NGA KALOSH ÇELIKU
Rrumaduci politik, i sulmoi poezitë:
Erdhi, me ushtarë shqiptar. Policë
Dhe, komandantë ndërkombëtarë.
Para Derës Madhe. “Patrioti” Melez:
I maskuar si pushtues rus, apo kinez
Don Kishoti, hipur mbi kalë me shalë.
Sanço Panço, i arratisur mbi gomar
Pas të Zotit. Bishtë, i Don Kishotit.
Trokitën, te Dera e Madhe Shtëpisë:
Fishekët, varë përqafe. Armët, në brez.
Poste, Sot partiake. Dhe, mercenarë:
Heronjë lufte, te: Pragu i Qeverisë.
Hapni, Dyert e Haleve pas Shtëpive
Edhe, pse!? Zgjedhjet, ende janë Larg!
E kemi Sot, një armik politik te Pragu:
President. Kryetar. Ministër. Deputet
Kuvendi. Drejtor, te “Parku i Grave”.
Turr, Votat: Hudhni, në Kontenjerë:
85 orë, burg. Dënime. Karantinë. Liri.
Dudumi. “Shpëtimtari” i shqiptarëve
Hamshori, i krishterë. Herë, dhe mysliman
Ku ta di, Unë: “Heronj”, Shteti Shqiptar:
Rrini, Sot në shtëpi! Mos dilni, në rrugë!
Lani, shpesh duart me sapun! Raki rrushi:
Mos fleni me Gruan! Miken Besnike: Ikni
Distancë mbani “burra”, dy metra, Larg!
Ehu, bre: Përmirni, këto Porosi egra politike
Dilni, në rrugë! Rrebelohuni. Kërkoni Liri:
Dhe, hyni në luftë!: Zgjedhje demokratike!
Nuk, vlejnë këto rregulla për Gratë Besnike
Nateditë: me raki rrushi dhe verë, në shtratë.
Patjetër, afër ta kenë një burrë: Komandant.
Edhe, çukisin: si pulat, te Pragu i Shtëpisë
E, presin: Maxhatoren, përgadisë “Iftarin”!
Rrufjani, pas “Fitores”: Hipë majë plehu
Rrallëherë, kacavirret mbi Hu Livadhi.
Jo, si paraardhsi tij në Gardh me këngë:
Sot, e do Halenë! Jo, Agimin e Largët!
Babai: Rrumaducin, e hudhte pas Shtëpie
Hale. Masa, të rrepta sigurie Shqiptare:
Me lopatë. Sfurk. Kazëm. Dhe, qerre
Nderonte “mikun” asaj kohe me Karantinë.
Unë, pavetëdije “heroin” strehova në Shkup
Mutin politik, pranë Oxhakut të Shtëpisë.
Tinëz, pasmesnate. Besë, na hyri në Lëmë
I sulmoi poezitë Erotike. Librat Kryengritës:
Strukezezën e Babait, tek “Parku i Grave”
Pragu, i Derës Madhe. Shtëpisë të Kaçakut.
Shkak, që e vrava me poezi! Sot, në Libër
E, varrosa pas Shtëpie. Hale, me nderime.
Pa ceremoni mortore: Hoxhë. Prift. Polici
Publik. Fjalime patetike. Lule, mbi varr…
Shkup, 07 maj 2020