Pushka e Azem Bejtës është përdorur edhe në luftën e Shaban Palluzhës

0
565
Azem Galica dhe Shota Galica
Skënder Karaçica
Skënder Karaçica

Shpalime historike

39 vjet nga lufta Nebi dhe Tahir Meha në Prekaz të Drenicës me forcat e policisë serbo-jugosllave

Sot bëhen 39 vjet nga lufta babë e djalë (Nebi dhe Tahir Meha) në Prekaz të Drenicës me forcat ushtarako-policore të ish Jgosllavisë dhe të Serbisë.

13 maj 1981 ishte kushtrimi për lirinë e Kosovës dhe larg duart e pushtetit serbo-sllav ndaj popullit shqiptar dhe ndaj Kosovës, ishte thirrja e trimërisë nga frangjitë e Kullës në Prekaz të Drenicës e Tahir Mehës.

Forcat e mëdha serbo-çetnike me tre tankse dhe tre hilokopterë, e rrethuan Kullën e Mahajve dhe pas njëzetë orësh të luftës, Nebi dhe Tahir Meha vdesin në tokën e vet dhe nuk e lëshuan Kullën në dorë të forcave vrastare dhe antishqiptare serbo-jugosllave.

Drenica përsëri ballë për ballë me Serbinë dhe në petkun e “vëllazërim-bashkimit” të Jugosllavisë.

Historiani prof. dr. Muhamet Pirraku, një njohës i thellë me tipare shkencore të historisë së lavdishme të Drenicës, pati thënë se Pushka e Azem Bejtës, pas vdekjes së Tij (1924) e mori në dorë gjyshi i Tahir Mehës (Emin Lati) dhe e njëjta Pushkë doli në flakën e zjarreve të luftës së Shaban Palluzhës dhe e përfundoi historinë e vet të trimërisë në luftën e Nebi dhe Tahir Mehës në Prekaz.

Çikago, maj të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]