Këngëtarët tallava profiterë të ish qeverive me viza shengen dhe diplomatike, duan të protestojnë për lejimin e dasmave!!!

0
460
Këngëtarë shqiptarë
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Koha e Pandemisë po nxjerr ne shesh marifetllëqet e atyre qe thirren ne art, kulturë dhe këngë madje edhe me pretendime protestash për shkak të situatës se krijuar në gjithë botën qe u obliguan te merren masa te cilat nuk po i pëlqejnë një numri të konsiderueshëm te këngëtarëve ne Kosovë. E gjithë bota është duke bërë thirrje te përmbajtjes dhe zbatimit të rekomandimeve si të ruhemi nga kjo fatkeqësi globale, në Kosovë dalin zëra madje nga ata qe thirren ne kulturë e art për moszbatimin e tyre!

Afrim Muçiqi,Labinot Tahiri dhe disa zëra tjerë, ngrehin zërin për hapjen e restoranteve ,diskotekave,bareve e lokaleve te natës shkojnë aq larg sa që krahasojnë edhe Kuvendin e Kosovës pse po “takohen dhe po tubohen” kur dihet se përmes tij udhëhiqet shteti?

Edhe Afrim Muqiqi është pajtuar plotësisht më kolegun e tij, Labinot Tahiri derisa ky i fundit ka kërkuar të mbahet edhe protesta për këtë çështje. Ai thekson se “Unë pajtohem plotësisht me Labinotin në shenje përkrahje të protestave!

Labinot Tahiri, ashpërson qëndrimet e tij i çon selame Albin Kurtit, dhe aktivisteve te VV-së, te cilët e kanë ofenduar e kërcënuar dhe sharë në FB, por në një mënyrë u shpalli luftë. Citojmë fjalët e tij. “Merrni kallashët e bombat hajdeni të shpija, ju pres se nuk jua kam friken se ju jeni këlysh. “Albin veç sa të takoi kom me ti thanë do sene në fytyre”.

Madje Labinoti ofendoi në rrjetet sociale dhe paralajmëroj se do të thërriste protesta nëse nuk do të ketë organizim të dasmave si pasojë e pandemisë,nga e cila ka ngjallur edhe kritika nda tyre.

E citojmë deklarimin e tij edhe ma tutja: “Ngoni mirë, unë sja q* sezonen e nanes as pak, se punoj qe 20 vjet!Unë kam fol për të gjitha ndërrmarjet, shembull; nëse qilet ajroporti si kan me udhëtu 200 e 300 udhetarë o m*t,” – shkroi këngëtari ndër të tjera.

Nga ky kontekst vendosa te reagoj me një teme dhe fenomen qe po lenë pasoja në Kosovë modeli dhe pozicioni ku gjendet sot muzika shqiptare!

Kohët e fundit, muzika tallava është bërë e bezdisshme në tregun muzikor shqiptar. Këtij komercializmi i është bashkëngjitur një qëndrim jashtëzakonisht kritik edhe i këtyre këngëtareve qe vërtet e kane çoroditur melosin vokal të origjinalitetit. Muzikantët dhe artistë e mirëfilltë kanë artikuluar skepticizmin e tyre, shpesh me ngjyrime intolerance e përçmimi nga shumica e këngëtareve në Kosovë e ma gjerë.

Aq ka marrë përmasa të mëdha në shoqërinë shqiptare, ky lloj fenomeni abuzues si konotacion për kategori të së shëmtuarës, banalitetit, të anti-vlerës, vulgares, të ulëtës: lajm tallava, nivel tallava, muhabet tallave etj qe ne shumicën shqiptareve nuk pranohet, por te një shtrese ka gjet strehë.

– Në muzikën shqiptare, tallavaja konsiderohet si “njollë”, ajo që “prishi “burimin” e këngës popullore. Tallavaja është vulgare, banale, e “ndytë” për veshin qe u mësuar të dëgjoj nga autoktonia.

– Tallavaja një model jo shqiptar me ndikim hegjemonizmi mbi vlerta tona te muzikës dhe artit te të kënduarit është dita, ditës duke e bastarduar muzikën tonë, nga e cila të gjithë këngëtarët tanë janë fajtore, por edhe “Ministria e Kulturës.

Sigurisht, jo të gjithë, por ka kundër nga këngëtarët e tallavave, përpiqen ta ruajnë autoktonen, por janë rrethuar nga ky lloj i mbrapsht muzike, dhe ndoshta edhe vet publikun janë duke e joshur me këngët e tilla duke i lavdëruar bukurinë, kapitalin, veturën, shtëpinë, gruan, fëmijët etj. Ky fenomen “tallavaja”pasqyron ngushtë realitetin e muzikës shqiptare, këto 25 vitet e fundit për fat të keq!

Po të marrim historikun dhe ecurinë e muzikës në Kosovë, por fatkeqësisht edhe në Shqipëri e mos të flasim për Maqedoni qe e kane bërë mishmash ketë lloj muzike të dominuar nga hashkalinjtë dhe romët e Kosovës është tejet skandaloze.

Në fushën e muzikës, roli absolut i shtetit si “menaxher” i jetës kulturore muzikore është zbehur shumë duke iu lënë hapësirë të fitonin terren ndërmarrjet private dhe modelet individuale të prodhimit e menaxhimit muzikor, siç janë këto raste te këtyre këngëtareve qe janë mësuar me i vjelë paratë nëpër dasma e ahengje me çmime marramendëse për një natë deri ne 5000 e 6000 euro pro person!?…

Ky çmim është shumë edhe për një shtet të zhvilluar e lere me, për shqiptarët?
Tallavaja e ashkalinjve, e romëve dhe se fundi u shpike në Kosovë e Shqipëri e ma gjerë ne trojet shqiptare edhe një lloj grupi i ngjashëm një komunitetin i quajtur egjiptian qe te gjithë një soj prioritet kane tallavanë.

Kjo e gjitha mund të quhet një lloj ‘tallavaje’ e madhe, edhe e këngëtareve te lartpërmendur qe riprodhojnë në mënyrë mekanike modele të parafabrikuara me përpjekje minimale reflektimi dhe ndërgjegjësimi, pa ndonjë rezistencë konkrete ndaj forcës së tyre gllabëruese.