Aksion pa zbardhur dita, shembet Teatri Kombëtar

0
2367
Shembet Teatri kombëtar

NewsBomb.al, 17-05-2020

Shembet një pjesë e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës, pas një aksioni të Inspektoriatit të Territorit, që nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës së 17 majit.

Forca të shumta policie kanë shfrytëzuar këtë moment për të rrethuar zonën, duke kryer njëkohësisht edhe shoqërimin e disa aktivistëve dhe aktorëve, që kishin vendosur të kalonin aty natën, me shpresën për të penguar shembjen e godinës dhjetra vjeçare. Zona pranë Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme është rrethuar me gardh, ndërsa prezent janë edhe disa automjete të zjarrfikëses.

FOTOGALERI- Kushte të frikshme sigurie/Teatri Kombëtar i ndërtuar me kompensata, kartona dhe tallashhttps://ata.gov.al/2020/05/17/fotogaleri-kushte-te-frikshme-sigurie-teatri-kombetar-i-ndertuar-me-kompensata-kartona-dhe-tallash/Një nga arsyet që ka sjellë dhe shembjen e kësaj godine kanë qenë materialet e dobëta që janë përdorur dhe pamundësia për të ndërhyrë për rikonstruksionin e saj.Siç shihet edhe nga fotot që sjell Agjencia Telegrafike Shqiptare, struktura e tij ishte me rrezik shumë të lartë zjarri e kushte të frikshme sigurie për artistët dhe publikun.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Sunday, May 17, 2020

Pas një beteje disa vjeçare, aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, me përkrahjen e forcave politike të opozitës jashtëparlamentare, nuk ia kanë dalë të ndalojnë shembjen e Teatrit. Të premten gjatë natës në Teatër qëndroi kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa të shtunën kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Pak ditë më parë qeveria kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës. Menjëherë më pas Këshilli Bashkiak mori vendimin për shembjen e godinës, çka tashmë është bërë realitet.

Plani i qeverisë Rama ishte ndërtimi i teatrit të ri përmes Partneritetit Publik-Privat, por ky plan u anulua pas akuzave të njëpasnjëshme nga opozita për korrupsion mes qeverisë dhe firmës “Fusha”. Tashmë Bashkia e Tiranës planifikon ta ndërtojë vetë teatrin e ri.