Mënyra e tyre e tërë, e fortë dhe e dobët?

Thërrasin shqisat, dinake e të çmendura,
Miza gumëzhitëse në ajrin vjeshtak.

Është jeta dhe sendet siç janë,
Kjo gumëzhimë e kitarës blu.

V

Mos na thua që poezia është sublime,
As që vallëzojnë pishtarë nëntokësorë,

As që pozojnë herë mbi një rreze.
Hijet në diellin tonë nuk ekzistojnë,

Dita është dëshirë dhe nata është gjumë.
Nuk ekzistojnë hije në asnjë vend.

Toka për ne është shkretëtirë nudo.
Nuk ekzzistojnë hije. Poezia

Muzika tejkalon dhe mban vendin
E qiellit bosh dhe himneve të saj. Vendin

E tyre e pretendojmë ne në poezi,
Dhe në dërdëllitjet e kitarës tënde.

VI

Një arje na kapërcen si jemi,
Por asgjë s’e ndryshon kitarën blu:

në gjumë jemi si në hapësirë,
Pa ndryshuar asgjë, përveç vendit

Të sendeve siç janë, vetëm vendi
Se si u bie ti në kitarën tënde,

Vendi përtej rrethit të mutacioneve,
Në atmosferën finale të perceptuar;

Për një çast të fundit në botë
Që mendimi i artit duket i fundit

Kur është ideja e perëndisë vesë e dendur.
Gjumi është hapësirë. Kitara blu

Bëhet pjesë e gjërave siç janë,
Një përbërës i shqisave të kitarës.

XXIV

Një poezi e gjetur në një baltovinë,
Gati meshar për adoleshentët,

Studiusi i uritur i atij libri,
Pikërisht atë libër, ose vetëm atë faqje,

Ose të paktën një frazë, atë frazë,
Skifter të jetës, pak latinezante:

Të njoh, një Meshar për atë që mendon.
Skifterin të takojë syrin dhe t’i zmbraset

Jo syrit, por gëzimit të sendit.
Unë luaj me kitarë. Kjo është ajo që mendoj.

III

Kulla natyrore është krijim,
Qendra trekëndori, majë e gjelbër
E gjelbërimit, më e vlefshme e çdo shikimi
Të mëtejshëm, si një fron masiv,
Aksi i universit, majë e gjelbër,

Atdhe i lumtur në mijëra epithalame.
Është mali ku qëndron kulla,
Është mali i fundit. Dielli i pagjumë
Thith ajrin e vet të kulluar dhe pushon.
Një azil i tillë u krijua nga ai mbarim.

Është plaku deri sipër sa s’lexon gjë më
Tani dhe përcëllimi i lashtë i të cilit
Përcëllimi veror thithi, dhe u qetësua

Nga një sens në të cilin mosha e tij
u përmbush,
Nga një sens të asgjëje tjetër i zotit tashmë.

Përktheu: Faslli Haliti