KUKUMËSHEFTAS NËN RRAP ME ZONJËN VDEKJE

0
401
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Zonja Liri – Xhadi
Nuse në Shkup
)

Stërgjysh! Dervish, o Kaçak Mali
Krahu djathtë i Dervish Carës:
Që, e çliruat Shkupin nga Turqia
Katllanovë (1844), e bëtë Namin.

Baba, me “nagëntin” në brez. Nanë
Vëlla, e Motër. Dhe, Grua besnike:
Pesëmbëdhjetë vëllezër të Vdekur
Fëmijë, rrëzë Çuke, që lindi Nana!

Frikë kam të vij pranë jysh, në Varr
Rrëzë Çukës Dardane Ilire. Guri Zi.
Shkaku, se: Unë jam, “problematik?!
I sëmurë nga Poezia. Nuse, Liria:
Zonjën Vdekje Dje, e mora Grua.
Pa pajtimin tuaj tradicional familjar
Në këtë Jetë. Nuk e dua n’atë Jetë.
I kërkova divorc. E nxorra në rrugë
Udhëkryqe. Atje, në atë Jetë. Ferr
Nuk e meritoj Parajsën. Lulet. Gratë.

Gjithë jetën, kam dashur Ferrin. Zjarrin
Ehu, Nanën! Varreve, do e prish rendin:
Helmoj të vdekurit me Poezi. Libra.
Maleve, do t’i zgjoj nga varret burrat
Kryengritje, Sot t’i shpëtoj të gjallët!
Luftë, do t’i shpall edhe vetë Zotit.
Arsye: Nuk më deshi Zonja Vdekje
Punemadhe, më do Poezia. Vargu.

Ferrin, e kam parë me sy në këtë Jetë
Zonjën Liri, Xhadi: Nuse, në Shkup!..

Shkup, 15 Maj 2020

(“Besa” më rri mbi krye
këmbëkryq nën Rrap
)

Mike, Di: Na ranë, mbi krye
Shumë Luftëra Ballkanike:
Robëri partiake. Provokime
Dënime policore. Burg. Liri.

Kohën e fundit, dhe koronavirusi
“Armiku i padukshëm”. Zonja Vdekje:
“Rrini në shtëpi! Lani duart me sapun!
Mos dilni në rrugë pa maska! Qytet”
Distancë, dy metra larg me Miken Di!

Nuk i besoj, as Këmishës Time. Leckë
Sonte, me të cilën kaloj Natën me Hënë…

(Athua Mikja Di e mori
burrë koronavirusin
)

Sot, çka bën Mikja Di? Azganja
Koronavirusi, na shpalli Luftë:
E burgosi Botën. Veshi me maska
Vetëm Zonjën Vdekje e la të lirë
Kafshët. Ushtrinë. Dhe, Policinë.

Sot, çka bën Mikja Di? Azganja
Zonja vdekje, kur shëtitë lirshëm:
E veshur me ferexhe. Maskë të zezë?

Athua, e mori burrë koronavirusin?!…

(“Kashikarat” e rakisë rrushit
Verë e Dimër në çantë
)

Verë e Dimër ecte me çantë krahut
Xhepave, së cilës Veten në shpinë:
Kartën e identitetit. Pasaportën
Patent shoferin. Lejen e qarkullimit
Një Libër të “rrezikshëm”. Lapsat.

Verë e Dimër, ecte me çantë krahut
Herë – herë, uleshte nën Rrap. Hije:
Kokë më kokë me Rrugaçen Di
Etjen e shuante me Dy Shtamba verë.

Koronavirusi e burgosi në karantinë
I tha: Rri dy metra distancë me Miken
Shtambave verë. “Kashikarave” rrushit!

“Parkut Grave”. Heroinave, në Shkup…

(Kukumësheftas nën Rrap
me Zonjën Vdekje
)

Gjysma e Jetës sime, iku në karantinë
Porosi. Rregulla. Dënime. Edukatë:
“Rri në shtëpi! Laj duart me sapun
Distancë, dy metra larg me Gruan!
Në verandë, imito Arushën me dajre
Duarve, bjeru shuplakë. Hidh valle”!

