QEVERIA DUHET TË BIE

0
1154
Nikë Gjeloshi - Abaz Fejzullahi

Dr. Nikë Gjeloshi

Nentitulli: Të dorhiqet,
Të shkarkohet nga Kuvendi, ose
Të detyrohet nga populli, të bie!

Në demokraci është vertetue së nuk i ipet i gjith pushteti shumicës së asnjë institucioni shtetërorë. Per ketë është berë dhe ndarja e pushteteve.

Arsya: Po t’i ipej shumicës, i gjith pushteti do ta shtypte pakicën; mbase po ta ketë edhe forcën e dhunës per mbeshtetje, ajo shumicë, do ta shtypte edhe popullin qe reprezenton. Sepse, populli u ka bartë sovranitetin e vet atyre perfaqesuesve – deputeteve, nga të cilët ndertohet dhe piramida e shtetit, edhe qeveria.

Bartja e sovranitetit të popullit tek përfaqësuesit – deputetet është percatue edhe më Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 2, Pika 1).

Është e kuptueshme dhe e ditur (nga shqiptarët, entitetet e komunitetet), së Ata miq europerendimor (SHBA e BE) qe e hartuan ate Kushtetutë dhe shqiptarët e aminuen, ajo Kushtetutë u strukturue edhe në bazë të ndarjës së pushteteve.
Ndarja e pushteteve, e konceptuar sipas Monteskyt, në Europë ishte bërë pas shumë sakrificave dhe gjakut të shumtë të derdhur të njerzve, pro e kunder asaj ndarje. Dhe ajo ndarje e pushteteve rrespektohet e zbatohet, në të gjitha regjimet politike demokratike.

Atëherë, si rrespektohet e zbatohet Ajo ndarje e pushteteve nga perfaqësuesit e zgjedhur shqiptarë?

Është e njohur qe nga hartuesit e Kushtetutës së SHBA-ve së problem per demokracinë është ushtrimi i pushtetit të shumicës, e cila do të quhet edhe si “Tirani e shumicës”. Titania e shumicës, në aspektin kushtetues do të definohet si perqendrim i pushtetit në Institucionin më të lartë ligjvenës – Parlamentin.

A ka Tirani të shumicës në Kosovë? A i duhet popullit shqiptarë të jetojë në atë Tirani? Dhe në fund, a kemi arritë në shkallën e “despotizmit të rregullit”?

Pergjigja e shkurt në të tri keto pytje është: Praktika po tregon së ka Tirani të shumicës. Nuk duhet populli shqiptarë të lejoj qe të jetojë në ate Tirani. Dhe, kemi arritë në shkallën e despotizmit të rregullit.

Argumentimi: Shumica e zgjedhur nga vota e popullit (apo me vota te vjedhura) permes institucioneve, perfaqesojnë popullin de facto dhe de iure. Si dhe sa është ai perfaqësim i drejtë tashma është notore, e njohur per secilin qytetar, secilin shtetas të Kosovës. Pra nuk është perfaqesim i drejtë!

Në Kosovë, një demokraci e percaktuar edhe më Kushtetutë (Neni 1, Pika 1), më koalicionin PDK-LDK është shëndërrue në një demokraci të njohur në teoritë e demokracisë si “despotizëm i rregullit”.

Dy këto subjekte politike PDK-LDK, më të mëdha dhe më numer shumicë të deputetëve qe e kanë edhe Qeverinë e vetë bashk më pushtetin legjislativ, kanë arritë shkallën e despotizmit të rregullit! Sepse: Këto dy parti PDK-LDK më të mëdha në numer votuesish – elektorat dhe deputet, e kontrollojnë edhe Parlamentin si Institucionin më të lartë ligjvenës edhe Qeverinë si institucion qe ushtron pushtetin ekzekutiv. Do të thot: Ky despotizëm i rregullit, meqe ka shumicën e deputeteve, vendosë edhe per legjislativin edhe per Qeverinë dhe nuk ka Instrument të kontrollit të pushtetit, nuk ka fuqi të opozitës, qe do të kishte fuqinë e ndeshkimit eventual të exekutivit per veprimet antiligjore e antikushtetuese; por as nuk mund ta ketë ballancin e nëvojshëm në Parlament.

