LETRAT DHE PROCESIONET DIPLOMATIKE TË SKENDERBEUT, DITURIA DHE FILOZOFIA E TIJ MAHNITËSE

0
462
Shtatorja e Gjeargj Kastriotit në Lezhë

Sali Leka Sali Leka

Akoma më të mahnitshme janë guximi dhe trimëria e Skenderbeut.
Shumë të dobishme janë dashamirësia e besnikëria ndaj kombit e atdheut.
Me rastin e Jubileut eposik, historik, jetik.
615 vjetori i lindjes strategut Kreshnik Viganik.
Me jehonë deri lart në polin Skandinav Nordik e Balltik.
Edhe mataneë brigjeve të detit kaspik.
Edhe përtej oazit Arabik dhe gjirit Persik.
Jehona e Skenderbeut shkelqeu gadishullin ballkanik.
Shndrriti kombin Austriak, Slloven, Kroat e Hungarez.
Me Janosh Huniadin strateg luftarak, Azgan, Serbez.
Huniadi zemer çelik u hodh mbi otomanin edepsëz.
Përkrah me Skenderbeun në Danub, Dak e Peleponez.
Janosh Huniadi me ushtrinë guximtare Austro-Maxhare.
Bashkë me ushtrinë Arbnore, triumfatore fitimtare.
Por u frikësuan ushtria Serbe dhe Boshnjake.
Nga lufta dezertuan si rrangallë dhe batalle.
Nga paniku dhe tmerri ja dhanë vrapit.
Shkuan e lëpin mustaqet e Sulltan Muratit.

Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte strategu i shpatës, i shigjetës, i betejave kushtrimtare fitimtare. Guximi dhe trimëria e tij ishin eposike, por ai ishte edhe dijetar filozof i ngjarjeve historike, profesor gjenial erudit i letrave dipllomatike.

Skenderbeu i ka dërguar letra Papa Piut të Vatikanit, Alfonsit mbret i Napolit, Tomasheviq, mbreti Bosnjës, Gjergj Brankoviqit despot i Serbisë, Janosh Huniadi mbreti I Hungarisë që ishte gjeneral Strateg dhe komandant i ushtrisë Hungareze aleat besnik me Skenderbeun.

1. Sot do të citojmë letrën e Skenderbeut dërguar sultan Mehmetit Sunduesi otoman i Anadollit Aziatik, por u bë edhe pushtues i ballkanit nga deti i Zi në detin Adriatik mbasi vdiq Skenderbeu strategu luftarak i tërë shekujve.

Skenderbeu e nis letrën kështu: Arbëri, 25 Qershor 1463.
Nga atlet i krishtit Gjergj Kastrioti i quajtur nga Sulltan Murati Skenderbej, princi arbërisë dhe Epririt i dërgoi shumë të fala Mehmetit i biri i Sulltan Muratit prijësi i Turqve.

Me sa marr vesh prej letrës tuaj që solli te unë ambasadori yt Mustafa ti o Mehmet qenke befasuar shumë që ushtarët e mi qenkan futur kundër besëlidhjes që kishim bashkë në tokat e tua duke shkelur kushtet e paqes sonë, duke marre që andej plaçke shumë të madhe.

Shkaktarë për këto vrepime të ushtrise time, ti Mehmet sjellë Venedikasit të cilët i quan armiqtë e tu më të tërbuar dhe shton se këto gjëra pak të prekin ty, si Sulltan shumë i fuqishëm që je.

Dhe për shkak të dashurisë fort të madhe ndaj meje i duron të gjitha pa u turbulluar dhe madje meqë unë e bëra këtë i gabuar nga këshillat e të tjerëve ti o Mehmet mi fal të gjitha.

