TREGIMI BIBLIK PËR FESTËN E BAJROMIT…

0
418
Rembrandt - Abraham Serving the Three Angels

30 ditët e Ramazonit,
as kom honger, as kom pi e,
kur t’vijë dita e Bajromit,
bashkë me lalen do pi raki e… :p

Ramiz Gjini

“Kur Ibrahimi iu afrua vendit ku kishte vendosur ta therte të birin, Ismailin, filloi t’i tregojë se kishte parë ëndërr se duhet ta therte atë. Ai i tha te birit:
– Djali im, më ështe fanitur në ëndërr me të pre në qafë si berr, me të ba kurban. Çfarë thua ti për këtë?
– Baba, bëj atë që të urdhëron Zoti, e unë do të duroj! M’i lidh sytë dhe therëm sa më shpejt, që dhimbja të jetë sa më e lehtë!”
Vazhdimi dihet, thika nuk e priste qafën e butë të djalit, ndërsa e çante gurin në katër copash….

Këtu e ka zanafillën festa e kurban Bajramit. Tani imagjinoni, sikur një prind sot, të shikojë një endërr, ku Zoti i thotë të therë të birin.
Cili prind do ta bënte një gjë të tillë, vetëm pse pa një ëndërr?

Çfarë Zoti ështe ai që i kërkon një prindi të presë në qafë femijën e tij?!
E di çfarë? Hani mish e pini ndonjë gotë vere dhe t’iu bëjë mirē.

Si te ngopeni, tregoni edhe ndonjë përrallë tjetër, por jo kaq kanibaleske sa kjo, që na ka ardhur nga shpellat, tashmë të pabanueshme.