Studiuesit gjejnë çelësin e kursit të rëndë të koronavirusit

0
652
Coronavirus - Çelësi

oe24.at, 23 maj 2020

REAKSIONI I FLAKJES SI NË RASTIN E TRANSPLANTIMIT

Gjetja e re mund të ndryshojë trajtimin e simptomave të koronës.

Studiuesit publikuan gjetjet e reja mbi virusin e rrezikshëm të koronës në revistën e njohur “New England Journal of Medicine” të Premten. Ata zbuluan se përveç mushkërive, Sars-CoV-2 prek kryesisht enët e gjakut. Në dallim nga viruset e gripit, Sars-Cov-2 “kryesisht prek strukturat e enëve të gjakut (qelizat endoteliale) dhe çon në një përgjigje të rritur inflamatore, të krahasueshme me një reagim refuzimi pas transplantimit të organeve“, përmbledh ekipi hulumtues i një studimi ndërkombëtar nga klinikat universitare në Wuppertal, Harvard, Basel, Leuven dhe Hanover rezultatet e tyre së bashku.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë treguar dëmtimin e theksuar dhe të gjerë të enëve të gjakut, që zvogëlojnë furnizimin e gjakut në organet fundore, siç janë mushkëritë, zemra, veshkat apo truri. Ata besojnë se ky dëm çon në komplikime në pacientët me korona. Në mënyrë të veçantë, ekzistojnë të ashtuquajturat mikroembolizma, okluzionet më të vogla vaskulare që parandalojnë furnizimin e duhur të organeve me gjak.

Bazuar në rezultatet e hulumtimit, shkencëtarët parashikojnë që mund të lindin qasje të reja për trajtimin e komplikimeve të sëmundjes. “Ne tani e shohim Covid-19 më pak si sëmundja e vetme e mushkërive, kështu që kufizimi i vërejtur i rrjedhjes së gjakut dhe formimi i enëve të reja të gjakut mund të jetë një qëllim i ri i masave terapeutike në të ardhmen“, thotë Hans Michael Kvasnicka, drejtor i Institutit për Patologji dhe Patologji Molekulare në Spitalin Universitar Helios në Wuppertal për “Focus.de”. Përmbajtja e kaskadave inflamatore në organizëm mund të jetë në plan të parë.

Përktheu: Arben Çokaj