Shpesh paraqitet një zë gruaje me telefon
Po. I përgjigjem. Kush ju duhet, Zonjë?
Kalosh Çeliku. A, është në shtëpi burri?
Kush e kërkon, Zonjë? Burrë, apo grua?
Zonja Vdekje. Ai më ka kërkur për grua.
Jo, Zonjë! Kaçak, ka dalë nën Rrap. Hije
I armatosur me Dy shtamba verë të Mikes.

E mashtrova, kësaj radhe Zonjën Vdekje
Veten, e gostita me dy gota raki rrushi.

Pak më vonë: I njëjti zë gruaje në telefon:
Alo, Kalosh Çeliku? A, është në shtëpi?
Jo, Zonjë. Posa doli te “Parku i Grave”.
Zotëri, po masat Qeveritare? Ora policore?!
E di. Po, Ai atje është izoluar në karantinë.
Përsëri, e mashtrova Zonjën Vdekje. Dhe,
Kukumësheftas ndiqemi në Orën Policore.

Gjysma e Jetës sime, iku në karantinë
E, gjysma tjetër, te “Parku i Grave”:
Kukumësheftas, Rrap me Zonjën Vdekje…

(Dy “kashikara” me raki rrushi
i hudha në Lëmë
)

Dy “kashikara” me raki rrushi. Bomba
I hudha në Lëmë. Këmbët e Qershisë.
E, Ajo nuk u trembë. U shkundë
Kokërra, shkrepi mbi mua. Kokë.
Veten, strehova pas trungu. Qesha:
Armët e mia Lapsat, nuk hapin zjarr
Po, vargje – Jetë. Që, vjellin flakë.

Dy “kashikara” raki rrushi. Armë
I hudha në Lëmë. Këmbët e Qershisë:
Trëndafili, shpërtheu lule. Ftoni fruta…

(Merre edhe një kalavesh
për veshin tjetër – Libër
)

Degës Qershisë, në Kopësht
Ia këputa një kalavesh qershi.
Thashë: T’i varë në vesh. Vathë
Si dikur moti fëmij, në Katund.

Edhe, turrem pas luleve. Livadhit
Kokërr shpine, shtrihem nën hije.
Lisi, midis Livadhit. Rrëzë Çuke
Librat e këndimit, të Vëllait Madh:
Vjershat e Asdrenit. Xha Naimit.

Degës Qershisë, në Kopësht
I këpus një kalavesh qershi:
Edhe, pse i dhimbëti zemra
Tha: merre, dhe një kalavesh
Mik, për veshin tjetër. Libër!…

(Rrugë me arna)

E arnoi sistemi komunist. Partia
Arnë përmbi arën me vite. Setre:
Yje të kuq. Pulla hekuri. Flamuj
Tym e mjegull e shaluan Diellin
Natën, pa yje e zbritën në shtëpi.

Vite më vonë, e arnoi Demokracia
Arnë përmbi arnë. Gunë të zezë.
Çdo katër vite me zgjedhje lokale
Zhurma partiake. Premtime lirie:
Shkolla shqipe. Libra. Lektyra.
E, kur një katundar, reagoi në sallë:
U tha: Ne, zotëri, nuk kemi fëmijë.

Politikani, ngriti zërin në foltore:
Nëna Parti, do lindë edhe fëmijë…

(Lamtumirë Mik – Vëlla)

Lamtumirë, Mik! Vëlla burgu
Tre muaj, bashkë në karantinë:
Porosi Qeveritare: “Rri në shtëpi
Laj duart me sapun! Distancë:
Dy metra larg me Miken Di”!

Përndjekje, nateditë. Ushtri. Polici
Dhunë. Shoqërim në burg. Dënime.
Dita erdhi, Fundi. Përshëndetemi:
Lamtumirë, Mik! Vëlla burgu besnik.
Ika. Po, më pret një tjetër “armik”…

Shkup, 19 Maj 2020