TRI ZANA MË DHANË GJI FUQI PËR LUFTË

0
354
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Nuk vjen më nën Rrap)

Jo! Nuk vjen me naze nën Rrap
Si dikur. Papritur, tinëz rrugës.
Qyteti, më nuk është aq i bukur
Struk nën Kala. Lumi, Vardar.

Ditët kanë Vapë. Netët – Mall
Rrapi po plaket. E pret Dimrin.
Borën. Mëkot, zgjatë kokën
Nuk vjen Ti. Ikën, dhe shokët.

Rrapi pret kot. Jo, nuk vjen Ti
Qyteti po flen. E zgjon Vjeshta
Dy netë me të cilën fjeta. Larg…

(Përpak desh e vrava Veten
me Dy shtambaverë-Miken)

Përpak, desh vrava Veten. Poezinë
Me një Ibrik raki rrushi “hallall”:
Dy shtamba me verë. Dhe, Miken.
Esull. Përplasa kokën keq për muri:
Rrugë. Shtëpi. Kopësht. Lum mali
As i gjallë. As i vdekur. I dehur.

Përpak, desh vrava veten. Poezinë
Me Dy shtamba verë. Dhe, Miken…

(Kot Shelgu Vajtues
më godet në ballë)

Herët, dal te bregu i Vardarit
Dhe, ulem si dikur nën Shelg.
Kohë, kur dilja not matanë Ure
Dallgët më shtynin prapaktheu:
Te Shelgu Vajtues me një Patë.

Moti kohë, nuk jam ulur në breglumi
Edhe pse, përditë kaloj Urën e Gurit:
Sot, nuk është më ai Shelgu Vajtues…

(Tri Zana më dhanë gji
fuqi për Luftë)

E vërtetë. Gratë, ato më bënë Poet
Dalldisën, më futën thellë në Det.
E, vetë rreziteshin në Diell. Breg:
Nuk ka problem. Dallgët i çaj Vetë.

Po, u rroka fytas me Stuhinë si Poet
Herë, me Krajl. E herë, me Mbret.
Tri Zana m’dhanë gji. Fuqi në Luftë:
Njëra, më priu para rrugës Vdekjes.
E, Dy të tjerat më mbanin përkrahu.
Dhiareve malit, për në BabaTomorr.

Me dhjetë plagë, u çova nga shtrati:
Shtatë sahat, Sot fluk Larg Vargun…

(Bunari i Babait para Shtëpisë)

Bunari i Babait para Shtëpisë
Në Kopësht. Ishte, edhe i thellë.
Çati, e kishte një Ftua. Gardh
Burimin e kishte nga NënÇuka.
Saqë, Babai kur e pastronte shpesh
Thoshte, nuk mund ta shterim dot:
Nën të gurgullon. Rrjedhë një Lum.

Bunari i Babit na rriti me ujë mali
Njerëz. Kafshë shtëpiake. Dhenë.
Kopështin mbante gjallë pa zhurmë
Dimri, nuk e gjente akull në gjumë…

(Gratë i kam tradhtuar
dhe më janë hakmarrë)

Gratë, Unë i kam tradhtuar. Dashur
Edhe, Ato më janë hakmarrë:
Tinëz, më spiunonin te Gruaja.
Miket, shanë pas shpine. Gazeta
Etiketime: Hjadut. Pornoman
Hamshor. Spiun. Dhe, Tradhtar.

Pamarrë parasysh: Unë i kam dashur
Nuk vodha si politikan. Po, si Poet.
Edhe, atë: Gjithë jetën, vetëm Gra…

(E përcjell Ditën me Diell
Dhe pres Natën me Hënë)

Miku yt i dashur Di, isha Dje
Sot, jam armiku yt i çmendur.
Librat, ma shtrojnë shtratin
Poezitë më mbulojnë Natën.

Macet ma prishin gjumin
Zgjohu, mik! Lindi Dielli!
Qershia në Kopësht rritet
Kutadi, Nesër prek Qiellin.

Unë me Libër para shtëpisë
Fytas me “armikun” e pabesë:
E përcjell Ditën me Diell
Dhe, pres Natën me Hënë…

(Bajlozi Zi nga Deti
e kërkoi për Grua)

Gjatë kohë, nuk erdhi në Shkup
E pash ëndërr nën Rrap. Hije:
Disa libra mbante në duar
Dy shtamba verë nën sjetulla.

Gji më dha. Fuqi për luftë
Plagët m’i shëroi me lotë:
Bajlozi Zi e kërkoi për Grua!
Jo, i thash: Pa ndarë mejdanin.

Lapsin e nxorra nga brezi
E qëllova në lule të ballit.

Gjumi më doli. Iku ëndrra…

(Fytas me Raki Rrushin
“armikun” e pabesë)

Përderisa, Qeveria bën luftë
Me “armikun e padukshëm’:
E, ai lirshëm shëtitet në Shkup
Unë, rri në shtëpi. Karantinë.
Nuk kam para për raki rrushi
Dy shtamba me verë të Mikes.

Përderisa, Qeveria do kujdeset
“Shpëtojë” nga koronavirusi:
Fytas rrokem me Raki Rrushin
“Armikun” e pabesë. Babushin…

(Askushi Sot nuk lexon libra)

Mëkot, shkruaj poezi. Libra
Askushi sot, nuk lexon erotikë.
Politikanët duan poste politke.
Para. Pasuri. Aspak, bibliotekë.
Miket, ua zë gjumi në Qeveri
Jo, si Mua të papunë rrugëve.

Pallate, ndërtojnë politikanët
Edhe, për fëmijët e fëmijëve.
E, Ti gërhet mes librave. Varr
Jastëk nate ke, Librin e poezive.

Dhe, të mos ishte pasuria e Babait
Pa çati, do vdisje dyerve Qeverive…

Shkup, 27 maj 2020 (Dalje nga karantina)