Kurti ia kthen Lajçakut pas reagimit për masat shtesë të reciprocitetit

0
543
Albin Kurti - Gjykata Kushtetuese

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili ka kundërshtuar dhe ka kërkuar që menjëherë të largohen masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë në mbledhjen e së shtunës nga Qeveria e Kosovës.

Kurti ka thënë se të refuzosh parimin e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës është njëjtë sikur t’ia mohosh Kosovës që të ushtrojë të drejtat si një shtet sovran.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit për Republikën e Kosovës është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën për të ushtruar të drejtat e veta sovrane”, ka shkruar Kurti, raporton Express.

Tutje kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës ka thënë se Serbia duhet ta shohë Kosovën si partner të barabartë në çdo tavolinë dialogu.

“Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, ka shtuar tutje.

Albin Kurti@albinkurti

Since then, the Government did introduce reciprocity measures with Serbia – all in response to a wide range of non-tariff barriers which Serbia has in place against . When further barriers will be identified, further reciprocity measures will be applied.

Albin Kurti@albinkurti

Denying the principle of reciprocity to the Republic of is to deny the exercise of its sovereign rights. Kosova wants fair and just relations with its neighbours.

Dialogue is between two equals & Serbia must see Kosova as an equal at every table.

“I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë. Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar Lajçak.

Kurti në mbledhjen e 37-të të Qeverisë kishte marrë vendim për masa shtesë të reciprocitetit me Serbinë

“Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovë”, thuhej në vendim.

Marrë nga Nacionale.Info