Sipas teje o Sulltan mjafton që ta sigurojë me be arbënore dhe ta lë përsëri me ato kushte marrëveshjen që kishim më parë mes nesh. Për këtë gjë më këshillon e më nxit që ta pranoj këshillën tënde sepse në rast se nuk do të veproj kështu do të vuaj pasojat e zemërimit tënd.
Duke iu shmangur dëshirave të venedikasve ngase kjo gjë është e dobishme për mua dhe pasardhësit e mi.

Përveç këtyre me qëllim që të më tregosh forcën tënde apo ndoshta edhe të më frikësosh ke renditur një varg të gjatë duke numëruar me aradhë njërin pas tjetrit, fiset, popujt, mbretërit, Princërit që janë shkatërruar e pushtuar nga babai yt Sulltan Murati dhe nga ti o Mehmet me ushtrinë otomane.
Por çfarë gjëje të papritur po të pyes në emër të Zotit të pavdekshëm paska në këtë mes or prijësi Mehmet, pse jeni kaq shumë i befasuar? Fillimisht pse ndjeheni i befasuar që ushtarët e mi bënë kundër vendit tënd atë që shpesh herë më parë është bërë mbi gjërat e tyre nga ushtarët e tu. Përkundrazi në rast se ata morën masat e veta duke u shpaguar për padrejtësinat e bëra me ni fare shfrenimi siç e ke zakon të pohosh ti Mehmet dhe duke e larë dëmin me dëm, pa bërë padrejtësi të re, atëherë s’ka asgjë për të cilën ti të befasohesh dhe të më akuzosh mua Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Unë po pohoj fare hapur teë vërtetën. Mund t’i kisha ndaluar ushtarët e mi, megjithëse të cënuar shumë rëndë dhe do t’i kisha qetësuar zemrat e tyre aq fort të ndezura për çfarëdo shpagimi sikur ti Mehmet të ishe kujdesur që tu ktheheshin atyre gjithë ato pasuri që humbën dhe ta kishe ndëshkuar shthurjen dhe pafrenushmerinë e ushtarëve tuaj asqere e jeniqere.

Fatkeqësitë kudo janë të rënda sidomos në veprimet ushtarake duhen gjykuar shumë ashpër.
Çfarë të lutem? Mos do që të ketë pafrenueshmëri të asqereve tu, ta shpjegoj unë, sidomos pas dëmit aq të madh që pësuan at atë cilët ti vetë Mehmet i kishe në dorë edhe më i frenuar më parë edhe më i dënuar më pas, mbasi i kryen ato veprime, por unë Skenderbeu s’kam çfarë të them ty o Mehmet fort i mengur për veç këtyre fjalëve të cilat na i ke servirur gjerë me sot dhe na i ke shitur për bukuri, duke e mbuluar gjithmonë dredhinë me shfajsinë nën maskën e drejtësisë me gjithë se fajin ua hedh venedikasve mua më shfajëson të mbuluar para miqësisë dhe dashurisë sonë të dikurshme për Herkulin nuk ke fare të drejtë. Me të vërtetë nuk duhej shpifur për të nxjerrë si mashtrues ata prindër shumë të mirë, shumë të drejtë dhe të ndershëm. Pastaj cila është dobia që ka republika e venedikut të merret vesh me mua dhe të më bëjë për vete me qëllim që unë të zemërohem kundër teje Mehmet dhe të luftoj si armik deri sa vetë Republika e Venedikut është në gjendje të sfidojë dhe të matet sheshit me ty në fushë-betejë.

Është e kotë o Mehmet që të ma mbushësh mendjen të heq dorë nga miqësia me Venedikun.
Me të vërtetë cili nga vdekëtarët është i nderuar dhe i urryer ndër të vetët saqë të mos i pëlqejë më mirë të jetë i gabuar, qoftë edhe shumë me atë senat të nderuar, sesa i pagabuar me ty. Aq më tepër unë Kastrioti nga se kam një kohë të gjateë që jam i lidhur me Venedikun edhe mik mbi të gjitha, gjë që ti Mehmet nuk e more aspak parasysh duke i sulmuar si i pabesë që je dhe duke i plaçkitur çdo ditë viset e tyre në peleponez, pasi more nëpër këmbë marrëveshjen e paqes që kishe bërë por as kërcënimet e tua o Mehmet që po i shfaq kundër meje nuk më trembin sepse edhe të pësosh edhe të bësh trimërira janë veti dhe cileësi Arbërore. Nuk ke për të më frikësuar mua Gjergj Kastriot Skenderbeu por as Venedikasit miqtë e mi.

