Artan Imami përplaset me Arjan Çanin: Pronari jot rrafshoi Kinostudion dhe s’e hapët grykën…

0
448
Imami - Çani - Frangaj

Ti dhe shokët e tu merrni miliona dhe nuk folët kur u zaptua gjithë ajo pronë ku prodhoheshin filma

Teksa po zhvillohet një debat i ashpër lidhur me Teatrin Kombëtar, aktori Artan Imami ka “shpërthyer” ndaj gazetarit Arjan Çani, i cili po shprehte pikëllimin e tij për shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar, për t’i lënë vendin të riut.

Ata janë përplasur me njëri-tjetrin, duke degjeneruar edhe në fyerje personale.

Imami i ka kujtuar Çanit zaptimin e ish Kinostrudios, vend tek i cili Aleksandër Frangaj ka ngritur disa televizone, ku një pjesë prej tyre i ka shitur.

Aktori i ka kujtuar Çanit këtë skandal të madh, duke nënvizuar se asnjë prej tyre nuk ka folur duke e konsideruar si hipokrizi qasjen e sotme.

Teksa po flisnin për argumentet pro dhe kundër, Imami e ka pyetur se pse nuk ka folur për zaptimin e ish Kinostudios, vend ku sot është TV Klan.

Pjesë nga biseda:

Arjan Çani: Mendoj se aty ka një interes të madh financiar.

Artan Imami: Jo, jo nuk është ashtu dhe unë mund t’jua argumentoj por vazhdoni Çani, pasi të përfundoni ju.

Arian Çani: Ju lutem do i thoni Imamit të pushojë se nuk flas dot kshu.

Artan Imami: Ahahahahhahaha

Arjan Çani: Jo po mos qesh se nuk flas dot kështu.

Artan Imami: Ahahahahah

Arjan Çani: Ore s’jemi në studio ne dhe nuk funksionon kështu.

Artan Imami: Do të doja të të kisha në studio dhe të flisja përballë me ty.

Arjan Çani: Epo doja të shmangesha se s’dua të zihem me ty…

* * *

Artan Imami: Je injorant.

Arjan Çani: Mos më fyej.

Artan Imami: Nuk është fyerje. Nuk di asgjë në këtë fushë.

Arjan Çani : Në qoftë se nuk ke marrë gjë dhe bërtet kot, qenke budalla. Je bërë gazi i botës, po qeshin njerëzit me ty.

Artan Imami: Mos bëj si gjithollog.

Arjan Çani: Mos mashtro. Mos gënje publikisht. (TemA)