“Pronto 2”

1
2026

Faik KRASNIQI

Gjatë ditës së hënë, në media u publikuan disa përgjime, ku akterë kryesorë ishin shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci dhe ish kryetari i kësaj partie, tashmë president i vendit, Hashim Thaçi.

Bazuar në këto përgjime telefonike, del se Adem Grabovci është njeriu kryesor që i koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë, dhe këtë e bën në dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, tashmë president i Kosovës të cilin Adem Grabovci e quan “shef”. Po ashtu Grabovci i përgjigjet edhe kryetarit aktual të PDK-së, Kadri Veseli. Edhe para disa viteve doli në shesh afera e përgjimeve, afera “Pronto” e njerëzve të nëntokës të PDK-së. Dhe kjo nuk është hera e parë që dalin përgjime për këta njerëz, për pisllëqet e tyre të bëra gjatë qeverisjes së PDK-së!

Prandaj, këto përgjime të këtyre njerëzve të nëntokës nuk më çudisin fare, sepse ashtu siç u heshtë afera “Pronto” e para disa viteve, do të heshtet edhe kjo aferë tjetër e përgjimeve, thua që nuk ka ndodhur asgjë! Në një vend normal, sepse ne s’jemi dhe nuk konsiderohemi vend normal, por edhe si shoqëri jonormale, pas publikimit të këtyre përgjimeve për aferat dhe skandalet e tyre të shumta, duke filluar nga Hashim Thaçi e deri tek zyrtari më i vogël i këtij vendi, të përfshirë në një mënyrë apo tjetrën në pisllëqe, afera korruptive, gradime, punësime të paligjshme dhe favore të ndryshme, do të duhej menjëherë pas publikimit, Prokuroria e shtetit të lëshonte fletëarrest për arrestimin e të gjithëve të involvuarve!

Por, meqë jetojmë në një vend ku nuk sundon ligji, por shtet i kapur nga mafia-politike, nga të “fortit” dhe pashallarët e këtij vendi, edhe kjo çudi si çdo çudi tjetër në Kosovën e mafiozëve dhe kriminelëve, s’do të zgjas më shumë se 3 ditë. E, këta qelbësira prapë do vazhdojnë me avazin e vjetër, duke na vjedhur e plaçkitur!

1 KOMENT

  1. A fole edhe ti aaaa? E more trangull … More musliman, more idiot, more analfabet…

Komentet janë mbyllur.