“Një gjethe e vetmuar” dhe “Pa le të çirren, le të zihen” – poezi nga Pajtim Xhelo

0
444
Pajtim Xhelo - bregdet

Një gjethe e vetmuar

Braktisur nga degamëmë qëkur,
Zverdhur, thinjur e plakur në vetmi,
Mëshirë priste poshtë, nën një mur,
Po mëshirën e zboi dimri i ri.
Në pritjen e heshtur fryu një erë,
Në qytet dimri erdhi me uri,
Vjeshtën naive, si vitet e tjerë,
Qyqare, lakuriq e la ai.
E drithëruar gjethja vetmitare,
E truar si vajzë pa virgjëri,
Kot shpresoi te vjeshta gënjeshtare,
Tani me erën endet pa kufi.
E shoh, diku ndalet, lodhur, coptuar,
Si lodër e hedhur nga një fëmi,
Fat’ i hidhur, vdekjes i ke mohuar,
Një varr të thjeshtë për gjethenvetmi?
Pash dimrin të hidhte hapat e para,
Të trembte botën me erën e marrë,
Dhe shpirtin ndezur dhe gjethet e thara,
N’udhëkryqet e jetës së përçarë.
Në ç’udhëkryq mbaroi rrugëtimin
Vdekje e braktisur dhe jet’ e gjallë?
Një gjeth’ e vetmuar të ngjall trishtimin,
Një jetë e rrëmbyer të sjell mallë.
Kur vjeshta iku po shihja një gjethe,
Pa dimrit i ndjeva hapin e parë,
U frik bota, drithëruar në ethe,
Era e rrëmbeu gjethen e tharë.
Sa dhëmb shpirti për jetën e trishtuar,
Si gjethja që iku pa shok’ e miq,
Kujtoj nëpër ëndra dimrin e shkuar…
Nuk ish i egër dhe kaq lakuriq.
S’ka mëshirë ai që të rrëzon,
Njëlloj si vjeshta është gënjeshtar,
Ke mbetur pa miq, askush s’të ndihmon,
Dimri të zbon që në hapin e parë.
Çdo dimër kujtoj jetën e braktisur,
Të rrëzuar nën mur që pret e pret,
Rrëmbyer nga dhjetori sa ka nisur,
Mbetur udhëkryqit, fatit të vet.

Pajtim Xhelo, 6 maj 2020

PA LE TË ÇIRREN, LE TË ZIHEN

Lexuar e dëgjuar kam kaq herë
Që Leka i Madh na paska qenë grek..
Të shohësh ëndrra për diell në verë
Sikur hijen tënde e puth dhe e prek?
Sllavët çirren se Aleksandër quhej
Dhe se mirëfilli ishte maqedon,
Po në cilin libër të lashtë shkruhej
Se sibersllavët njihnin Lekën tonë?
I madhi emër te ne ishte gjithnjë,
Në shekujt hijerëndë ,po edhe tani,
Me qiri të kërkosh nuk gjen dot asnjë
Kërkund në Greqi dhe në Maqedoni.
Nëse vjen këtu Lekë Dukagjini
Dhe dikush e pyet pse quhet kështu,
Do flasë Mati, do këndojë Drini :
” Maqedonia ka burimin këtu!
Pa ilir, pirust ishte Ematia,
Prijës trim që rebelohej për lavdi,
Në Pela na e dehu dashuria…
Elheniane ajo, pirust ai.
Dy bij të Ilirit, shqip flisnin të dy.
Sa e bukur vash’ e jugut si një perri
Rob e mbajti prijësin pirust aty.
Dikur vendin e quajtën Emati.
Shekuj më pas një prijës tjetër thesprot
Në Pela gjet vdekjen për një dashuri,
Quhej Maqedon.Princi ematiot
Quajti Ematinë Maqedoni.
Lekë Matrënga, Lekë Dukagjini,
Princi i Fronit quhet Leka i Parë.
Iskanderin në harrim do e lini?
Paraja jonë është Lekë, jo Dinar
Një herë piruste,më pas thesprote,
Pa ku u gjet sllave Maqedonia?
Me babën ilir , nënën epirote
Ç’dreqin kërkon Lekën e Madh Greqia?
Po Pirro Aiakidi është grek?
Dorët duan të vjedhin madhështinë?
Nuk ju le, është pellazg, ka folur shqip…
Taulantët i dhanë diturinë.
Shqiptarë me emrin Pirro ka kudo,
Madje në Nartë edhe në Himarë.
Në Greqi kot mos u lodh e mos kërko
As nëpër rrënoja, , as te të gjallë.
Më thuaj o Zot, ç’do ky sllav, ç’do ky grek?
Nuk u ke thënë kush janë të parët?
Sa të ndryshëm jemi… Na ndan një hendek
Sibersllavët, grekët nga ne shqiptarët.
Pa le të këlthasin e le të zihen,
Me shoshë s’mbulohet dot asnjë diell
Dhe kurvat e BE-së le të krihen…
Ti shqipe ngrihu e lirë në qiell!

Pajtim Xhelo, 7 maj 2020