Borell është duke lëvizur drejt linjës, që po ndjek emisari i Trump, Richard Grenell

0
417
Halim Hyseni

Gjergj Bajram Kabashi poston një sqarim në Facebook:

Në një përgjigje, Daniel Serwer thotë se Borell është duke lëvizur drejt linjës që po ndjek emisari i Trump, Richard Grenell.
E rrezikshme, sepse një shkëmbim i tillë do të shkaktojë një reagim zinxhior të destabilitetit brenda Serbisë (veçanërisht Sanxhaku), Bosnje dhe në Maqedoni”, ka shtuar tutje Serwer.

Sipas tij një lëvizje e kufijve në Ballkan bazuar në vija etnike, do të ndikojë edhe në forcimin e pozitës së Rusisë në Gjeorgji, Moldavi e Ukrainë. (b.s)


Ja tetëmbëdhjetë (18) projektet mizore antishqiptare të Serbisë;

Në favor të projekteve të tilla antishqiptare, viteve të fundit u vu edhe Hashim Thaçi, me vetëdije apo pavetëdije, kjo tashmë s’është me rëndësi.

Lexuesit në fb po ia ofroj disa tituj të kapitujve të librit të Halim Hysenit (në foton kryesore), që pritet të botohet së shpejti, redaktor i të cilit jam une. Halim Hyseni ishte njëri ndër udhëheqësit kryesor të arsimit të Kosovës së para lutës.

* * *

Në kohën më të re e gjitha fillon me Memorandumin serb të vitit 1986.
Pastaj, me të ashtuquajturën kryengritje serbe në Kosovë, në prag të heqjes së autonomisë, e cila udhëhiqej drejtpërdrejtë nga shkrimtari Dobrica Qosiq.

X. PROJEKTET E SERBISË PËR SHFAROSJEN BIOLOGJIKE TË SHQIPTARËVE 1999 – 2018

1) 10.1. Projekti ”Patkoi” – Si u bënë serbët kriminelët më të mëdhenj të shekullit XX?
2) 10.2. Projekti i krijimit të Qendra Koordinuese Serbe – ind tumoral i Kosovës !?!
3) 10.3. Projekti i Zoran Xhinxhiqit:”Legalizimi i ndërtimit të egër” – Pjesa shqiptare – Shqipërisë, pjesa serbe – Serbisë.
4) 10. 4. Projekti i Nebojsha Çoviqit për ndarjen e Kosovës në dy entitete.
5) 10.5. Projekti i Vojisllav Koshtunicës ”Autoniomia substanciale”.
6) 10.6. Protestat e 17- 18 marsit 2004 – Projekt i Serbisë për ta penguar pavarësinë e Kosovës.
7) 0.7. Projekti i Dobrica Qosiqit i vitit 2004.
8) 10.8. Projekti ”Më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi” – i Vuk Drashkoviqit
9) 10.9. Projekti i Boris Tadiqit dhe i Ivica Daçiqit për ndarjen e Kosovës.
10) 10.10. Projekti i ri për kolonizimin e Kosovës dhe ndërrim të dhunshëm të strukturës etnike në veri të Kosovës.
11) 10.11. Projekti: Kushtetuta e re e dyshimtë serbe, është hartuar me qëllim që Kosova të shpallet Provincë Jugore e Serbisë.
12) 10.12. Projekti për zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës përmes bisedave në Bruksel.
13) 10.13. Bisedat në Bruksel, platformë e Serbisë për demontimin e Pavarësisë së Kosovës.
14) 10.14. Projekti i PASIVIZIMIT – projekt për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova Lindore dhe moslejimit të kthimit të tyre në pronat e tyre të ligjshme dhe autoktone!
15) 10.15. Asociacioni i Komunave Serbe, ind tumoral, që do e rrënojë shtetin e Kosovës.
16) 10.16. Projekti për shkëmbimin e territoreve.
17) 10.17. Projekti i Dushan T. Batakoviqit.
18) 10.18. Tendencat dhe projektet e reja të Serbisë për krijimin e Serbisë së Madhe.
10.19. Pse Serbia ka qenë është dhe do të mbetet faktor kryesor i atakimit paqes në Ballkan.
19.20. Deficiti kolektiv i inteligjencës etike të popullit serb – shkaktar i tragjedisë së kombit shqiptar, kombit të vet serb dhe civilizimit botëror!
10.21. Kosova nuk ka çka t’i japë Serbisë, Serbia me asgjë dhe asnjëherë nuk mund t’ua lajë borxhin shqiptarëve dhe Kosovës!

* * *

Ju lutem vetëm shikoni se sa projektet në mbrojtjen e Kosovës janë bërë pas çlirimit të Kosovës nga NATO? Dhe mendoni vetëm pak se çka bëri e ashtuquajtura Akademi e Shkencave dhe Arteve të Kosovës gjatë këtyre viteve?

Niveli ynë në raport me SANU në Beograd, – Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë, janë disa “udhëheqës” mediokër apo të shantazhuar (krejt njësoj), si Hashim Thaçi, Lutfi Haziri, Isa Mustafa e lloji i tyre.

Lutfi Haziri Sonte në T7, paska thanë me vonesë 21 vjeçare:
Serbia ka një lloj kontrolli prej Ibrit e lart. Po dëshiron të ketë marrëveshje të lumenjëe e jo të kufive. Serbia de fakto kontrollon pjesërisht veriun dhe futja në biseda për territore do të sjellë kontrollin e saj edhe në pjesën juglindore të Kosovës. Serbia po dëshiron të zbresë prej Karadakut në Moravë”.

E paska kuptuar pas njëzet një vitesh Lutfi Haziri?!

Dhe përkundër të gjithave, LDK e “tij” i bëhet krah Hashim Thaçit…
Madje, Hashim Thaçi doli hapur e “pa iu tremb fare syni” qorr, përkrah projektit serbomadh…!