Ky despotizëm i rregullit, kësisoji, duke kontrollue Institucionin më të lartë ligjvenës – Parlamentin, sa herë qe don ta aprovon një ligj, ai despotizëm i ka votat per ta votue ligjin, apo edhe per të ratifikue ndonje Marrëveshje të dëmshme per popullin dhe vendin! Në ketë despotizem të rregullit, kësisoji, nuk kemi të bejmë më ndarje të pushteteve (Legjislativ, Ekzekutiv e Gjyqësor). Në Fakt, nuk kemi të bëjmë më per vënjën e ligjit mbi njeriun, por per vënjën e njeriut mbi ligjin. Problem ky, qe J. Jacques Rousseau e quan problem të madh të Politikës. Rousseau kishte definuar: “Aty ku ligji u nenshtrohet njërzve, ska tjeter aty pos skllavër dhe padronë”!

A duhet Shqiptarët, pas aq shum shekujsh skllaverimi e robërimi, edhe në liri në shekullit 21, qe nen sundimit e perfaqesuesve të vet, te cilëve u kanë bartë sovranitetin, të vazhdojnë të jetojnë si skllaver e nen tutorizmin e padronëve?

Krimi i organizuar i pas luftës 1999/2000, vrasjet e kundershtarëve politik e të tjerë; plaqkitja dhe djegja e pronës private (e shtepive dhe pasurive tjera të patundeshme e të levizshme, të shqiptarëve e të sebëve) kur kishim edhe një Qeveri të perkohëshme edhe një sherbim informativ-SHIK, veqmas në Dugagjin, një muaj pasi forcat e NATOs ishin vendosë në Kosovë (!); plaqkitja dhe djegja e pronës shoqërore-Fabrikave Kapitale qe edhe në liri do të punësonin mija njerëz,

Korrupcioni institucional; Aferat korruptive e Dosjet Pronto (l,ll,….), ofendimet qe në ato Dosje do të bëhen edhe ndaj miqtve, ndaj atyre qe na shpetuen nga spastrimi etnik, na qlirue dhe na benë Shtet (!); krimi ekonomik më rreth 70 lendë penale të dyshuara qe i atribuohen kryeministrit aktual të Qeverisë; Asociacioni i Komunave serbe më kompetenca exekutive e financiare dhe lidhjet e atij Asociacioni më Serbinë; mosrrespektimi i integritetit territorial perkatësisht perpjekja institucionale qe më qdo kusht, permes Demarkacionit, pjesë e tokës së popullit të Rugovës t’i falët Malit Zi, më qfar do t’i behëj tradhëti integritetit territorial perkatësisht popullit të Rugovës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kesisoji kemi arritë deri në shkallën e Tiranisë Kushtetuese, Tiranisë së shumicës: PDK-LDK. Tiranisë e cila po e qon popullin drejt luftës civile – qytetare.

Populli shqiptarë i Kosovës duhet t’i kthehet krenarisë kombëtare.
Populli shqiptarë duhet t’i kthehet perkushtimit dhe vendosmerisë per ta rindertue rregullin e ndertuar keq.
Populli shqiptarë duhet t’i braktisë nga mendja te gjith ata Padronë të korruptuar deri në zëmër, të shiturit si Juda Iskarioti; duhet t’i braktisë te gjith ata të inkriminuar politik e ekonomik, të gjith ata shkelës të Kushtetutës dhe të ligjeve…

Abraham Linkoln thot: “Qdo popull kudo, duke qenë i vetdijshem dhe duke patur pushtetin (sovranitetin, n.gj.), ka të drejtë të ngritet ta tundë Qeverinë existuese dhe ta formojë një të re qe i pershtatet atij më mirë. Kjo është e drejta më e vlefshme – më e shenjtë, një e drejtë e cila shpresojmë e besojmë ka per ta qlirue Botën!”

Nga e gjith ajo qe u tha, mund të konkludohet: Më ketë kastë autokrate pushtetarësh; më ketë despotizëm të rregullit, me ketë Tirani Kushtetuese; më të korruptuar e të inkriminuar deri në zëmër, të gjitha rrugët na qojnë drejtë luftës civile – qytetare.

