Rama në sulm për Teatrin: Fëmijë bastard, jo pjella e vërtetë e arkitektit Italian

0
331
Edi Rama - Kuvend

Express, 21 maj 2020

Kryeministri Edi Rama është hedhur në sulm gjatë fjalës së tij në parlament dhe e ka cilësuar godinën e Teatrit Kombëtar, si një ‘bastard’ dhe jo fëmijën e vërtetë të autorit italian Giulio Berté.

Rama argumentoi se pse sipas tij, as në regjimin e shkuar e as në qeveritë e tjera më pas, godina nuk u konsideruar kurrë me vlerë dhe nuk ka qenë e as ishte pjesë e momumenteve te kulturës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Mirëpo çdo njeri ka dobësi e kur mbi të gjitha vjen gjumi e kapesh në gjumë teska je duke ëndërruar se ke trimfuar dhe hap sytë e sheh që kalaja ka rënë, ka shumë dëshpërim, është i pangushëllueshëm, sepse ngushëllohet dëshpërimi nga ti, i atyre që humbin një beteje kur kanë përcaktuar rrugën e objektin, por jo të atyre që kanë zgjedhur një beteje në rrugën e gabuar me objektin e gabuar.

Habitem si nuk na kanë njohur akoma, e nuk do donin të kuptonim se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi. Dikush më çoi një SMS e më tha “po si mor burrë, mirë nuk u lodhe por nuk iu ndave deri sa e prishe, nuk u mërzite 21 vjet”.

Përgjigjja është shumë e thjeshtë, nuk kam ardhur e nuk bëj politikë për të kapur ça të kap, unë kam ardhur në një politikë për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia, nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor, se unë jam i politikës së bindjeve, ndërkohë që duke u kthyer te dhimbjet dhe lëndimet ia vlen të vazhdohet e flitet se shumëkush pafajësisht që s’ka lidhje fare direkt, as me ata që humbën kështjellën e hipotekuar e të zënë me forcë prej vitesh por as me vetë teatrin, po si shkoni dhe i bini një godine të vjetër, bota nuk i prish, i ruan, atëherë kërkon shpjegim dhe kam një pyetje për të gjithë:

A e dini ju se ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi, e që është shitur dhe në mediat dhe zyrat e huaja si vepra e prishur nuk është realizuar kurrë, autori nuk e ka njohur kurrë pjellën e vet si të tillë, se ai projekt filloi për të qenë ai që duket në vizatimet e arkitektit Italian, por nuk vazhdoi, erdhi lufta dhe tironsit me mustaqe hijerënda që flasin në emër të asaj kohe, a e dinë që në hartën e Tiranës, në kopshtet e Tiranës u mboll grurë në atë kohë, sepse u thjeshtuan të gjitha projetete e godinave, godina e TK nuk është fëmija i logjshëm i autorit Italian por fëmija bastard i një marrëdhenie mes autorit dhe autores që ishte lufta fashiste, që duhej ushqyer me para dhe me grurin e mbjellë në parqet e Tiranës e në koshptet e Tiranës.

Ishte vepër e mbrëtërisë thotë mustaqja, po u nis, por mustaqet kanë një gjë, duket po nuk dëgjojnë, u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertizat si vepër e denjë për t’u futur në listën e monumenteve të kulturës…