Dëgjoni artistët, që duan Teatrin e Ri mbi gërmadhën e vjetër

0
558
Teatri i ri kombëtar

Nga Çlirim HoxhaGazeta Illyria

Teatri i vjetër Kombëtar duhet të shembet. Një tjetë Teatër i ri Kombëtar duhet të ngrihet mbi gërmadhat e të vjetrit.

Në Londër u shemb stadiumi historik dhe emblematik “UEMBLI” dhe nuk u ngrit kundër asnjë britanik, në vend të tij u ngrit “UEMBLI” i ri.

Në kulmin e debateve për shëmbjen e godinës karakatinë të Teatrit Kombëtar, sot aktorë dhe regjizorë, shkrimtarë dhe dramaturgë kanë firmosur një peticion drejtuar krerëve të politikës shqiptare, në të cilën, pasi përsërisin nevojën e ndërtimit të një teatri të ri bashkohor, u bëjnë thirrje që të heqin dorë nga politizimi i kësaj çështje. Në peticion ndër të tjera thuhet:

Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, detyrohemi sot të rimerremi me një debat të shteruar plotësisht, të cilin nga ana jonë e konsiderojmë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe të interesit të komunitetit tonë! Me anë të këtij peticioni publik, nuk duam të flasim më për nevojën e lashtë që komuniteti ynë ka për një Teatër të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, i cili duhet të ndërtohet pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues, sepse ai truall ka qenë, është dhe duhet të mbetet trualli material e shpirtëror i komunitetit tonë në breza.

Ndaj, të nderuar zotërinj, kërkojmë nga Ju të mos përziheni më me nevojën urgjente që ka komuniteti ynë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar! Sepse boll dekada janë djegur duke pritur që të merreni vesh Ju me njëri-tjetrin për zgjidhjen e këtij halli jetik për ne. Keni boll punë të tjera edhe më të mëdha, prandaj me konsideratën më të lartë, ne Ju kërkojmë të mos kërkoni tek Teatri Kombëtar as punë dhe as masha për këtë punë!

Kryeministri Rama le të merret me Armikun e Padukshëm, Lulzim Basha le të merret me Ramën, Presidenti Meta le të merret me Kushtetutën, ndërsa ne të mos merremi më nëpër këmbë me ose pa dashjen Tuaj!

Sa për ata pak kolegë dhe “kolegë” që mendojnë se kanë marrë përsipër të mbrojnë godinën, shumicën e të cilëve nuk i njohim kush janë apo disa i kemi edhe miq (pavarësisht se nuk e gjejmë dot mbi çfarë karriere skenike kanë monopolizuar dhe devijuar totalisht kauzën tonë), ne kemi lutjen publike që të ndahen nga politikanët! Sepse Teatri Kombëtar nuk është “Astiri” dhe skena kombëtare nuk është “tokë e xanun”!

Historia e Teatrit Kombëtar nuk shkruhet tek dera e godinës, po në qendër të skenës!
Duke ju uruar suksese në punën Tuaj dhe shëndet në familjet Tuaja, urojmë që të mos e konsideroni këtë thirrje publike si një letër më shumë pa përgjigje.

Aktorët pro-teatrit të ri

Me respekt,
Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi, Pëllumb Kulla, Arben Kumbaro, Marjana Kondi, Hervin Culi, Luli Hoxha, Laert Vasili, Salsano Rrapi, Gazmend Paja, Lulzim Zeqja, Genc Shkodrani, Gjergj Mena, Iliriana Basha, Marin Orhanasi, Iliriana Basha, Bajram Dosti, Ledio Lako, Aleksander Grami, Eriona Kakeli, Erblin Bajko, Jorkë Brokaj, Roland Saro, Edmond Rrapi, Kristo Cala, Albana Perhati, Dervish Biba, Algiona Aga, Alex Seitaj, Agim Bajko, Nikolla Llambro.

Ndërkohë, të tjerë personalitete të fushës së artit i janë bashkuar kolegëve të tyre, duke firmosur peticionin për ngritjen e Teatrit të Ri Kombëtar dhe duke iu bashkuar thirrjes se, politika duhet të qëndrojë larg kësaj çështjeje, e cila u përket vetëm artistëve.

Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Albert Minga, Agim Bajko, Karafil Shena e shumë të tjerë, janë emrat e rinj i janë shtuar firmëtarëve të peticionit drejtuar pasditen e sotme Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për t’iu përsëritur edhe njëherë vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.

Dhjetra aktorë dhe regjisorë e kanë firmosur peticionin, i cili në fakt është peticioni i tretë që i drejtohet krerëve të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar që nga viti 2018, ku deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër.

Mes figurave të njohura të artit e veçanërisht skenës së teatrit janë Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi, por edhe dhjetra të tjerë.

Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Albert Minga, Dhimiter Orgocka, Agim Bajko, Nikolla Llambro, Armando Bora, Vangjel Agora, Karafil Shena, Guri Koço, Ligoraq Riza, Kristian Koroveshi, Shkelqim Jaupi, Paola Kodra, Ilda Pepi, Erjola Meta, Blerta Belliu, Mateus Frroku, Adrian Cerga, Xhuliano Brisku, Ina Gjonci, Ledjon Zoi etj.