E kujtojmë poetin kryengritës, Vladimir Majakovski në 90-vjetorin e (vetë)vrasjes…

0
562
Vladimir Majakovski

Zymer Mehani Zymer Mehani

Vladimir Majakovsi u lind në Gjeorgji (në fshatin e vogël Bagdad, që më vonë u mbiquajt me emrin e tij) më 7 korrik 1893. Në moshën 13- vjeçare, pas vdekjes së babait, që kish punuar si inspektor pyjesh, shkon në Moskë dhe vazhdon gjimnazin deri më 1908, kur ndërpret studimet dhe i kushtohet veprimtarisë klandestine revolucionare.

Zemra e tij pushoi së rrahuri në rrethana të dyshimta më 14 prill 1930.
Ja çfarë shkruajti ai për revolucionin:
1. Revulucioni fillon atëherë kur njerëzit nuk i pranojnë më pakënaqësitë si gjendje normale, e ju heshtni, qytetarë!
2. Revulucioni fillon kur zemërimi i të uriturve nuk mund të blihet me para të imëta , e ju jeni të uritur, qytetarë!
3. Revulucioni fillon atëherë kur punëtorët refuzojnë të jenë robër dhe fillojnë të marrin atë që u takon, e ju heshtni, qytetarë!
4. Revulucioni fillon kur nuk përfillen më kodet morale, ndërsa ligjet e shkruara zbatohen vetëm për shtresat e të varfërve, e ju të varfër jeni, qytetarë!
5. Revulucioni fillon kur shteti nënçmon të moshuarit, derisa të rinjtl i burgosë apo i shperndan, e ju heshtni, qytetarë!
6. Revulucioni fillon kur populli i shërben pushtetit, e pushteti nuk i shërben popullit, e ju shërbeni, qytetarë!
7. Revulucioni fillon kur artistët pushojnë të jenë qyqarë e flasin me zë të lartë, derisa ju jeni të heshtur, qytetarë!
8. Revulucioni fillon kur ndalohet fjala dhe mendimi i lirë, e ju jeni qytetarë të ndaluar!
9. Revulucioni fillon kur punë e bukë ka vetëm për shtresën sunduese e të afërmit e tyre, e ju heshtni, qytetarë!
10. Revulucioni fillon kur policia, ushtria e shërbimet tjera të sigurisë nuk janë më roje të lirisë, por okupatorët e popullit të vet, e ti, popull je i okupuar!

* * *

Këtë zë kryengritës-Vladimir Majakovskin për secilin mendim për revulucionin e dënuan me nga një muaj burg… d.m.th. u dënua me gjithsej dhjetë muaj burgim.