Von Cramon: Për idenë e ndryshimit të kufijve, duhet të pyetet populli përmes referendumit

0
301
Viola von Cramon

Koha.net

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon, duke komentuar idenë për ndryshimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, tha se Gjermania nuk pajtohet me këtë ide dhe për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, “duhet të pyetet populli përmes referendumit”.

“Nuk është që i mbetet dy presidenteve të dy vendeve se si të gjejnë një zgjidhje, pasi kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve dhe të jetë e pranueshme nga të gjithë”, tha ajo.

Kurse, sa i përket liberalizimit të vizave, ajo në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se përveç shumë pengesave të mëdha, shihet se nuk ka vullnet politik as brenda BE-së.

Von-Cramon ka shtuar se Kosova duhet të flasë me një zë në politikën e jashtme.