Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Skënder Karaçica
Poezi
Valixhja e dhimbjes
Buka e gyrbetqarit asht me shtatë kore
(Populli)
Në Nju Jork
pesëdhjetë shpirtra
luftojnë me vdekjen
ata janë shqiptarë
erdhën me nga një valixhe
kaluan detin
me zemra të thyera
vinin në Nju Jork
me biletën jo kthyese
matanë detit nëpër valë
kishin mbetur vetëm
kujtimet për atdheun!
Erdhën në Nju Jork
me biletën e lotëve
sa larg nga Shqipëria
sa larg nga Kosova
me valixhet e kujtimeve
të trembur pa adresë
sa i kishte lodhur deti
udha e gjatë
mërgimi dhe valixhet
Erdhën në Nju Jork
pas aromës së bukës
Psedhjetë shqiptarë
pesdhjetë varre
në Nju Jork
do të prehen
në kujtimin e hidhur
andej detit atdheu
në Nju Jork
fundi i udhës varre
viktimë e pandemisë
viktimë e vetmisë
valixhet mbetën kujtime
varre në kalendarin
me emrat shqiptarë
Në Nju Jork
erdhën nga Shqipëria
erdhën nga Kosova
shqiptarë me valixhe
Në Nju Jork
mbetën emra vdekjesh
buka e gyrbetit
me shtatë kore…!
Çikago, prill të motit 2020