FOTO: Tallash, kartona dhe kompesatë, ja me çfarë ishte ndërtuar Teatri

0
749
Mbetjet e teatrit kombëtar

Gazeta Dita, 17 maj 2020

Pas ndërhyrjes në orët e para të mengjesit, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ajo çfarë ka ngelur nga ky aksion janë tallash, kartona dhe kompensata.

Këto janë materialet me të cilat është ndërtuar kjo godinë nga italianët në kohën e fashizmit, e cila më vonë u përshtat si teatër.

Një nga arsyet që ka sjellë dhe shembjen e kësaj godine kanë qenë materialet e dobëta, që janë përdorur dhe pamundësia për të ndërhyrë për rikonstruksionin e saj.

Ndërsa Instituti i Monumenteve të Kulturës, në vitin 2007, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e përjashtonte Teatrin Kombëtar nga lista e monumenteve të kulturës, pasi për ekspertët ishte e cilësuar si godinë pa vlera.









j.l./dita