Poezi nga libri (JEHONA E ZEMRAVE TONA)
Sali Leka
Po, po ti je yll, ylber e diell për ne.
Me lavdi jehonike, eposike, historike për komb e atdhe.
O Gjergj Kastrioti, o Skenderbej i pahaarruar.
Ai që të harron e nuk të kujton ty.
Do të verbohet e nuk do të shikoj me sy.
As fytyren e vet, as vëlla e motër, as baba e nënë.
As hemisfer e planete, as galaktikë e hënë.
As diell e atmosferë, as qiell me yje.
As pranverë me lule e trendafila, as male me pyje.
Skenderbej o vigan i vitalizuar besnik i admiruar.
Me jehonë në lindje të botës deri në Sudan e Abisini.
Nga perendimi me jehonë në Irlandë, Angli dhe Skoci.
Lavdia jote eposike u përhap në Spanjë e Portugali.
Se Amerika, Kanadaja e Meksika akoma nuk ishin zbuluar.
Gjergj Kastrioti Strateg ushtarak me besë, fe e traditë.
Nuk u frikësua nga binbashet as nga çaushet e dallkaukët.
As nga kamejkanët, zabitllarët, as nga halldubët e zullupët.
Skenderbeu i betuar për komb e atdhe.
Nuk i lejoi në Prizren, as në Ohër e Devoll.
Fort ua mbylli shtegun e u zuri pritë.
Në Shkup ,Kumanovë, Sfetigrad, Vardar e Manastir.
Në Preshevë, Gjilan, Kaçanik, Dibër e Trovioll.
I prapsoi i ktheu mbrapa asqer jeniçer afije e vezir.
I përplasi i gremisi në Marmar e Bosfor.
Me jehonë e triumf i ndaloi i urdhëroi.
Në Anadoll rrini, mos lëvizni e në Ballkan mos dilni.
Drejtpërdrejt i sqaroi i shpjegoi.
Në Anadoll mbillni korrni e shisni.
Vishuni si të doni qeshni e flisni.
Unë jam Arb e Dard, Pellazg e Alban-Ilir.
Rrëfej e predikoj idenë e fenë e drejtë të vërtet.
Flas e dialogoj ashtu si di e jetoj si dua vetë.
Jam Gjergj Kastrioti me shpat e shigjet.
Edhe une poeti këndoj e nuk ndaloj.
Edhe kur udhëtoj me avion e vapor.
Edhe kur vrapoj si çiklist e skiator.
Gjergj Kastrioti sojnik e kreshnik e liberator.
U tha haptaz e serioz selxhuko-osmanve.
U foli serbez e ekolloz pagano-otomanve.
Jam Arbo-Albanez, me rregull, terbijet e yrnek.
Vishem e qendisem me xhamadan, xhufk e jelek.
Paisem e forcohem me parzmore e hark çelik.
Jo, kurr nuk vishem me xhyb fes e tak.
Sajdisem me lezet, seder e merak.
Dal në Mitrovicë e deri në Ibrik Tepek.
Aty i kam sinur e taprak, kufi e cak.
Edhe unë poeti shkruaj e shkruaj pa përtim.
Këndoj e jehoj me betim e admirim.
Gjergj Kastrioti tribun epik eposik.
Askujt si hyre në borxh, as ne hak.
Sa ishe gjallë me shpirt zemër e gjak.
Nuk fjete një natë në dyshek e jatak
Por luftove nëpër Arbëri rreth e përqark.
I zbardhove ditët i kalove vitet.
Në istikam e pozicion me gjerdan e jatagan.
Se ti linde sakllam, vital vigan.
Jehona jote për komb atdhe e vatan.
Shekull mbas shekulli Akoma do të rritet.
Lavdia jote do të përhapet në 5 kontinente.
Shembulli e triumfi yt meriton 5 milion komplimente.
Ti ishe Gjergj Kastrioti fisnik e besnik.
Me i miri trim e luftëtar sojnik.
Me i drejti guximtar për flamur e mejdan.
Me i larti krenar me bes e fe.
Ti ishe e je yll, ylber, e diell për ne.
I gjall ishe me trup ne shekullin e katërmbëdhjetë.
Edhe sot me shpirt i ringjallur je.
O lum o lum ata e ato që ty.
Të kujtojnë me admirim betim e lezet.
O lum o lum ata e ato që për ty.
Çdo vit me jehonë gëzim e vullnet.
Dashin më të madh e bëjnë kurban e flijim.
Me 6 maj dita e bekuar e Shëngjergjit iradin.
O lum ata e ato Gjergj që si ti janë me guxim e kiafet.
O lum ata e ato që për ty Gjergj për ty!
Bëjnë meshe e kungim me ilmin e Amin.
Ata e ato nuk do të shohin keq me sy
Por të lirë do të jetojnë e do të jehojnë.
Mbi çdo ligësi e padrejtësi do të triumfojnë.
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
SHËNIM EKSPLUZIM ME 8 VARGJE POETIKE
O lum sa mir për ata e ato që për komb e atdhe.
Japin çfarë kanë fonde monetare edhe pasuri.
O lum sa mir për ata e ato që besojnë e predikojnë.
Fen e vërtet hyjnore të dobishme për jetën njerëzore.
Fen e drejtë, paqësore, humaniste shembullore.
O lum sa mir për ata e ato që bisedojnë e këndojnë.
Me jehonë dor për dore me gëzim e harmoni.
Edhe me krenari etnike për çdo njeri në Shqipëri.
Tiranë, Maj 2020