Cili qenka ky sundimtar i lindjes i perendimit dhe i gjithë viseve të boteës siç e quan veten ti o Mehmet. Me të vërtetë me këto fjalë më ke bërë e qesh, po qeshin edhe princerit e tjere te Krishtere.Si ja vure me kaq lehtesi qe te mos them me kaq paturpësi sundimin e gjithë botës vetvetes çfarë janë këto fjalë të kota Mehmet? Çfarë zotëron ti në Azinë e Madhe ? Asgjë, asgjë! Mos janë të tëra të tuat ato që ndodhen në Azinë e Vogël? Aspak nuk janë ! Po në Europë çfarë ke, përpos Thrakes, Misisë një pjesë të Greqisë, të Peleponezit, Militenës dhe të krahinës Taurikës. Në Afrikë këmba jote nuk ka shkelur kurrë.

A mos është vallë ky sundimi i gjithë botës? Mos u mendo o Mehmet se gjitëh bota që nga anë anës , oqeanit ka rënë skllave në këmbët e tua. Nga kjo gjë nuk duhet të krenohesh kaq shumë sa të mos i përfillishish të tjerët. Pusho, Pusho se mburruri dhe merr mësime po qe i zoti nga shembullat edhe nuara të paqëndrueshmërisë njerëzore. Ku janë Asirët që patën në kohë të lashta sundimin e gjith botes. Ku jane Medet ku jane Persët, ku janë Romakët, që ishin zotërit e botës. Me i madhi se ti Mehmet ka qenë Tamerlani mbreti i Skythasve , me 200 mijë ushtarë stërgjyshin tënd Bajazitin pasi e zuri rob në arrati e sipër e solli si triumfator të lidhur me pranga në qerrën e vet. Ushtria e Tamerlanit ishte shumë më e madhe se ushtria e Kserksit dhe Dariut nga ushtrritë e të cilëve janë mbuluar detra, liqene e lumenj. Me gjithë këtë, ata i fshiu nga sipërfaqja e dheut dora e perendisë. Prandaj kupto Mehmet se edhe ti njeri je.

Mos kij shumë besim në mizerinë e fuqive dhe të ushtrive se historia na dëshmon se ushtritë e mëdha të fuqishme janë zbrapsur dhe thyer nga ushtri të vogla, të dobëta , por ishin të drejta. Pastaj mos kujto o perandori Mehmet Sulltani se duhet dyshuar që vetë perendia e ndihmon të drejtën e ngren lart. Dhe ti Mehmet sundimtari e di, e di mirë se kudo kë përdor dhunë, për këtë arsye mua nuk më mungon guximi o Sulltani Otoman që jo vetëm të dal përpara ty sundimtari kaq i madh kur më sulmon me të pabesë, por edhe të sfidoj i pari, pa u frikësuar dhe tërë zemër, të shpresoj se do të arrij me ndihmën e Zotit, në fitoren e shënuar kundër teje Mehmet gjakatari dhe mëkatari.

Edhe unë kam ushtarë që dinë të luftojnë, të marshojnë përpara të hidhen në mes të betejës dhe të vdesin për atdhe, për liri, dhe për Arbëri.
Çfarë më flet o Mehmet hipokriti dhe xhahili për nevojën e paqes që duhet siguruar përsëri mes nesh? Më kot kërkon të më shtiesh në dorë me favore të tilla. Për mua shumë e dyshimtë është besa jote dhe krejt e urryer dashamirësia e Munafikut, sepse ti për çdo gjë që flet, për çdo gjë që më zotohesh ti Mehmet vepron gjithmonë duke ndjekur zakonet e të parëve të tu Turkmenë në mënyrë të mbuluar dhe dredharake.