Ajo luftë eventuale nuk do të ishte e mirë per asnjë shqiptarë, as per miqt tanë europerendimorë te cilët i krijuam më shum sakrificë, dhe i duam e i rrespektojmë. Ajo luftë eventuale i duhet, e mbase do të ishte e mirë dhe do t’i shkonte në favor, vetem aleancave sllavo-islamike per të cilat aleanca, jo pa qellim e kam ngritë shqetësimin tim disa herë më parë dhe e kam kritikue rrebt, si shum intelektual tjerë, politikbërjën e institucioneve të Kosovës e cila politikëbërje, me apo pa dije, u ka krijue hapësirë veprimi atyre aleancave sllavo-islamike.

Shqiptarëve u vyen ndryshimi i rregullit të ndertuar keq. Ket ndryshim të rregullit të ndertuar keq, mund ta bejnë njerzit e ndërgjegjëshem e të përgjegjëshem, njerzit qe e duan Popullin dhe Vendin.

Shqiptarët duhet t’i kthehen vetvetes, t’i kthehen Kosovës, ta duan dhe ta mbrojnë në rrugëtimin per ta berë shtet demokratik e ligjor, shtet funksional dhe per ta unifikuar.

Në kete gjendje institucionale, politike e të sigurisë së brëndëshme, në qfar ka arritë Kosova e qeverisur keq, tregon edhe sulmi terrorist më granata antitanke ndaj Parlamentit, më 4 gusht 2016. Sadoqe ai akt terrorist dhe i damshem per lirinë dhe sigurinë e vendit, nuk i ka preke në ndërgjegje jo sa per të dhenë dorheqje së paku ministri i brenshëm, qe do të duhej të dorhiqej patjeter, por nuk u komunikua nga ai minister apo kryeministri as një njohtim formal para deputeteve në Parlament.

Madje as nuk morën pjesë në seancen e Kuvendit të mbajtur të nesermen më 5 gusht 2016, lidhur më ate Akt terrorist!? Në asnjë shtet europerendimor nuk do të imagjinohej të ndodhte një sjellje e tillë dhe një papergjegjësi institucionale nga kryeministri dhe ministri i brëndshëm.

Të konkludojmë,

Në ketë gjëndje të keqe politike e të sigurisë së brendëshme, ku ka arritë politikëbërja e keqe institucionale shtetërore dhe autoriteti null (si brenda vendi ashtu dhe jasht tij) i politikbërësve në krye të atyre institucionëve, Kosovës i duhet:
E para, Qeveria të abdikoj, të dorhiqet dhe ta le fronin!

Nëse nuk dorhiqet vet, atëherë Kuvendi ta shkarkoj ate Qeveri. Nese edhe kjo rregull nuk do të hynte në funksion, atëherë populli në sheshet e kryeqytetit, para objektit të Qeverisë të kerkoj paqësisht dhe më vendosmeri ramjën e asaj qeverie të keqe, derisa ajo të bie!

E dyta, më ndihmen edhe të miqve europerendimor (SHBA e BE) të caktohet një Qeveri e experteve, teknike, e paanshme qe nuk i takon as pozitës as opozitës, Qeveri qe Rousseau e quan Qeveri të urtë e cila do të perbëhej nga persona të ndershem, të arsimimuar e më përvojë te të kaluarës së mirë të veprimit politik.

Ajo Qeveri e experteve, teknike, do të merrte per detyrë: Një (1), të bënte ndryshime sistemore të rendit të rregulluar keq, permes nxjerrjës së disa ligjeve, dekretligjeve; T’i kthejë në pozitën null disa Marrëveshje të damëshme per popullin dhe vendin, siq është edhe Marrëveshja per Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Dy (2), të pergatitë politikisht gjendjën në vend qe permes zgjedhjeve të reja parlamentare të ndërshme e demokratike, të hyhet në rrugën e ndertimit demokratik të shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës, per të gjith shtetasit dhe qytetarët e Saj.
Shqiptarët nuk guxojnë ta humbin rrugën!