POEZI PËR POETIN DHE POEZINË

0
779
Bajram Bashota

ZEMRA E POETIT

Zemra e poetit
Është zemër fisnike
Zemër patriotke
Është zemër çelike
S’ka si zemra e poetit
Krijuar nga dora e zotit
Zemra e poetit është deti
Është vullkan është oqean
S’ka në botë si zemra e poetit
Është zemër humane
Është zemër azgane
Mos u mundoni të jeni poet
Zemra e tij është dhuratë zoti
Mos u mundoni kot së koti
Është dhuratë e tij
Privilegj prej zoti.

POTËT JANË TË ZGJUAR

Poetët janë të zgjuar
Ditë edhe natë
Janë rojë e atdheut
Janë pallë e Skënderbeut
Që vringëllon mbi atdhe
Janë shkreptimë
Janë rrufe.

VARGJET E POETIT

Vargjet e poetit
Margaritarë në fund të detit
Këndojnë për bukurinë
Këndojnë për dashurinë
Këndojnë për njerëzinë
Vargjet e poetit janë zjarr
Në fund të detit margaritarë.

POEZINË E KAM GJITHÇKA

Poezinë e kam shok
Poezinë e kam mik
Poezinë e kam
Më të madhin çiflik
Ajo më shoqëron
Ajo më këndon
Kjo është poezia
Mu sikur rakia
Qysh kur isha fëmijë
Shkrova poezi
Vazhdova në rini
Por edhe në pleqëri
Për vete të mban
Kurrë nuk të lëshon
Gjithë jetën të shoqëron
Dhe të dashuron
Pa ty së bashku
As në varr nuk shkon.

POEZI

Poezi ti je vetmi
Je terr inatës
Je çmenduri
Je dashuri
Je lumturi
Je sakrificë
Je xhelozi.

PËR TY POEZI

Për Ty poezi
Jetën e jeton
Për Ty poezi
Syrin e qorron
Për Ty poezi
Zemrën e copton
Ti je dhunti hyjnore
Ti je pasuri përrallora
Je shpirti i poetit
Në zemër vullkan prore.

ME INFUZION DO SHKRUAJ POEZI

Me infuzion do shkruaj poezi
Për atdheun tim
E për liri
Për miqësi e dashiri
Poezi do shkruaj
Edhe n’amshim
Për shpirtin e bardhë
E shpirtin e zi, o njeri!

Bajram BASHOTA


HAJDUTI I SHTETIT

Në vjedhës
Dhe mue gjumin ma ka nxjerë
N’1hambar të popullit mazën tue
mbledhëm-Çka pk bën i thash të
plaqin sytë
Kët popull krejt po don me mbytë?!
-Jo more hambari i popullit boll ka
Më takon mua se edhe ubë dua të ha.

BAJLOZI I ZI

Bajlozi i zi
a mprehi shpatën
mejdan po i lypë botës
se mjaft qeverise me vetëveten
mjaft ndërtove armë
për ta shkatrruar vetvetën
tash kam radhën unë
me armët e mia më të sotisfikuar
që askush deri më tani të ma kaloj
kalova fusha e male ,dete e oqeane
shtete e kontinente me armën time
Corona virusin e zi po bëj kërdi
unë balozi i zi nëpër botë zi e më zi
ku i keni armët qe i keni mshefë
dilni në mejdan se kaloi koha për
topuz e jatagan tash kam ngjeshë
armën e ranë e nvend të armëve të
moçme kam ngjeshë coronavirusin
e ranë e në pakthim i kam çuar topuz
e jatagën thot balozi i zi dyluftim kërkoj
se s’munda t’u duroj kah kërcnoheni me
atom se unë tash kam atom mbi atom
kam dalë n’mejdan me ata kush cili cilit
po ia shkon dhe s’kam me u zhgënjye
do t’u dal në dyluftim me ata që me atom
kanë çue krue