Si nuse e stolisur, me kurorë – poezi kushtuar dëshmores Ganimete Gjylani

0
2332
Ganimete Gjylani

Mona Agrigoroaiei, 24 tetor 2014

Si nuse e stolisur, me kurore

Poezi kushtuar dëshmores së kombit, Ganimete Gjylani (6.4.1979 – 23.8.1998)

Në fytyrën e saj të njomë, buzëqeshte dielli,
shqiptarinë e së bashku me të gjithë qielli
Shkemb graniti dhe lis i gjatë
Fluturon Ganimetja, shqiponjë ballëlartë.

Buzeqesh Ganimetja –
rrezet e buzëqeshjes të saj
nxehin shpirtrat e luftëtarëve
Buzeqesh Ganimetja –
Flakë e gjallë
në zemrën e gjithë shqiptarëve.

Luftëtaret trima nuk vdesin kurr’
Në istikame gjithëmonë,
për qëndresë,
për liri e flamur
Në UÇK-në madhështore
Si nuse të stolisura, me kurorë.

Rumani, 24.10.2014