Nga Binak MAXHARRAJ
Dje Kryeministri ne detyrë Albin Kurti dha alarmin në Facebook se është kërcënuar nga njëfarë “Garde Vullnetare Shqiptare“.
Policia e Kosovës është në hetim dhe në gjurmim te rastit.
Por Kurti thekson së për “gjendjen e sigurisë, nuk është që unë mund ta vlerësoj atë, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bën një gjë të tillë”.
Dhe vazhdon se kërcnimi dhe frigësimi ishte më shumë për Gjykatën Kushtetuese, qe te ndikohet në marrjën e verdiktit rreth dekretimit jokushtetues te Hashim Thaqit te një qeverie te re antikushtetuese, pa pjesëmarrjën e fituesit te zgjedhjeve.
Edhe ne te kaluarën ka patur kësofarë grupe te frustura, qe për qellimet e tyre kanë kërcënuar, shantazhuar, por asnjlherë nuk janë përballë me realitetin.
Nuk thotë kotë populli “ujku don mjegull”.
Edhe kjo farë “Garde Vullnetare Shqiptare”, e cila ka mund te leshonë këtë pamflet nga çdo anë e rruzullit tokësore, sepse këtë e mundëson fb. mund të jetë inegistente, e pa qenë, e trilluar nga dikush.
Të behën këso lojrash te pista ne Kosovë kur vendi është në një kolaps politik, ekonomik dhe social të cilën e sollën pushtetarët tonë, sepse këto kohera për ta janë “mjegull”, ku ata mund por edhe në kohë pandemie t’i realizojn ambicjet e tyre te pista, anti ligjore dhe anti kushtetuese.
Dhe këto lojta në kohë “mjegulle” politike mund te jenë te ziera ne kuzhinat e vetë të atyre te cilët Kosovën e shohin duke ecur në mjegullnajë. Kërcënimet mund te jenë te frustruar nga individë dhe grupe mafioze nga ana e kupolës së krimit te organizuar e cila e sundon Kosovën qe 20 vjet e kendej, më te vetmin qellim qe te krijor turbullira në kohën kur Gjykata Kushtetuese te jepë verdiktin për dekretin te Hashim Thaçit ne dobi te vetin.
Dhe kjo mund te jetë e vertetë sepse shtohet pyetja pse kjo farë “Gardë Vullnetare Shqiptare”, e kërcnon vetem Albin Kurtin dhe Gjykatën Kushtetuese?
Por nga kjo “Gardë Vullnetare Shqiptare” nuk kërcënohet edhe Hashim Thaçi, i cili në këto ditë është më i përzieri në “punet e brendëshme” te kësaj Gjykate me zhantazhe të llojit te vetë.
Kjo te bënë me dyshua se nga po vijnë ernat qe po i fryejnë dhe drejtojnë këtë individ apo grup te frustuar idividesh për qellime te këtilla të piseta të cilët mundohën qe edhe në këtë kohë të komploteve politike dhe pandemie ne Kosovës të krijojnë mjugullira, kërcnime, shantazhe të kërcnohet edhe populli qe të mos e ushtroj te drejtën e tyre për protesta te dinjitetshme dhe paqesore.
Këta qe qendrojnë pas kësaj “Garde Vullnetare Shqiptare”, e qe mund te jete edhe kupola e krimite te organizuar ne Kosovë duhet ta dijnë së nuk mund të frigesojnë dhe shantazhojnë popullin popullin përgjithmonë.