Ti Mehmet hileqari dhe tinzari i bën të gjitha me qëllim që të më shkatërrosh, që të më lësh pa mbretëri dhe pa Arbëri. Me gjithë këtë unë u kam shpëtuar deri më sot me ndihmën e Zotit gjithë pusive të tua, gjithë dredhirave dhe dhelpërive tua o Mehmet i pabesë, por për së shpejti do ti zbrazësh duart nga gjithë këto të liga dhe as dredhitë e tua, as dhelpëritë nuk kanë për të lehtësuar, as zgjuarsia dhe tinzëria Otomane, as mburrja jote prej barbari, mëkatari dhe zuzari nuk kanë për të vlejtur as për të ndihmuar kurrë. E gjatë është radha e princërve të krishterë që po armatosen kundër teje Mehmet qyqari dhe po vrapojnë me tërë forcat e tyre kudo që janë.

Bashkë me të shumë ndrriturin shkelqësia e tij Papa Piu i dytë. Ta kanë bërë bënë gjithë mbretërit, kontet e duket dhe kanë ardhur, janë bashkuar për të përmbysur.

Ti Mehmet e merr me mend forcën e princërve Kristjan në Ballkan nga të cilët nuk mund të shpëtosh. Por, po më dëgjove mua kthehu në fenë e vërtetë të krishtit, të mendosh për shpritin tënd, të heqësh dorë nga pabesia jote dhe nga verbëritë e besimit mysliman. Eja në vete Mehmet, mblidh mendjen. Ja Zoti i madh e i vërtetë po ta sjell rastin, se si edhe në gjithë punët e tua të jesh i qetësuar.

Kështu as mbretëria për të sunduar, as meraku për të mirat që ke nuk do të mundojnë sepse çdo pasuri që ke fituar pa të drejtë, çdo send që në mënyrë të paligjshme e ke bërë tënden nuk do të gëzosh kurrë. Kur ta përqafosh fenë e vërtetë të Krishtit me adhurimin e Zotit, dhe sapo ta kuptosh do të vijë për perendinë e pavdekshme, që ti Mehmet se ke njohur e se ke besuar më parë, do të vijë keq për kohën e humbur kot e shkuar dëm.

Kështu pra Mehmet nuk ma ndryshon mendjen mua, as me lajka, as me kërcënime deri sa të mos e keni përqafuar besimin e krishterë, për të cilin keni dëgjuar e mësuar që në fëmijërinë tuaj, duke vepruar në këtë mënyrë, do tu mundësoni njerëzve tuaj që të pagëzohen.

Pra vetëm kështu o Sulltan Mehmet unë atlet i Krishtit Gjergj Kastrioti Skenderbeu do të hiqja doreë nga teë gjitha duke tu betuar ty si perandor dhe sundimtar, ndrryshe duhet ta kuptoni se unë do të jem i detyruar të mbroj Atdheun, Arbërinë, edhe pse jo pa lëndime e dhembje shpirtërore, por me ndihmën dhe bekimin e Zotit do ta sjell turpin ty dhe asqereve Otoman.

