Dolën në qarkullim dy librat e mi,vëllimi me tregime”Mos Harro” dhe vëllimi me poezi “Lirikat e Vjeshtës” Për.kushte e kufizimit ië lëvizjes.tanipërtani do ta gjeni vetëm në libraritë e Vlorës. ,te Stavri(gjyqi i vjetër), te “Toena”te libraria përballë ambulncës dhe te gazetashitësi para hotel “Sazanit” Ditët e para të qershorit do të jetë edhe në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan.
Redaktore e Vëllimit me tregime është znja Iskra Tata ( Thoma), shkrimtare, kritike letrare, përkthyese, publiçiste, redaktorja e parë shqiptare femër. Redaktore e Vëllimit me poezi është zonjusha Alisa Velaj, poete, pedagoge e Gjuhës shqipe dhe letërsisë, botuese edhe në Letërsinë europiane.
Për Vëllimin me tregime :
Korektore letrare : Raimonda Hamo
Recezentë : Ahmet Brahimi, Fitim Mezini dhe Aurora Mezini ( Aliu)
Recezentë për problemet historike : Bukuroshe Muçaj ( Isaraj) , Durim Alushi.
Faqosja : Anthulla Papakroni ( Koço).
Kopertina : Adriatik Rama.
Për Vëllimin me poezi :
Redaktore : Kristina Petriti ( Papa)
Recezentë : Ahmet Brahimi, Bukuroshe Muçaj ( Isaraj)
Kopertina : Adriatik Ramaj.
Ç’pate
Ç’pate moj sorkadhe me mua të zinë,
Mallin pse ma zgjove nga gjumi hyjnor?
Po vitet thërmuar në një thyerinë,
Pse m’i afrove si flladin mbrëmësor?
Ç’pate moj thëllëzë me mua të mjerin,
Pse më ndeze eshkën , lagur nga një shi?
Nuk mundem të sjell dot si dikur ylberin,
Mos luaj me mua, se s’jam më i ri.
Ç’pate pulëbardhë, pse më hallakate,
Nuk hidhem dot dallgës për të kapur ty,
Afrohu me valën, se rinia vate,
Vala do prek bregun, unë do puth ty.
Ç’pate moj hënëz, me naze pse më sheh,
Pse rend nëpër qiell dhe më ndez dëshirën?
Fërgëlloj pas teje gjersa dita zbeh,
Përmallimin e natës dhe errësirën.
Ç’më kthyen sytë gri në jetën e vjetër,
Ç’më ndezën shpirtin, kur ftohur qe ai,
Koh’e vonuar përqas dashuri tjetër,
Mbi gjuhë flake, njëlloj si në rini.
Vjesht’ e jetës gjithë gjethet sa i shkundi,
Veç një degëz lakuriq nuk ka mbetur,
Edhe pse dimri inatçor e lëkundi,
Mbi pikla vese nektari s’është tretur.
Mos ma rrëmbeve ti muzgun në të shkuar,
Mos ti ia vodhe natës qetësinë?,
O Zanë mali, pëllumbeshë syshkruar,
Në një bjeshkë me aromë trëndelinë.
Si një mbrëmje maji me yje rrëzuar,
Në flakë hyjnore ndeze dashurinë,
Seç më dehe me mall e dhëmbje trazuar,
Më zbrite rininë në këtë lëndinë.
Ç’pate moj syshkruar që më vodhe gjumin,
Mos, se më lëndove plagën që më dhëmb,
Mjellmë që zëshuar e përshkove lumin,
Të prita qetë, u frika mos të trëmb.
Ç’pate moj puhizë, ëndrën pse ma more,
Se ne ëndrat na lumturojnë tani,
Pse vjen mbi krahë në netë ëngjëllore,
Mos e nxit thinjoshin në mëkat të ri!
Pajtim Xhelo, 23 maj 2020
Ajo ditë po vjen
Bir’ i Zotit nuk lindi nga mëkati,
E solli në jetë një virgjëri,
Ëndra dhe zili për pushtet nuk pati,
Po nxiti në shpirt paqe dhe liri.
Bir’ i Zotit nuk kërkoi kurorë,
Fjal’ e tij ish vyrtyt e urtësi,
Mos e pa ndokush me shpatë në dorë?
Apo të dhunonte ndonjë njeri?
Edhe vdekjen e pati të munduar,
Pa për vrasësit kërkoi mëshirë,
Bir’ i Zotit, përjet’ i shenjtëruar,
E la botën det pa fund me trazirë.
Të vetmin bir në Tokë solli Zoti,
Përtej frymës së tij në virgjëri,
Mëkati që sundonte që motmoti,
E ndëshkoi me shpatën pabesi.
Ky ish njeriu, ky ish njerëzimi?
Ëngjëllin shpëtimtar e kryqëzoi?
Nëpër terr hodhi hapat poshtërimi,
Dhe gjaku i lig të rridhte nxitoi.
Nga ai çast sa vite rrugëtuan,
Kohët përcillnin ca etjelubi,
Mëkatet e vjetër kurrë s’harruan,
Të sillnin burim për krimin e ri.
Mbi këtë botë qeshte ligësia,
Kur flakëve digjej shpirti i ri,
Tani lum’ i gjerë zbret pabesia,
Mashtrimi është veshur si Liri.
Mijëra hajdutë dhe gënjeshtarë,
Rehatuar në ndenjëset e nderit,
Të përbaltur, kriminelë, zuzarë,
Si hiena në arenat e sherrit.
Pak vite pas erës së re mëkati,
Vrau nderin dhe u ul këmbëkryq,
Zhgabërryer trup e shpirt nga inati,
Të frikur po na mbajnë n’udhëkryq.
Si shpatë mbi kokat tona, tmerruar,
Pas dymijë vitesh presin të vi,
Jezu Krishti që e patën ndëshkuar,
Po i ndrydhin popujt në robëri.
Dymijë vite qe biri te Ati,
Bota jonë nuk ndjeu qetësi,
Edhe ndonjëherë kur paqia zgjati,
Vinin papre rrebeshe dhe stuhi.
Ja, çasti i shpëtimit po agon,
Se në mëngjes do vi sërish Ai,
Më besoni miq, dita po afron,
Për Liri, Barazi, Vëllazëri!
Pajtim Xhelo, 21 maj 2020