Gjenerali Jani Kiço Lufi – partizani shqiptar që iku në Rusi, dhe u bë gjeneral i ushtrisë ruse…

0
1336
Jani Kiço Lufi -partizani shqiptar - në gjeneral rus

Këto ditë Ambasada Ruse në Shqipëri ka kontaktuar me Gjeneralin Jani Kiço Lufi, i cili prej shumë vitesh banon në qytetin e Krasnodarit në Jug të Rusisë. Jani Kiço Lufi është një person-fenomen, që ka përjetuar kohën e luftës së Dytë Botërore, periudhat e lulëzimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë si edhe prishjes së tyre në vitet 1960-të. Më pas shqiptari vazdoi karrierën ushtarake në ushrinë Sovjetike.

▪️ Ai përshkoi rrugën nga partizan shqiptar deri në gradën e gjeneralit sovjetik. Gati gjysmë shekulli ai shërbeu në rreshtat e ushtrisë shqiptare dhe asaj sovjetike. Për 48 vjet shërbimi ai njohu ndodhi e ngjarje nga më të ndryshmet. Luftoi me armë në dorë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë italo-gjermanë. Në ushtrinë sovjetike megjithatë i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake, nga komandant batalioni deri në detyrën e shefit të shtabit të korpusit.

▪️ Në vitin 2003 libri i tij autobiografik “Nga partizani shqiptar deri në gradën e gjeneralit sovjetik” u botua në Rusi dhe më pas në vitin 2008 u përkthye në shqip nga profesori As. Dr. Gjergj P. Titani dhe studiuesi Robert S. Vullkani dhe u ribotua në Tiranë. Ju këshillojmë ta lexoni sepse në të vërtetë është një vepër interesant.

📜“Togeri-gjeneral”, kështu njihet Jani K. Lufi në rrethin e miqve, kolegëve, shokëve, eprorëve dhe vartësve të tij. Ishte njëri prej oficerëve elitarë shqiptarë më të suksesshëm dhe më me perspektivë të kohës së vet. Ai me siguri do të kapte po ato maja në karrierën e tij ushtarake edhe në atdheun e vet, pikërisht ato maja që mundi të kapte edhe në Forcat e Armatosura sovjeto-ruse, ku shërbeu për rreth një gjysmë shekulli, por fati i tij i mëtejshëm nuk dihej me siguri se si do të përfundonte. “Ndoshta do të përfindoja dhe unë në burgun e Burrelit, pikërisht atje ku edhe ti i dashur Gjergji…”, – shprehet midis të tjerash Jani Lufi, në një nga letrat që më ka dërguar kohët e fundit, çka mund të ishte plotësisht e vërtetë”.

(Gjergj P. Titani)

❗️Në bisedën që kemi patur me z. Jani Kiço Lufi i pyetëm për shëndetin e tij e të afërmve dhe kemi përcjellë urume me rastin e 75-vjetorit të Fitores. Na vjen mirë se Gjenerali po kalon mirë në Krasnodar, po përgatitet të festojë 90-vjetorin e lindjes së tij në vitin e ardhshëm. Nga ana e tij, z. Jani Kiço Lufi ka uruar edhe bashkatdhetarët e tij, duke iu drejtuar atyre me mesazhin, të cilin postojmë më poshtë (letra më sipër e shkruar me dorë!).