Kjo ishte letra e Skenderbeut qe i ka shkruar Sulltan Mehmetit me 25 Qershor, 1463 dhënë në dorë ambasadorit Otoman Mustafait, por Skenderbeu i ka dërguar letra Sulltan Mehmetit edhe në vitin 1461, 1465, 1467. Atlet i krishtit Gjergj Kastrioti i ka dërguar letra edhe babait të Mehmetit Sulltan Muratitit i cili vdiq nga marazi dhe dëshpërimi, se nuk mundi ta nënshtronte Skenderbeun as me forcën ushtarake perandorake, as me gracka dredharake Otomane . Sulltan Mehmeti përdori edhe më shumë lajka e niklime mbasi vdiq babai Murati, por Skenderbeu nuk u josh, as nuk u dalldis, as nuk u bitis nga lajkat e sheqerosura të sulltan Mehmetit. Skenderbeu dhe Mehmeti njiheshin aq mirë me njeri-tjetrin, se ishin arsimuar në Edrene. Skenderbeu jetoi në Edrene dhe Anadoll 31 vjet 1412-1443 në moshën 22 vjeç Gjergj Kastrioti u gradua gjeneral nga sulltan Murati.

Emrin Skenderbej ia caktoi në moshën 7 vjeç, kur e mori nga Kruja në vitin 1412. Sulltan Murati mori si haraç e itifak 250 djem të princave Arbnor me i shkolluar Osmanisht dhe Latinisht. Murati mori edhe 4 djemtë e Kryeprincit Gjon Kastrioti, i pari Reposhi, i dyti Stanislavi, i treti Konstandini dhe Gjergji i katërti. Sulltan Murati i pabesi e theu itifakun, Reposhin e ktheu Mysliman me emrin Remush. Djali i dytë dhe i trete Stanislavi dhe Konstandini nuk pranuan me u kthyer në mysliman dhe Murati gjakatari i vrau e i masakroi.

Akoma më gjakatar e i pamëshirshëm doli i biri sulltan Mehmeti. Kur vdiq Skenderbeu në 17 Janar 1468, Sulltan Mehmeti tha: “Vdiq sundimtari Kristian i Europës dhe krejt botës. Tani unë sulltan Mehmeti do të jemë sundimtar mysliman Otoman i Azisë dhe Europës. Çdo ditë do të derdh gjak Kristian ne Europe dhe Ballkan“
Dhe ashtu ndodhi, Perandoria Otomane në vitin 1477 pushtoi Bosnjën Ballkanike . Në Bosnjen Jugore ndodhet Hercegovina krahina Dardano Arbnore e banuar me popullsi Kristjane, por u vranë, u masakruan, u asimiluan u kthyen mysliman dhe sot flasin shume pak shqip. Janë Bosnjakzuar.

Në vitin 1480 u pushtua Arbëria. Luftë e ashpër u zhvillua në Shkodër në vitin 1479.
Kur jetonte dhe luftonte Skenderbeu, Arbëria kishte katër principata. Gegëria me kryeqendër Shkodra, Toskëria me kryeqender Janina, Taulandia me kryeqender Manastiri, Dardania me kryeqender Prizreni.

Sulltani Otoman mbasi i pushtoi, i sundoi me ferman e i ktheu në vilajete dhe i shkruajti ne tefterin Osman katër vilajete Arnautistani në ballkan.
Krahina jugore e principatës Toskërisë Thesprotia u kthye e para myslimane dhe ndrryshoi emrin nga Thesprotia Kristiane ne Çamëria Arnautistane.
E theksoj më përpara u kthye Mysliman Sanxhaku Hercegovina krahina veriore Dardano Arbnore dhe u aneksua në Bosnjën Jugore.

Ne vitin 1507 Otomanizmi ndaloi rreptësisht shkrimin Arbërisht dhe kombi Arbënor u pakësua u zvogëlua se krahinat kufitare filluan të shkruajne Greqisht, Bullgarisht, Serbisht dhe nuk u shkrua asgje Shqip 400 vjet, as për epokën kushtrimtare, fitimtare të Skenderbeut.
Epoka shembullore madhështore 25 vjeçare 1443-1468.

Sot jemi në vitin 2020 shekulli XXI me shumë data historike që duhen shkruar, kujtuar dhe festuar. Kemi 6 Majin dita më e shënuar historike 615 vjetori i ditëlindjes Skenderbeut. Kemi 576 vjetorin e betejës parë fitimtare e ushtrisë Arbnore e komanduar nga Skenderbeu kundër ushtrise Otomane të sulltan Muratit me komandant gjeneralin Ali Pasha.

Beteja u zhvillua në luginën e Troivjollit në Kidna të Dibrës.
Sot quhet Çidhna Fushalia.
Në tregimet në vijim do të shkruajmë ngjarje faktike nga këto data historike shembullore, për ditëlindjen e Skenderbeut, dhe për betejat luftarake fitimtare.

Edhe sot disa krahina në Shqipëri 6 Majin e festojnë si ditë e shenjtë fetare Shën Gjergj.
E kanë festuar edhe përpara se me lind Skenderbeu por koinçidoi me 6 Maj 1405 lindi Gjergj Gjon Kastrioti. Asokohe nuk kishte as radio as gazete, por lajmet dhe ngjarjet përhapeshin më shpejt sesa sot.

Populli u gëzua që i lindi djali i katërt Kryeprincit Krujës dhe e donte shumë Gjergjin e vogël i biri i Gjonit dhe Vojsavës. Fatkeqësisht 31 vjet nuk e pa me sy Gjergjin nga viti 1412 deri në vitin 1443. Kjo mungesë e gjatë 31 vjeçare bëri që populli Arbnor ta donte dhe ta besonte akoma më shumë Gjergj Kastriotin Skenderbeun e rritur, kur erdhi ne Krujë me datë 28 Nentor 1443.

Edhe Skenderbeu e nderonte popullin. Ai nuk ndërtoi pallat mbretëror, por formoi dhe forcoi shtet model Arbëror për dobinë e popullit. Formoi dhe forcoi ushtrinë Atdhetare-Kombëtare më e forta në Ballkan për teë mbrojtur atdheun iliro-pellazgjik.

Skenderbeu mbante në Krujë garden ushtarakë me 12 mijë besnikë dhe kreshnikë.
Përballoi dhe prapsoi rrethimin e parë të Krujës nga Sulltan Murati me 80 mijë ushtarë.

Rrethimin e dytë nga Sulltan Mehmeti me 100 mijë ushtarë.
Në fakt shumica e asqereve Otoman largoheshin në panik pa luftuar.
Ata frikësoheshin akoma pa u ndeshur me Skenderbeun.

Lavdia dhe jehona e Skenderbeut ishte e madhe, saqë sot nuk mund të shkruhen të tëra ngjarjet se janë edhe të pabesueshme për njerëzit frikacakë dhe halabakë. Ne fakt ka ndodhur e jane bërë 22 beteja kushtrimtare madhështore me famë mbarë botërore.

Asqereve Otoman u shpëtonte shpata nga duart përpara sulmit të Skenderbeut. Në Kastriot të Dibrës edhe sot një bregore quhet ferra e Pashës. Se aty në 20 Qershor 1444 u fsheh u maskua gjenerali Otoman Ali Pasha me 2 taborre me Asqere për të mos u diktuar nga Skenderbeu. Por Skenderbeu e diktoi dhe e kapi, e zuri rob me 2500 asqerë, por nuk i vrau, u mori armët dhe i nisi për në Andoll te Sulltan Murati.

SALI LEKA, CEL: 0683855304

SHËNIM ESKLUZIV ME 8 VARGJE POETIKE

Kruja e rrethuar nga 3 anë me male shkëmbore.
Fortesë e pathyeshme natyrale strategjike.
Në 6 maj 1405 bashkë me aromën e luleve pranverore.
Lindi strategu i lartësuar Gjergj Kastrioti.
I biri i Gjonit , i Vojsaves fisnike e besnike.
Gjoni kryeprinci i 4 principatave Arbërore.
Gjergji i dituruar i shkëlqyer nga vetë Zoti.
E lindi apostafat të bekuar per fatmirsinë i liro-pellazgjike.

Tirane: 14 Maj 2020